“Shqipëria në javën e 49 të pandemisë”, Beqaj: A nuk duhen vaksinuar ndër të parët ata që shkojnë në punë?

10 Shkurt 2021, 14:40Sociale TEMA

Teksa Shqipëria ka hyrë në javën e 49 të pandemisë, ende e gjithë bota ndeshet me shumë pikëpyetje. Kështu u shpreh në komisionin parlamentar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ai tha se këtë herë pikëpyetjet janë më të mëdha për faktin që bota sot është shumë e ndërvarur.

“Unë mendoj se shkenca u gjet para një situate të papritur.

Sa i përket vaksinës unë besoj se duhet të ketë një debat të shëndetshëm shoqëror pasi sasitë e tyre janë të kufizuara.

Unë mendoj që një i moshuar nuk e ka jetike të dalë sot nga shtëpia. Ka njerëz që e kanë të domosdoshme të dalin të punojnë” – tha deputeti socialist.

Beqaj foli edhe për informimin në rastet e të infektuarve.

“A shkelet privatësia nëse unë jam pozitiv dhe u tregoj të tjerëve? Është e lehtë të nxirren ligje por duhet të jenë të pranueshme nga morali i shoqërisë.

A ka ardhur momenti që paketa e internetit të bëhet pejsë e shportës jetike duke qenë se kjo kohë diktoi komunikimin elektronik?

Janë çështje që rregullohen me ligj, por para kësaj ka nevojë për një diskutim të shëndetshëm.

Por këto 11 muaj e humbëm kohën për t’i debatuar” – u shpreh Ilir Beqaj.

1 komente në ““Shqipëria në javën e 49 të pandemisë”, Beqaj: A nuk duhen vaksinuar ndër të parët ata që shkojnë në punë?”

  1. #Thetruth says:

    …po pra…ben sense…punetoret e sherbimit ne pergjithesi qe kane kontacte gjithe diten me njerez duhen trajtuar si mjeket dhe infermieret…ata jane prinder me femije te vegjel ne pergjithesi…mbajne ekonomine gjalle gjithashtu… moshat 45 e lart te pakten te vaksonohen..nuk ka sense te jetoje gjyshja 85 vjece dhe ti vdese nusja apo djali e te lene femijet jetim…
    ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje