Teuta ka bërë atë që pritej përballë Skënderbeut duke fituar ndeshjen që hapi fazën e tretë të Kategorisë Superiore.
Një sukses jo pa telashe i durrsakëve, të cilët rrezikuan në disa momente portën e Frashërit dhe mund të kishin bërë surprizën.
Deri në fund Teuta e ruajti epërsinë dhe realizoi edhe të dytin, me një perlë të Karabecit me goditje dënimi, ndersa goli pare u shenua nga Emiljano Vila.
Skënderbeu pëson humbjen e dytë radhazi me Migen Memellin si trajner. Korçarët ndajnë vendin e fundit me Bylisin, kurse durrsakët u ngjitën në vendin e dytë për momentin.