Çmimet e karburanteve kanë shënuar për herë të parë rritje që prej nisjes së pandemisë së Covid-19.
Të gjithë pikat e karburantit në kryeqytet dhe qytete të vendit kanë ndryshuar çmimin si për naftën dhe për benzinën, duke i rritur mesatarisht me 8 lekë për litër.
Disa ditë më parë një litër naftë dhe benzinë kushtonin 148 Lekë, ndërsa sot ato shiten me 156 Lekë. Tregtarët e karburanteve e shpjegojnë shtrenjtimin e çmimit me rritjen e lëndës së parë në bursa.
Që prej Nëntorit të vitit të shkuar, çmimi i kësaj lënde në tregjet ndërkombëtare nisi një tendencë rritëse, pas vlerave afër zeros që arriti nafta bruto në fund të muajit prill.
Prej një jave çmimi i naftës është rritur me 16%, nga 50 dollarë për fuçi në 61 dollarë.
Çmimet e naftës në botë u rritën pas vendimit të OPEC për të shkurtuar sasitë e prodhimit të naftës dhe shtimit të kërkesës së vendeve si Kina dhe India për këtë lëndë.
Vitin e shkuar konsumi i karburanteve u ul për shkak të rënies së lëvizjeve globale, por edhe në Shqipëri karantina përgjysmoi disa muaj konsumin e saj.
Sipas indeksit global të çmimit të naftës, Shqipëria renditet në vendin e 17-të në botë për çmimin më të lartë, duke lënë Gjermaninë, Greqinë, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit.
Askush nuk bezan, a po shave partine aty i nxjerrim syte njeri tjetrit.
Edhe pastaj ai karafili piktor del e i tregon dynjase perralla me Durana e me porte e aeroporte…
Per monopolin e karburanteve a do besh gje o piktor?
Apo Kastratin me shoke i kemi si naften e paket.
Turp, turp, turp hapni syte o QIVERITARE…. Do tju haje i pa ngopuri KASTRATI qe ju ka mare peng….
Shikoni sa popull idjot qe jemi, rritet cmimi i karburanteve kur dihet qe jemi te vetemit ne rajon me cmim te larte dhe asnje nuk reagon, te pakten te bej nje koment, vec po i shave partite te masakrojne.
Me e bukura qendron se dhe tani qe jemi ne prag te zgjedhjeve asnje parti nuk thote qe DO TE ULIM CMIMIN E KARBURANTEVE… Bjerini ketij populli DELE….