Situata e reshjeve, KESH përgjysmon shkarkimet e Hec Vau Dejës në 500 m3/s

10 Shkurt 2021, 19:42Sociale TEMA

Korporata elektroenergjitike njofton se ka përgjysmuar shkarkimet nga Hec Vau Dejës për ditën e sotme në 500 m3/s.

Sipas njoftimit thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së nivelit të liqenit dhe lumit Buna dhe se shkarkimi është ulur për të mos ndikuar në zonën e nën Shkodrës.

Njoftimi i plotë

Raportet meteorologjike parashikojnë se gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së nesërme priten rreshje intensive shiu, në veri-lindje të vendit dhe në Malin e Zi, duke sjellë kështu një rritje të ndjeshme të nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna.

Për këtë arsye, për të mos ndikuar në zonën e nën Shkodrës, KESH përgjysmon shkarkimet brenda ditës së sotme nga portat e HEC Vau Dejës nga 700m3/s në 500 m3/s

???????? ??????? ?ë ??????ë? ? ????? ????, ?????????:

? Prurjet natyrore në kaskadë janë 1447 m3/s.

?Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

* Hec Fierzë – 490 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Koman – 630 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Vau Dejës – 412 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga port-at

? Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* Hec Fierzë 291.29 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
* Hec Koman 170.73 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
* Hec Vau i Dejës 72.96 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)

?Prodhimi në të tre Hec-et është :

* Hec Fierzë, 5,650 MWh (ditor)
* Hec Koman, 12,449 MWh (ditor)
* Hec Vau Dejës, 4,320 MWh (ditor)

?Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

?Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje