Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit, ku uji ka arritur në disa centimetra.
Situata më e rënduar paraqitet në lagjen “Xhabije”, aty ku ka pasur dhe probleme me qarkullimin e mjeteve dhe të kalimtarëve.
Ndërkohë një situatë e ngjashme raportohet dhe në qytetin e Vlorës. Reshjet e shiut, të shoqëruara me erë të fortë kanë rrëzuar disa pemë në zonën e njohur si “Nimfa” duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.
U desh ndërhyrja e policisë dhe punonjësve të bashkisë për largimin e këtyre pemëve dhe për të hapur rrugën.
Gjithashtu prezencë të madhe uji ka dhe në disa rrugë kryesore të qytetit, ku situata më e rënduar paraqitet në kryqëzimin e njohur si Albano dhe Romina.
E mbushen bunen ne 30vjet me dhe e me pallate kriminelat ; me Sale e zhozi e voldanet e+ demokrate shkerdheter te tjer, kjo ashte demokracja e30 vjeteve, qeveritare te pasur e pupull i varfer, ;e uje te hyne e ne shtepi te permbyt gjithça a SALE KRIMINELI PARA 10 VITESH . demeshprbleu vetem militantet e tije 3 person , covidi per gjthe banden qe ka marre vendin pegena 30 vjet