Sondazhi i Euronews: 49,1% vlerësojnë Ramën si lider, Bashën 35,4%, Kryemadhin 20,7%

11 Shkurt 2021, 22:31Politika TEMA

Sondazhi zgjedhor i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë MRB ofroi të dhëna lidhur me popullaritetin e liderëve politikë në vend.

Sipas sondazhit, tek votuesit e pavendosur, Rama ishte lideri me popullaritetin më të lartë, pasuar nga Basha dhe Kryemadhi.

Në ndarjen gjinore, burrat vlerësuan më tepër negativisht Edi Ramën, ndërsa për liderin e PD, Lulzim Basha burrat kishin mendimin më pozitiv në raport me gratë.

Tek kryetarja e LSI, pati diferencë mjaft të vogël në ndarjen gjinore për pëlqimin dhe mospëlqimin.

Metodologjia

Sondazhi anketoi 1600 persona me të drejtë vote në 12 zona elektorale urbane dhe rurale në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës 22 dhjetor-31 janar.

Tematikat e pyetjeve qenë të lidhura me performancën e qeverisë, performancën e partive politike, popullaritetin e liderëve politikë dhe vlerësimin për çështjet operacionale në Shqipëri.

Të pyetur sa i përket performancës së liderëve, të anketuarit u përgjigjën si më poshtë:

Edi Rama (49.1% pozitiv; 50.5% negativ);

Lulzim Basha (35.4% pozitiv; 63.9% negativ);

Monika Kryemadhi (20.7% pozitiv; 78.6% negativ);

8 komente në “Sondazhi i Euronews: 49,1% vlerësojnë Ramën si lider, Bashën 35,4%, Kryemadhin 20,7%”

  1. Mirditori plak says:

    Prandaj ai vend nuk behet, se populli eshte idiot i papare. Nejse per mua fitofte Rama, deri sa te vrisni veten te gjithe.

  2. Mandravellua says:

    Po ti mbleshesh dalin 105.2 %
    100% e kuptoj , po kete 5.2 % shtese nuk e kuptoj dot nga doli…
    Si gjthmone me shume vota se zgjedhes ne kutite tona…

    1. turi says:

      po fiks del keq llogaria e pozivitetit.

  3. raul says:

    Doktoresha e sektit naziskin te Jales sudja e perralles me 5 pika mund te krahesohet nga shpirti vetem me gruan e dr. Gebelsit te Rajhut te Trete qe ne oret e fundit te luftes ne Berlin ne bunkerin e Fyrherit vrau 4 femijet e saj dhe veten. Kjo eshte gruaja me llapaqene, me gojepiset dhe me urryera e planetit per shqiptaret dhe vlersimi per kete fallxhore doktoreshe plagjiature, nga populli shqiptar eshte 100% negativ. Kete do ta shihni me 25 prill kur populli shqiptar ta hedhe ne gropen septike te politikes leshinelikes.

  4. Ujku Plak says:

    Per % e PD dhe PS deri diku jane te besueshme, por LSI ma heqe Trurin, si ka mundesi qe ka akoma injorante dhe plehra qe besoin te LSI?

  5. Nacionalisti says:

    Shko meso matematike
    Cna ka gjet
    Me bo me zbrit katunaria nqytet, kombi eshte nrrezik

  6. populli vuani says:

    Po e ka ba llogarin nje i ditur si puna e Bashes koqes 7 her 7 =42 ; idjota.

  7. Me arithmetiken e ketij arithmeticientit , 100% ka ndryshuar , 100% quhet kur eshte 105% !
    Kuptohet qarte, PD +LSI + te tjere = fitore !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje