Kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve: Gati të mbyllemi për dy javë nëse më pas qeveria na dëmshpërblen

10 Shkurt 2021, 10:35Sociale TEMA

Nisur nga numri i lartë i të prekurve me Covid-19 në vend, ditën e sotme pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të bëjë publik vendimin e marrë mbrëmjen e djeshme për kufizimin e lëvizjeve në orën 20:00.

Në lidhje me këtë vendim janë njoftuar edhe baret dhe restorantet, pronarët e të cilëve bënë të ditur se ky vendim u ishte komunikuar verbalisht.

Në një lidhje direkte me skype për emisionin Ditë e Re mëngjesin e sotëm ishte kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj i cili tregoi se si është pritur ky shtrëngim i masave nga komuniteti i bizneseve, duke qenë se janë ndër më të prekurit nga  kjo fashë e re e orarit.

Jahaj tha se në kushtet që ndodhen ata janë të gatshëm që të mbyllen për dy javë vetëm nëse më pas qeveria i dëmshpërblen pasi dhe për ta zhvillimi i aktivitetit në këtë kohë pandemie është tepër i vështirë dhe me rrezik.

“Është si puna e asaj batutës “I di Qeveria këto?” dhe kam përshtypjen që i di. Nuk është se nuk i di këto gjëra. Problemi është pak më i thjeshtë nuk mund të mbrohemi nga Civid vetëm me aksione dhe me deklarata bombastike që do shtrëngohet rripi se ne nuk kemi çfarë shtrëngojmëmë.

Besoj se është pak më e gjerë sesa shtrëngimi i masave apo rritje e gjobave. Për ne do të ishte e udhës nëse qeveria do ti dilte për zot shtrëngimit, ne do të ishim të gashtëm të mbylleshim edhe dy javë, por të kishim një dëmshpërblim mbrapa. 

Sepse në këto kushte edhe ne e kemi të pamundur të punojmë. Edhe ne na bëhej një nder që nuk punonim në kushte ekstreme, që nuk ka biznes por në kushte ne jemi të detyruar të mbajmë thjesht biznes të hapur për hir të vërtetës. E ritheksoj që biznes nuk ka, po flisni për një kategori biznesi që për gati 1 vit është penalizuar”– thotë ai.

5 komente në “Kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve: Gati të mbyllemi për dy javë nëse më pas qeveria na dëmshpërblen”

  1. Luli says:

    Shume e drejte. Kesaj i thone: mbyllni lokalet qe te mos semurem une. Kush nuk do te semuret te mos shkoje ne lokale. Ose qeveria te demshperbleje. Sepse lokalet jane ne faliment.

  2. Aliu says:

    Po leri keto o legen. Mbyllni lokalet dy tre jave te bien numurat lerini fjalet.
    Ketu po vdesin njerez pa fund ti e paske hallin se nuk do fitosh dy jane. Po pse pak keni fituar deri tani. Mbahuni dy jave me ato qe keni fituar pasi edhe taksa nuk po paguani.

  3. trendafili Permetit says:

    Qeveri eshte e bazuar mbi taksat e populli, por zoterinjte e restoranteve thone; jemi gati ti mbyllim dhe njerezit qe paguajne taksa te shpetojne nga vdekja, por vetem ne qoftese qeveria tu a marre atyre dhe te na i jape neve! Ku ka arritur kriminaliteti njerezor sot dhe flitet per liri, barazi, demokraci. Krim dhe vetem krim i jetes njerezore deri ne kanibale. KJo eshte koha dhe ky eshte sistemi qe po ndertohet me hir ose me pahir. Merrni kazmat dhe shkoni ne Lalez qe te pregatisni prane vilave varrezat per 26 prillin.

  4. Shaqo says:

    Por demshperblimi do te thote qe ushqimet, kafet apo pijet te jene konsumuar. Le t’i cojne ato ushqime ne zonat e varfera, ne shtepite e te moshuarve, kopshte, cerdhe, kudo ku ka nevoje. Keshtu ballancohet demshperblimi dhe nuk tatohet.
    Te nxjerresh para nga hici, eshte e pamundur. U mesuan keq trimat e restoranteve.

  5. Shaqo says:

    Por demshperblimi do te thote qe ushqimet, kafet apo pijet te jene konsumuar. Le t’i cojne ato ushqime ne zonat e varfera, ne shtepite e te moshuarve, kopshte, cerdhe, kudo ku ka nevoje. Keshtu ballancohet demshperblimi dhe nuk tatohet.
    Te nxjerresh para nga hici, eshte e pamundur. U mesuan keq trimat e restoranteve. Cuni i huaj, duke sherbyer ne lokalin e vet, u infektua e vdiq. Pronaret e restoranteve nuk sherbejne vet si ai djali, kane sklleverit e tyre dhe rinine budallaqe qe per t’u dukur, nuk ben dot pa dale ne restorant e kafene .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje