Hoxhaj përgëzon Vetëvendosjen: Kosova ka nevojë për stabilitet, zotohemi se do jemi faktor për stabilitet në opozitë

14 Shkurt 2021, 23:39Rajoni TEMA

Enver Hoxhaj, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare dhe uroi Vetëvendosjen për fitoren.

“Ky është mesazh i qartë që ne si PDK e kemi pranuar. Dua ta uroj Lëvizjen Vetëvendosje dhe dua që t’i ftoj që të punojnë ta forcojnë edhe më shumë shtetin dhe institucionet e Kosovës. PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë, meqë jemi shumë larg në mendimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis mbi vlerat mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron PDK. Por Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi që do të jemi faktor për stabilitet nga pozicioni i një partie në opozitë”, tha Hoxhaj.

1 komente në “Hoxhaj përgëzon Vetëvendosjen: Kosova ka nevojë për stabilitet, zotohemi se do jemi faktor për stabilitet në opozitë”

  1. Shefqet Cela says:

    QËNDRIM I DENJË I NJË KUADRI POLITIK QË DO TË MIRËN EVENDIT DHE JO INTERESAT PARTIAKE.
    UROJMË QË VETVENDOSJA TË VETVENDOSË NË INTERES TË VËNDIT DHE JO TË GRUPIT QË DREJTON.
    EKSPERIENCA E MËPARËSHME MË BËN TË DYSHOJ. LE TË SHPRESOJMË PËR MË MIRË.
    SIÇ KA THËNË I MADHI QOSJA “le t’a provojmë këtë forcë politike”. Koha do t’ja vërë notën qëmeriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje