Covid-19 rritet frikshëm në 24 orët e fundit: 15 humbje jete, 1143 raste të reja dhe 683 të shëruar

10 Shkurt 2021, 17:06Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 1,143 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 15 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 683 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 453 raste në Tiranë, 110 raste në Vlorë, 58 raste në Kuçovë, 57 raste në Fier, 35 raste në Sarandë, 34 raste në Shkodër, Berat , 27 raste në Durrës, Korçë, 26 raste në Elbasan, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Mallakastër, 20 raste në Kukës, 19 raste në Kurbin, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Malësi e Madhe, 13 raste në Gramsh, Skrapar, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Lezhë, Kamez, 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, Bulqize, Patos, 7 raste në Vau i Dejës, Peqin, 6 raste në Dibër, Kolonjë, 5 raste në Has, Librazhd, Përmet, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Devoll, Mat, Divjakë, Himarë, Maliq, 2 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Memaliaj, Finiq, Vorë, Libohovë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Tropojë, Delvine, Belsh, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53,616 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 8 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Patosi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53 -94 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 10 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1,143

Të shëruar në 24 orë 683

Të shtruar në spitale 483

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 4,083

Testime totale 398,325

Raste pozitive 88,671

Raste të shëruara 53,616

Raste Aktive 33,552

Humbje jete 1,503

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19556

Fier 2872

Durrës 1737

Elbasan 1489

Shkodër 1549

Vlorë 1650

Lezhë 1149

Korçë 1049

Berat 936

Gjirokastër 732

Kukës 478

Dibër 355

1 komente në “Covid-19 rritet frikshëm në 24 orët e fundit: 15 humbje jete, 1143 raste të reja dhe 683 të shëruar”

  1. LEXUESI says:

    O “TemA”, çi keni keto tituj: “Rritet frikshem……”?
    Ndiqni buletinet ditore te Min se Shendetesise?
    Dje, p.sh, nga buletini i botuar ne gazeten tuaj, rastet e reja ishin 1239 raste, sot u rritkan “frikshem” ne 1143 raste. Humbjet e jeteve dje ishin16, sot u rritkan “frikshem” ne 15.
    Sigurisht qe jane shume, por per hir te se vertetes, ( sipas buletinit botuar tek ju ) nuk ka rritje ne raport me dje.
    Kam pershtypjen se boll te terrorizuar jemi nga pandemia, nga qendrimet politike te partive te ndryshme, te opinionisteve, per te cilet vetem partia nga ata varen, e lufton me sukses pandemine, lutem mos e beni me te frikshme edhe ju kete situate, ku shpresa akoma nuk po duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje