Meta uron 101 vjetorin e Tiranës kryeqytet: Sot na mungon Teatri dhe Sahati po “zhduket” dalëngadalë

11 Shkurt 2021, 20:49Politika TEMA

 Ilir Meta, ditën e sotme ka uruar 101 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Por Meta në urimin e tij nuk ka anashkaluar pa “hedhur thumba” mbi prishjen e disa nga godinat historike të qytetit.

Meta ka përmendur prishjen e Teatrit Kombëtar dhe këndit të lojërave tek “Rruga e Elbasanit”.

Madje Meta thotë se edhe Sahati po “zhduket” duke nënkuptuar ndërtimin e kullës ngjitur me të.

Vendin e godinave historike tashmë po e zënë “kullat që po mbijnë si kërpudha pas shiut”- thotë ai.

“Gëzuar 101-vjetorin e shpalljes së Tiranës, kryeqendra e shqiptarëve!

Shumë i lumtur, që këtë datë të shënuar për mbarë kombin shqiptar, ta kremtoja sot me pinjollë të familjeve autoktone dhe patriotike tiranase, për t’ju shprehur të gjithë banorëve të Tiranës, vullnetin tim të palëkundur për të qëndruar përherë në krah të tyre dhe në mbrojtje të vlerave qytetare, që ata dhe kryeqyteti ynë i dashur përfaqëson.

Fatkeqësisht, për shkak të virusit të babëzisë, Tiranës këtë vit i mungojnë shumë prej monumenteve dhe vlerave të saj më të çmuara historike, tradicionale dhe kulturore.

Nuk kemi sot mes nesh, godinën e Teatrit Kombëtar, Këndin e Lojërave për fëmijë tek Rruga e Elbasanit, shumë shtëpi monumente kulture, godina karakteristike dhe tradicionale, që ishin kudo në kryeqytet. Ndërkohë, që edhe Sahati po “zhduket” dalëngadalë. Vendin e tyre po e zënë kullat, që po mbijnë pareshtur, si kërpudhat pas shiut.

Shkatërrimi i objekteve të trashëgimisë sonë kulturore e historike dhe dëmtimi i pariparueshëm i shumë prej tyre, padyshim është një gjenocid kulturor i papranueshëm për identitetin e Tiranës.

Garantoj tironasit e dashur dhe të gjithë shqiptarët, se së bashku me ta do të bëjmë përpjekje më të mëdha, për të mbrojtur trashëgiminë e vyer, që na ka mbetur dhe për të cilën janë sakrifikuar të parët tanë në breza, për t’i thënë: Ndal shëmtisë së kullave dhe barbarisë ndaj identitetit tonë kombëtar, që po ndodh në zemër të Shqipërisë!”-shkruan Meta.

5 komente në “Meta uron 101 vjetorin e Tiranës kryeqytet: Sot na mungon Teatri dhe Sahati po “zhduket” dalëngadalë”

  1. ilirberisha says:

    y qelbanik u qerofshe sa me pare nga kjo bote

  2. Din says:

    I mungon hajnit cepani ne Tirane

  3. EdRama says:

    po digjet si qiriri per Shqiperine! Hajdut i qelbur! Keta duhen eleminuar!

  4. Emigrant rrugeve te botes, pa shtepi ne vendlindje says:

    Tironsit autoktone nuk te kane pelqyer kurre ty dhe as ate qe mban per grua. Kombinimi i peshtire me banjo per mace dhe bllok ne dore urrehet nga te gjithe tiransit prandaj mos u lodh kot duke bere lajka po dorezo pasurite dhe me ato para po deshe restauro ato qe kane mbetur nga Tirana jone, pas baterdise qe bene Berisha me te tijte si fillim e te tjeret pas tij. Rama do mbetet ne histori me pastrimin e Lanes dhe parkut Rinia e shume plehra te tjera qe gjeti. po ti per cfare do kujtohesh e di? Per bllokun, brockullat qe nxjerr nga goja e bemat e ndyra me gjithe ate grua llaxore, kembe zbathur dhe ordinere nga kultura e edukata rrugacerore.

  5. vaso says:

    Shpellari Ilir floriri nuk ka shkuar asnje here ne teater prandas STALLES i thote SALLE…. do ndertohet gjigande si stadjumi e plot te tjera o hajdut dhe vrases.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje