FOTOT: Fshati në Korçë, prej një muaj i izoluar nga dëbora

11 Shkurt 2021, 10:43Sociale TEMA
FOTOT: Fshati në Korçë, prej një muaj i izoluar nga

Vijon të jetë problematike situata për banorët e Panariti në zonën e Korçës, të cilët prej 30 ditësh janë të izoluar për shkak të borës që ka bllokuar aksin kryesor të fshatit.

Më 23 janar, grupi i xhirimit të A2 shkoi në këtë fshat duke ecur mbi katër orë në këmbë, për të sjellë shqetësimin e këtyre banorëve. Por, tashmë kur kanë kaluar 30 ditë nga bllokimi, autoritetet lokale vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë ndaj kësaj situate.

Ndërkohë, pak ditë më parë, banorët e Panaritit kanë tentuar të hapin vetë rrugën me mjetet personale, por ky ishte një mision i pamundur për shkak të trashësisë së madhe të borës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje