“Kush nuk e pëlqen Dortmundin?”, deklarata e Strakoshës tërbon Lacion, Tare e pret për t’u përballur

13 Shkurt 2021, 14:57Sport TEMA

Klima nuk është aspak e qetë te Lacio sa i përket Thomas Strakoshës.

Portieri shqiptar ishte jashtë Italisë këto kohë për të bërë terapinë e rehabilitimit dhe prej andej do të jepte një deklaratë që ka tërbuar kryeqytetasit:

“Unë jam i hapur për eksperienca të reja. Dortmundi? E kush nuk e pëlqen këto skuadër?”.

Kaq ka mjaftuar që zemërimi te Lacio të dyfishohej për Strakoshën, pasi futbollisti është ende nën kontratë me ta dhe është dukshëm një mungesë respekti. Këto fjalë cilësohen të tepërta dhe në mediat italiane raportohet se Igli Tare është duke e pritur për të bërë një përballje “ballë për ballë” në ditët e ardhshme.

Atje do të sqarohet përfundimisht edhe e ardhmja e gardianit shqiptar.

Njëkohësisht te Lacio janë duke menduar për t’i afruar edhe një rinovim, ku më tepër sesa bazimi i projektit në duart e Strakoshës ekziston frika se portieri mund të largohet me parametra zero.

Por nga krahu tjetër Tares i duhet shumë punë për të bindur gardianin e Shqipërisë, pasi nuk është aspak i kënaqur me klubin.

2 komente në ““Kush nuk e pëlqen Dortmundin?”, deklarata e Strakoshës tërbon Lacion, Tare e pret për t’u përballur”

  1. Taipi says:

    KY STRAKOSHA TIA DI PER NDERE TARES QE E NDIMOHI PER HATER TE BABAIT SE NE NDONJE FSHATE TE GREQISE DO LOZTE EDHE FOTO STRAKOSHA PATI FATE QE SKENDER IBRAHIMI JA REKOMANDOI BEJKUSHIT SA AKOMA NE MEMALIAJ DO ISHTE JETA NUK ESHTE VETEM ZOTESI POR EDHE FATE DHE RESPEKTE NDAJ ATYTE QE TE NDIMOJNE SE KA PLOTE TE TALENTUAR QE NUK KANE MBESHTETJE DHE FATE QE E KERKONE BORUSIA ESHTE SI PUNA E HYSAJTE QE KA 3 VJETE JO PO E KERKONE MACESTERI LIVERPULI ATLETIKO JUVE TANI SEVILJA SHIKONE ENDRA SE NUK E KERKON ASNJE MESUAN EDHE KETA BLLOFIN

  2. Tifozi kuq e zi says:

    O Igli po ky nuk esht portier mer burr çi lut bythen , i genjen mendja se do meret dortmunti me te , ky esht 1.90 i gjat dhe nuk ka byth te ruaj porten e vet ne krosim rri tek vija fatale si portier hembolli , portieret shqiptar nga Musta Luarasi Jani Kaçi e shum te tjer nuk te jepnin shancin te kapje top me kok ne 7 metrat e zones portierit , ky esht portieri qe me gafat e veta ka mar me qaf kushedi sa her komtaren , kti emer i dhe ti Igli se kishe te jatin shok , se po te ish pa mik as ne kategorin e dyt nuk e mbante njeri kte esht amator si portier , hajde ne kampionatin shqiptar do gjesh portiera te rinj nje qind her me te mir se ky te garantoj un , lere te iki nuk e mban njeri si ty Igli me nigjo mu se te kam pas dhe çun lagje , mos i rrit vesht do behesh pishman .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje