Tirana-Kukësi është sfida më e fortë e javës së 19-të në Superiore. Një ndeshje ku nuk lejohen gabimet, përndryshe “lamtumirë” titull.
Orges Shehi do të tentojë fitoren e tretë radhazi në stolin e bardhebluve, teksa përballë do të ketë Mirel Josën, e të cilin e kishte trajner dhe fituan së bashku te Skënderbeu.
“Nuk dua të merrem me statistika, kemi ndeshje të rëndësishme nesër. Vijmë pas rezultateve pozitive, kështu që do mundohemi të jemi në këtë ecuri. Kundërshtari dihet, ka në përbërje elementë cilësorë. Meriton vlerësim dhe respekt të madh.
Jemi të ndërgjegjshëm që në Kategorinë Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë kundërshtarët janë të rëndësishëm dhe të vështirë. Nesër nuk është provë për Shehin. Është ndeshja e radhës përballë një rivali. Duam të dalim sa më mirë dhe të jemi brenda objektivave”, u shpreh tekniku Orges Shehi.
Ndërkohë, dhe për ekipin e Kukësit kjo sfidë do të jetë majft deccizive pasi vijnë nga një rezultat negativ.
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa vjen nga humbja kundër Kastriotit dhe kjo ndeshje shihet si mundësia më e mirë për të dal nga kriza.
Një fitore ndaj bardhebluve do të fuste verilindorët në garën e ashpër sicc është ajo për një vend në Kupat e Europës.