Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar urgjentisht ilaçin anti-COVID-19 të Eli Lilly bazuar në një kombinim të antitrupave.
Sipas rezultateve të fazës së vonë të testimit, u konfirmua se terapia me këtë përgatitje nga Eli Lilly bazohet në përdorimin e dy antitrupave që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së rëndë dhe vdekjes tek pacientët COVID-19 me 70 përqind, raporton Reuters
“Përdorimi i këtij preparati lejohet për trajtimin e simptomave në pacientët e moshës 12 vjeç e lart që janë në rrezik ose janë shtruar tashmë në spital”, tha në një deklaratë kompania amerikane Eli Lilly.
Ky ilac eshte aprovuar edhe nga agjensia italiane e barnave,gati nje jave me pare,dhe po jep qe tani rezultate,sidomos per ata persona qe kane imunitet te dobet per shkak te mjekimeve te patollogjive te tjera.Perdoret me me ane te infuzionit ne vene dhe duhen gati 90 minuta.Me aq sa di une,nuk eshte shume ekonomik,nuk e di sa eshte ne gjendje Shqiperia te bleje doza te tilla me shumice,por qe spitalet e kovid,duhet te furnizohen.