Onkologe Elona Çekani flet nga Zvicra: Mjekun nuk e zëvendëson kurrë interneti!

12 Shkurt 2021, 10:15Sociale TEMA

Në një lidhje direkte nga Zvicra, Elona Çekani, mjeke onkologe ka folur për “Shqip Show”, me Rudina Xhungën, në Dritare.TV. Ajo është vaksinuar kundër Covid-19.

“Të përpiqemi të parandalojmë. Ka shumë raste që janë kapur nga paniku, duke nxitur edhe mjekun e tij të bëjë trajtim të gabuar dhe menaxhim të gabuar.

Kryesisht kjo vjen nga padija, nga keqinformimi, vjen nga gjithçka. Nuk do ta etiketoja specifikisht neglizhencë por një keqmenaxhim i dypalshëm.

Vjen nga paniku, nga dezinformimi që ju e përmendët shumë mirë pak më herët dhe faleminderit për këtë. Dhe pastaj hallkë pas hallke, sesi bëhet mjekësia për pacientët.

Unë jam pak kundër opinioneve mjekësore digjitale, mjekun nuk mund ta zëvendësojë kurrë interneti, telefoni, skype-i apo diçka tjetër.

Të thuash unë ndjej këtë, çfarë do bëj tani e tutje, unë ndjej këtë dhe çfarë analizash do bëj, unë nuk do ta bëja kurrë sepse kam nevojë ta shoh pacientin, kam nevojë ta prek, kam nevojë ta vizitoj pacientin, kam nevojë ta ndjek, në pak distancë që unë të shoh qenie të gjallë përpara meje.Këtë gjë duhet të bëjë mjeku.

Mjekimi i kovidit është simptomatik, nuk ka asnjë histori të komplikuar dhe mjekimin simptomatik e bën mjeku, nuk e bën as televizori, as google dhe as këshillat që jepen online, kam këtë kam këtë, çfarë të bëj.

Mjeku monitoron hap pas hapi pacientin dhe e di ai se kur duhet të ndërhyjë, e di mjeku kur duhet të japë antibiotik, dhe absolutisht të bëjë teori empirike që nga dita e parë për të parandaluar se çdo të ndodhë në ditën e shtatë apo për të parandaluar se çfarë do të ndodhë në ditën e katërmbëdhjetë.

Ne këtë jemi përpjekur që të sjellim në grupin tonë, të rikthejmë besimin te mjeku, por ai nga ana tjetër të menaxhojë me maturi dhe me mençuri këtë pacient që ka përballë”, thote Çekani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje