Berisha për LSI, vlerësim si Meta: Në çdo zgjedhje ka thyer parashikimet! Sulmet e Ramës vetëm sa ia shtojnë elektoratin

12 Shkurt 2021, 14:09Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur për koalicionin mes Partisë Demokratike, ka vlerësuar rolin dhe fuqinë e LSI në zgjedhjet e kaluara, shpesh duke thyer edhe parashikimet.

Berisha tha se sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj aleatëve opozitarë, “vetëm sa i shtojnë elektoratin LSI-së”.

“LSI në çdo zgjedhje ka dalë më mirë se çfarë është parashikuar nga të tjerët. E vërteta.

Këto sulmet e Edi Ramës, në një mënyrë apo një tjetër, vetëm sa i shtojnë elektorat LSI-së. Ky është mendimi im”, deklaroi Berisha gjatë një interviste në “A2”.

3 komente në “Berisha për LSI, vlerësim si Meta: Në çdo zgjedhje ka thyer parashikimet! Sulmet e Ramës vetëm sa ia shtojnë elektoratin”

  1. Samiu says:

    Berisha për Ilir Metën: Botuar në gazetën “Rilindja Demokratike” më 22 gusht 2001:
    “Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve…
    Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
    Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve. Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar.
    Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë, është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar… Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.
    Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem. Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij. Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit…”

    1. Larkqofti says:

      LSI META BERISHA PER SKRAP

  2. Taulant says:

    Jam kurioz te di kete pune e 10% te gjobes.
    Kemi degjuar per 7% ne videon e Priftit.
    Kemi degjuar shume per 20% te gjobes qe vinte Rama ndaj cdo leje pallati.
    Kete 20% e lejeve e praktikuan pastaj edhe shkaterruesi i Vlores Gjika, i Durresit Dako e plot minj te tjere .
    Sa para gjeten atij doktorit keta i kishin per nje leje ndertimi apo cereku i nje tenderi periferik.
    Keta jane per ne giotin jo ne SPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje