Balotelli: Nuk jam arrogant, për mua është krijuar një imazh i rremë

10 Shkurt 2021, 18:50Sport TEMA

Mario Balotelli është një personazh mjaft i njohur në botën e sportit, por kjo më shumë për ato që ai bën jashtë fushe dhe jo brenda saj.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane ai mohon të jetë arrogant, siç shumë e kanë akuzuar, ndërsa thotë se qëllimisht i kanë krijuar një imazh të keq, të cilin nuk e përfaqëson.

“Nuk jam arrogant, nuk është aspak e vërtetë që jam. Madje, unë jam e kundërta e arrogantit. Për mua kanë krijuar një imazh fals, të padrejtë dhe shumë të keq.

A jam i lumtur? Po, jam. Tani më mungon vetëm dashuria. Besoj se do të kthehem sot të jem i gatshëm për skuadrën,”- u shpreh Baloteli, i cili tashmë është pjesë e Monzës në Serinë B dhe do të provojë që të ndihmojë skuadrën për t’u ngjitur në elitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje