Berat Gjimshiti bëhet “një shekull”, Atalanta e uron publikisht

11 Shkurt 2021, 16:31Sport TEMA

Ai është pa diskutim futbollisti shqiptar më në formë, që ka kapur majat më të larta në dy sezonet e fundit.

Krenaria dhe siguria e kombëtares sonë kuqezi, një “postbllok” i vërtetë, madje dhe shënues, për Atalantën në Serie A.

Dhe mos harroni se sezonin e kaluar shkoi deri në çereknale të Ligës së Kampionëve, si asnjë shqiptar tjetër më parë.

Mbrëmë, Gjimshiti ishte pjesë thelbësore e suksesit ndaj Napolit, duke siguruar nalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Juventusin.

Duke sduar Hysajn dhe Rrahmanin, pikërisht mbrëmë, shqiptari i Atalantës rrumbullakosi plot 100 ndeshje me fanellën zikaltër.

Me rastin e këtij “jubileu” të rëndësishëm, klubi i tij e ka evidentuar këtë fakt në faqen zyrtare: “Jo keq të festosh 100 ndeshje me fanellën zikaltër! Urime Berat!”

3 komente në “Berat Gjimshiti bëhet “një shekull”, Atalanta e uron publikisht”

    1. tifozi says:

      Berati eshte nga ata djem qe na ben krenare per shqiptaret e sukseshem

  1. Malsori says:

    Urime Berat Ghimshiti,ju dhe sportistet e tjere shqiptare qe luani ne ekipe presticioze europjane jeni krenaria e Shqiperise,ju prezantoni ne perendim anen me pzitive ndaj jemi krenar per ju.Malsori Boston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje