Verdiktet e javës së 19-të në Superiore: Dhuna në Ballsh merr vemendjen kryesore, fitojnë pretendentët për titull

13 Shkurt 2021, 17:30Sport TEMA
Verdiktet e javës së 19-të në Superiore: Dhuna në

Kukësi ka marrë një fitore të madhe në transfertë përballë Tiranës në ndeshjen më të fortë për javën e 19-të.

Dy gola për tre pikë që afrojnë verilondorët me zonën që të dërgon në Europë.

Vllaznia, Partizani dhe Laçi kanë bërë detyrën duke marrë tre pikët në tre takime delikate dhe ruajtur të paprekur diferencen e pikëve.

Kuqeblutë kanë kaluar jo pa vështirësi Apoloninë, Partizani ka shënuar tre herë në Kamëz ndaj Kastriotit ndërsa Laçi ka marrë fitore shumë të luftuar në Ballsh.

Pikërisht ky takim mori dhe vëmendjen e madhe në këtë takim të parë të fazës së tretë, ku një episod i shëmtuar riktheu dhe njëherë shumë vite prapa futbollin shqiptar.

Takimi degjeneroi në një dhunë të paprecedent mes futbollistëve të Laçit dhe Bylisit, ku iniciatori i kësaj dhune të shëmtuar ishte sulmuesi Naubueze.

Dhuna zgjati prej disa minutash dhe tashmë do të jetë Komisioni i Disiplinës që do të vendosë se çfarë denimesh do jap për këtë skenë të shëmtuar që u kthye në arenë boksi.

Më poshtë klasifikimi dhe renditja e Kategorisë Superiore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje