Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur edhe njëherë apelin për respektimin e masave anti-COVID të bëra të ditura sot nga Komiteti i Ekspertëve.
Manastirliu shkruan në një status në rrjetet sociale se zbatimi i masave në dy javët e ardhshme do të vendosë nëse do të ketë apo jo lehtësim. Ajo shton se zinxhirin e infeksionit mund ta këpusim vetëm përmes zinxhirit të solidaritetit.
“Masat anti-COVID. Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme do të vendosë nëse do të kemi shtrëngim të mëtejshëm të tyre, apo do të kemi lehtësim.
Zinxhirin e infeksionit mund ta këpusim vetëm përmes zinxhirit të solidaritetit”, shkruan Manastirliu.
Komiteti teknik i Ekspertëvenjoftoi sot ndalimin e qarkullimit duke filluar nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit për të gjithë. Përjashtim nga ky ndalim bëjnë vetëm ata që kanë urgjenca shëndetësore dhe ata që shkojnë në punë.
Vendimi i dytë lidhet me aktivitetin e restoranteve dhe bareve, të cilët do të mund të qendrojnë hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes dhe mund të hapen vetëm pas orës 06:00 të mëngjesit.
Sa i përket shkollave të mesme, mësimi do të kalojë online deri më datë 25 shkurt në rrethet: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz duke aplikuar kështu skenarin nr.3 të protokollit të sigurisë të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.
Vendimi i katërt lidhet me shtyrjen e sezonit të provimeve të semestrit në universitete duke bërë një kombinim mes provimeve online dhe me prezencë sipas nevojave që mbart lënda.
Moj debile, njerezit presin vaksinat ti u thua do kete kufizime te tjera.
Tani me thoni, i jepet vote kesaj ?
Per C´fare Zinxhiresh Flet z.MInstre??Zinxhire Qenesh???He ja me “Fale” se nuk Kuptova!!!!!!!!!!!
1-Si nuk keni Turpe,kur na Flisni per “Masa te reja”?????????????Masa te reja jane keto?????????????????
2-GJermania Sote me 10.02.2021 ka 8500 Infektime te Reja,qe ka nje POpullsi prej 80-miljon Banoresh…PO Shqiperia Sote sa Infektime ka??Me shume se 1200-te Me nje Popullsi pre 2.7-miljon Banore::::::::::::E shikoni se ku jeni??Eshte per te Uleritur..dhe eshte Hipokrizi dhe Tallje kur na thoni nga ora 20-te e MBremjes deri ne 6-te te mengjesit do te Mbyllni Baret dhe Restorantet????????????
3-Gjermania i ka Mbyllur qe me 1-Nentore te 2020-tes….dhe nuk shikojne ti Hapin “Mejhanet”….
C´fare M inistre jeni JU..kur NJerezit po Vdesin dhe ju po beni Sehire, me Palloshin Rama?????????????Akoma edhe Opozita e LUlic Bashes,po hane “Hallva” te FResket…..lol
O rrot cari qe beson cdo gje qe te thote media, covidi eshte thjesht nje grip me i rende dhe asgje me shume.
Virusin nuk e ndalon asgje dhe sidomos maskat idiote.
Cfare vdekjsh po flet???
I ke pare ti ato vdekje??
Me populli 2,9 milione ( jo 2.7) Shqiperia e ka kapur me kohe virusin.