Probleme mes Hysajt e Rrahmanit? Ish-kapiteni kuqezi bëhet armiku i tifozëve

11 Shkurt 2021, 12:23Sport TEMA

Tensioni në radhët e Napolit për shkak të mungesës së rezultateve është bërë i dukshëm. Situata ka dalë nga kontrolli dhe tashmë në radhët e klubit po ndodhin gjëra shumë të çuditshme që as që mund të mendoheshin më pare.

Një episod i tillë ka ndodhur edhe dje dhe ka përfshirë dy shqiptarët e Napolit, Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin.

Në fundin e pjesës së parë, Hysaj u largua nga fusha e lojës I dëmtuar. Mbrojtësi kërkoi zëvendësim për shkak të nëj problem muskulor dhe kjo kërkesë u plotësua nga Gatuzo i cili e largoi atë nga fusha.

Teksa po dilte, Rrahmani i zgjati dorën ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare. Por për çudinë e të gjithëve, Hysaj refuzoi që t’i shtërngonte dorën shokut të skuadrës.

Një gjest që është kapur nga kamerat e që është bërë mënjëherë “hit” në rrjetet sociale mes tifozëve të Napolit.

Ata kanë sulmuar Hysajn duke e cilësuar të papranueshëm gjestin e tij, teksa i kishte refuzuar një shtërngim dore një shoku skuadre, për më tepër një lojtari tjetër shqiptar si ai.

Kjo ishte një sjellje e papranueshme sipas tifozëve, pasi pavarësisht mërzisë së tij, Hysaj nuk duhej të harronte kurrë se ishte pjesë e një grupi.

3 komente në “Probleme mes Hysajt e Rrahmanit? Ish-kapiteni kuqezi bëhet armiku i tifozëve”

  1. Hys Hyseni says:

    Hysenit i rrofte Sarri qe e bani futbollist duke e mbajt nen sqetull por pa ndihmen e tije tregoi se vlen shume pak, ndoshta per ndonje kategori inferiore.

  2. El Sayed Al Hys Ibn Karagyzeni says:

    Gjynah,ky fare futbolisti. !!!!!!

  3. Viktor says:

    Al Hyseni, kthehy tek Vllaznia, se s’ke talent per tjeter skuader. Mos i harro edhe makinat luksoze, se mos ban ndonje xhiro andej nga Bushati apo Velipoja. Futbollist i paedukate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje