U largua nga Kukësi, Skënder Gega nis projektin e ri në Shqipëri

11 Shkurt 2021, 16:52Sport TEMA

Skënder Gega nuk largohet nga futbolli, ndonëse duket se tashmë do të ketë një tjetër mision. Ai ka ngritur akademinë e vet në kryeqytet dhe synon që tashmë t’u dedikohet talenteve.

“Red Eagle Socer Academy”, do të jetë akademia e ish-trajnerit të Kukësit dhe Partizanit që do të nisë nga puna për ekipet U-7, U-9, U-11 dhe U-13.

Përvoja e madhe si ish-futbollist, por dhe suksesi si trajner pritet që të sjellë suksese edhe me moshat, ndërsa ka punuar edhe në SHBA vitet e shkuara me fëmijët.

Kujtojmë që në Shqipëri, Skënder Gega ka drejtuar Shpresat U-21, por edhe ekipet e njohura në elitë, si Partizani, ku fitoi edhe titullin kampion, por edhe Kukësin, në krye të cilit ishte këtë sezon dhe dha dorëheqjen pak javë më parë.

 

1 komente në “U largua nga Kukësi, Skënder Gega nis projektin e ri në Shqipëri”

  1. faro says:

    Shembulli I një trajneri të zgjuar punëtor e profesionist. Përshtypja ime është se ai u largua nga klubet se edukata nuk e lejonte të tradhtonte profesionin përballë alishverisheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje