Moti i keq në Elbasan, rënie inertesh në akse rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

11 Shkurt 2021, 09:11Sociale TEMA

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë qarkun e Elbasanit gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.

Nga shirat e rënë ka pasur rënie inertesh dhe aluvionesh në disa prej akseve rrugore, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Po ashtu, disa fshatra të njësive administrative në Kodovjat të Bashkisë së Gramshit, Shalës të Bashkisë Cërrik, dhe Përparim të Bashkisë Peqin, kanë mbetur pa energji elektrike. Punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje