Fusha e “Air Albania”, ja si po përmiresohet tapeti për sfidën kundër Anglisë

10 Shkurt 2021, 19:40Sport TEMA

Edhe pse janë shpenzuar milona euro për të pasur një fushë të standarteve europiane, në impiantin e ri të “Air Albania” tapeti i fushës ka qenë në një gjëndje skandaloze.

Stadiumi më modern në vend shfaqi që në fillim probleme me fushën, por tani duket se zgjidhja është gjendur.

Tapeti i “Air Albania” tani do kets llamba LED, sistem ventilimi dhe më vonë do shtohet edhe fije sintetike për ta fuqizuar fushën e lojës.

Zgjidhja përfundimtare për terrenin do të realizohet vetëm pas ndeshjes me Anglinë, takim që do luhet më 28 mars

Tapeti i ri pritet të vendoset në periudhën maj ose qershor, kur koha të jetë e përshtatshme dhe bari do të jetë i kombinuar, natyral dhe sintetik.

2 komente në “Fusha e “Air Albania”, ja si po përmiresohet tapeti për sfidën kundër Anglisë”

  1. lako says:

    Stadjumi u be modern ndersa fusha per te mbjelle qepe…… Kjo eshte e turpshme,prokuroria a ka hapur ndonje ceshtje per kete vjedhje skandaloze.

  2. Me prokurë të posaçme says:

    Stadiumi është ndërtuar 100% me fonde private përfshirë Federatën (FShF). S’ka punë prokuroria këtu. Nëse palët kanë kontradikta apo gjykojnë se diku është shkelur marrëveshja e bashkëpunimit, atëhere i drejtohen gjykatës. Prokuroria merret vetëm me zbatimin e Kodit Penal dhe jo atë Civil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje