Gjatë muajit janar të këtij viti dhe në dhjetëditët e para të muajit shkurt nga ujëmbledhësi i Drinit dhe Bunës janë shkarkuar sasi të konsiderueshme rezervash ujore, por të kontrolluara sipas një rregulloreje rigoroze. KESH si autoriteti që menaxhon kaskadën e HEC-eve të Drinit sipas njoftimeve në faqen zyrtarë kanë derdhë sasi të kontrolluara të ujit të tepërt, duke rritur ndërkohë edhe sasinë e prodhuar të energjisë elektrike për vendin.
Prej ditësh raportohet që të gjithë konsumin e energjisë e përballojnë prodhuesit vendor, publikë apo privatë, duke i kursyer arkës së shtetit miliarda lekë të importit të energjisë elektrike.
Në raportimin e orës 12:00 nga KESH thuhet se po shkarkohet me 300m3/s nga porta e Hec Vau i Dejës duke mos dhënë impakt në zonat e banuara.
Përmbytjet e zonës së nën Shkodrës nuk janë rrjedhojë e hapjes së portave të digave të kaskadës, por e prurjeve natyrale brenda vendit, nga katër lumenj të tjerë që derdhen në këtë pellg ujor, apo edhe nga rreshjet e shumta në shtetin fqinj të Malit të Zi.
Basenet e Fierzës dhe të Komanit kanë edhe 4 metra lartësi për të kapur kuotat maksimale të tyre, ndërsa Vau i Dejës, pak me shumë se 2 metra.