Memorie.al publikon një shkrim të panjohur të gazetarit amerikan, Robert Kroon, i cili për 60 vite shërbeu si reporter i rrjetit NBC, duke shkuar në disa vënde të botës ku kishte vatra të nxehta luftërash e konfliktesh si në Kongo, etj., dhe në vendet komuniste të Evropës Lindore, si p.sh. në 1956-ën ku ndoqi ngjarjet e Hungarisë, në 1968-ën në Çekosllovaki ku pasqyroi agresionin ushtarak me futjen e tankeve sovjetike në Pragë, etj. Aventura shqiptare në verën e vitit 1971, e Kroon, i cili pasi ishte paisur me një pasaportë hollandeze, mundi që të vizitonte Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, duke u ‘infiltruar’ në një grup të huaj turistësh marksistë-leninistë. Si e pasqyroi ai në shkrimin e tij, vendin e vogël komunist të Ballkanit, apo siç e quan ai “Vëndi i shqiponjave” i cili pak ditë më pas, më datën 6 shtator 1971, u botua në gazetën TIME, me titullin “Frika është ajo që ruan vreshtin”!
Frika është ajo që ruan vreshtin
Nga Robert Kroon
6 Shtator 1971
“Unë mendoj se e kemi humbur Shqipërinë”, i deklaroi Nikita Hrushovi një delegacioni kinez në vitin 1961, “dhe ju keni fituar një aleat të rëndësishëm”. Hrushovi, natyrisht, ishte duke bërë shumë sarkazëm, pasi shefi i Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, doli në krah të kinezëve kundër revizionistëve sovjetikë. Që prej asaj kohe, Shqipëria ka qenë miku i vetëm i Kinës, në Evropë. Dhe për dekadën e fundit ajo ka qenë po aq e zemëruar dhe e izoluar sa vetë Pekini.
Tani, duke ndjekur shembullin e Kinës, Shqipëria gradualisht po shikon për t’u hapur me jashtë. Ajo ka vendosur marrëdhënie tregtare dhe diplomatike me fqinjët e saj, Greqinë dhe Jugosllavinë, dhe me një listë në zgjerim të kombeve të tjera të Evropës Perëndimore. Madje po ndërton disa hotele turistike për ata që duan të shohin socializmin në skenë. Shumica e amerikanëve janë ende të ndaluar, por Robert Kroon për TIME, mundi të udhëtojë me një pasaportë hollandeze, dhe vizitoi kohët e fundit “vendin e shqiponjave”, siç e quajnë shqiptarët, dhe dha këtë raport:
TIRANA (popullsia 190.000) është ndoshta kryeqyteti më i errët në botë. Eshtë një qytet i shtëpive të shkatërruara me tulla të kuqe të zbehta, të zbukuruara ndonjëherë në ndërtesa apartamentesh të verdha ose blu të venitura, dhe me fasada të ashpra, tezga druri në qoshe rrugësh që shesin fruta, pije freskuese dhe ëmbëlsira, te disa dyqaneve sheh që shfaqin më shumë parulla se mallra…!
Kafenetë janë mbushur me punëtorë me këmisha me mëngë të përveshura që pinë kafe dhe kalojnë kohën në biseda të pafundme në kundërshtim të dukshëm me kredon e punës së palës komuniste. Ky vend, është një parajsë për këmbësorët. Shqipëria është ndoshta vendi më i panjohur në botë. Njerëzit janë të dyshimtë, kuriozë, pa buzëqeshje – dëshmi për efektivitetin e motos së Partisë së Enver Hoxhës, “Frika është ajo që ruan vreshtin”.
Moda perëndimore nuk tolerohet. Pasi në mënyrë të zhurmshme, zyrtarët doganorë me uniformë të gjelbër kanë përfunduar kontrollet e tyre, vizitorët që mbërrijnë në të vetmin aeroport, me një pistë, këshillohen menjëherë që Shqipëria socialiste nuk toleron, flokët e gjata, pantallona të shkurtra, ose dekoltetë e hapura. “Ne nuk kemi nevojë për drogëra, flokë të gjata ose muzikë xhaz”, – i tha një student shqiptar i guidës, një maoisti italian në grupin tonë, të veshur sipas modës, por mjaft i zhgënjyer, sepse ai kishte veshur këmishën e tij alla Via Veneto, xhinse të ngushta, dhe rripin e gjerë.
“Një socialist nuk vishet si një kauboj amerikan”. Një vajzë suedeze, e cila doli nga hoteli i saj buzë plazhit me pantallona të shkurtëra, në një ditë përvëluese, e mori këtë mesazh edhe më të fort, kur një tufë puritanësh të përkushtuar nga një kamp rinor i Partisë aty pranë, e ndaluan dhe e qortuan rëndë.
Tirana ishte pika jonë e mbritjes, po udhëtonim me një minibus kinez, që ecte 100 km. në orë, një produkt i Tientsin Motor Works. Drejtuesi ishte mjaft ekspert, arriti të mbajë shpejtësinë mesatare, ndërsa shmangte gropat, njerëzit, qerret, gomerët dhe kamionët. Makinat e vetme të pasagjerëve, u përkasin zyrtarëve të partisë ose diplomatëve.
Ambasadori kinez, drejton një “Mercedes”, ai vietnamezo veriore, një “Alfa-Romeo” sportive. Një tipar i përbashkët i peizazhit janë, fushat e kodrat e gjelbërta bregdetare që ngrihen në malet e mbuluara me shkurre. Në brendësi të tyre, është një mori parullash të Partisë, të vendosura në muret e shtëpive të fermave, në oxhaqet e tymrave. Njëra ishte e përbërë nga gurë të bardhë, të lyer me gëlqere, 100 metra e lartë dhe e shtrirë përtej një mali. Mesazhi është gjithmonë i njëjtë: “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë”, ose “Rroftë Shoku Enver”, një referencë për udhëheqësin e kudogjendur të Shqipërisë.
“Hapat të mëdha përpara”. Hoxha, një hero i rezistencës së Luftës së Dytë Botërore të Shqipërisë, kundër okupimit italian dhe gjerman, është një kandidat i mirë për titullin e sundimtarit më autokratik të botës. Megjithatë, pas 25 vitesh nën tutelën e tij, Shqipëria ka përparuar nga prapambetja feudale dhe varfëria në një shoqëri parazitare me ushqim të mjaftueshëm, veshje, strehim dhe kujdes mjekësor falas për dy milionë njerëzit e saj.
Arritjet e tij, janë hapa gjigandë përpara për shqiptarët, por janë me dhimbje modeste për standardet perëndimore, Para Hoxhës, nuk kishte fare hekurudha, tani një rrjet hekurudhor modest lidh qytetet kryesore të vendit. Dikur 90 përqind analfabetë, Shqipëria tani mund të pretendojë shkolla për fëmijë dhe të rritur dhe një universitet në Tiranë. Kënetat janë tharë, janë instaluar kanale ujitje dhe kooperativat bujqësore që i mbajnë shqiptarët të ushqyer duke kultivuar çdo metër katror të tokës së punueshme. Për më tepër, plani aktual pesë-vjeçar ka sjellë energji elektrike në çdo rreth rural, kryesisht falë hidrocentralit gjigand të ri “Mao Ce Dun”.
Kina ka paguar një çmim të lartë për aleatin e saj, të cilit i është dashur ta ndihmojë, që kur Rusia tërhoqi teknikët e saj, pas ndarjes së vitit 1961 në mes Tiranës dhe Moskës. Ndihma kineze që nga ajo kohë është vlerësuar në 100 milion dollarë ose dhe më shumë. Edhe sende të tilla të thjeshta si shkrepëset dhe llambat, janë dërguar në rrugë detare përgjatë Kepit të Shpresës së Mirë, nga Shangai. Shqipëria është e pasur me minerale si krom, nikel dhe bakër, por kuptohet se është e varfër në industri. Projekti më spektakolar kinez është një fabrikë e gjerë tekstili në Berat, ku punëtorët punojnë një javë pune të plotë, pa kuptimin 48 orë, gjashtë ditë për një pagë minimale prej 600 lekësh (70 dollarë) në muaj – 100 lekë më shumë se punëtorët e ndonjë fabrike diku tjetër.
Një drejtor zakonisht fiton dyfishin e kësaj shume, megjithëse punonjësi i shtetit më i paguar – vetë Hoxha, – merr në shtëpi një pagë vetëm 2.000 lekë (240 dollarë) në muaj. Punëtorët në pension (burra me moshën 60 vjeç, dhe gratë 55) marrin 70 përqind të pagës së tyre të mëparshme. Nëse një punëtor arrin të marrë një apartament të ndërtuar nga shteti, ai paguan atë që është sigurisht qiraja më e ulët e Evropës, nga 2.50 dollarë në 6 dollarë në muaj.
Sendet e tjera, megjithatë, nuk janë gati aq të lira dhe luksi më i dëshirueshëm nga të gjithë, një biçikletë kineze, kushton pagat e një muaji. Orërat, frigoriferët, lavatriçet, dhe pajisjet televizive janë përtej mundësive të një punëtori mesatar. Por Enver Hoxha mund të mburret se: “Shqipëria është i vetmi vend në botë pa taksa” (të ardhurat e qeverisë sigurohen nga fitimi në fabrikat shtetërore, kooperativat e fermat, eksportet, dhe ndihmat kineze).
Panvarësisht mënyrës së ashpër të jetës shqiptare, të paktën disa shqiptaro-amerikanë ju bë e mundur për të vizituar të afërmit ( këta ishin një komunitet shqiptaro-amerikan, me 100.000 anëtarë në SHBA, rreth gjysma e të cilëve jetojnë në zonën e Boston-it, ishin të vetmit vizitorë amerikanë që lejoheshin të vinë të vizitojnë të afërmit). “Familjarët e mi në Korçë kanë një çati mbi kokë, kanë një ekonomi sa për të ngrënë, dhe ata prapësëprapë e pëlqejnë Hoxhën”, tha një prej tyre. “Mund të mos jetë parajsë, por është një shoqëri e mirë-disiplinuar, krenare, pa hile, pa kriminelë, pa drogaxhinj dhe maniakë të seksit.
Pjesa më e madhe e refuzimit të Shqipërisë nga ndikimi i jashtëm buron nga një nacionalizëm i ashpër. Siç shprehej një herë Hoxha: “Shqiptarët kanë çarë rrugën e tyre përmes historisë, me shpatë në dorë”. Ata zakonisht binin pre e pushtuesve të shumtë dhe vetëm në këtë shekull, kanë qenë nën sundimin e turqve, austro-hungarezëve, italianëve, grekëve, dhe gjermanëve. Në fakt, përveç një periudhe të shkurtër midis Luftërave Botërore, kur ajo drejtohej nga Mbreti feudal, Zog, Shqipëria nuk kishte qenë e pavarur që nga shekulli i 15-të.
Ndoshta historia e saj siguron një ndjenjë farefisnie me kinezët historikisht ksenofobë. Por edhe përtej kësaj, shqiptarëve duket se u pëlqen prania e rreth 1000 deri në 1500 banorëve civilë kinezë, kryesisht diplomatë dhe teknikë. “Ata nuk e imponojnë veten si rusët”, tha një anëtar i partisë në Tiranë. “Sovjetikët që jetonin këtu, bënin jetë lluksi. Ata, fitonin 10 herë më shumë se kolegët e tyre shqiptarë. Kinezët marrin të njëjtën pagë si ne dhe nuk kërkojnë të jetojnë në vendet më të mira”!
Me sa duket, shqiptarët do të kenë një mikpritje miqësore kur Kryeministri Kinez Chou En-Lai të vijë në një vizitë zyrtare këtë vjeshtë. Por ata e kanë treguar veten e tyre më pak se lajkatarë vetëm në një aspekt. Prania e Pekinit nuk ka sjellë deri më tani në Shqipëri, hapjen e asnjë restoranti kinez.
E cuditshme se si titulli i shkrimit injoron 80% të artikullit të gazetarit Amerikan! Njësoj sikur një gazetar shqiptar të pershkruante USA e asaj kohe por edhe te sotme vetëm duke permendur getot e periferive! Sot kemi llamba e reklama që ndricojne qyteti, por kemi edhe drogaxhinj, maniak seksual, kurveri, korrupsion, mungese atdhe dashurie, mungese sherbimesh mjekësore, mungese rregull, emigracion, shperberje të shoqerise e vlerave morale që e mbajnë lidhur atë! Vetëm diçka ka mbet njësoj, dembelizmi, servilizmi dhe hipokrizia e shoqerise! Jam kurioz ky gazetari në cilën Shqipëri do të preferonte të jetonte?
I ke rënë pikës!
Shoku Enver kurverine e lejonte vetem ne uzina dhe kombinate. Dhe jo jashte tyre. Uzinat e kombinatet u kthyen ne bordello falas. Ku shume gra hapnin kembet neper qoshet e tyre sidomos ato te turnit te trete. Dhe shume burra nuk ishin te sigurt nese femijet ishin te tyret apo jo. Pasi ADN-ja nuk ishte e zbuluar akoma. Ndersa sekretaret e partise dhe sigurimi ishin ato qe benin rrolin e gangsterrit dhe tutorit. Te cilet perdhunonin ke te donin dhe fusnin ne dore ke te donin me hir ose pahir. Ky ishte rregjimi i duhanshitesit Enver Hoxha. I cili shiste cigare neper qoshet e Tiranes. Ku ja lejonte keto privilegje banditeske policise se tij dhe sherbetorve te tij per te mbajtur pushtetin.
Ne cilen uzine punonte jot’eme o Ardi Turkoshaku!? Apo ne haremet e Stambollit ? ? ?
(… apo ti nuk ke fare nene, se je kopil qe te kane braktisur te kazanet e plehrave !?)
Kohet me te lavdishme te historise se deritanishme shqiptare!
Enver Hoxha – HERO KOMBETAR!
Shoku Enver kurverine e lejonte vetem ne uzina dhe kombinate. Dhe jo jashte tyre. Uzinat e kombinatet u kthyen ne bordello falas. Ku shume gra hapnin kembet neper qoshet e tyre sidomos ato te turnit te trete. Dhe shume burra nuk ishin te sigurt nese femijet ishin te tyret apo jo. Pasi ADN-ja nuk ishte e zbuluar akoma. Ndersa sekretaret e partise dhe sigurimi ishin ato qe benin rrolin e gangsterrit dhe tutorit. Te cilet perdhunonin ke te donin dhe fusnin ne dore ke te donin me hir ose pahir. Ky ishte rregjimi i duhanshitesit Enver Hoxha. I cili shiste cigare neper qoshet e Tiranes. Ku ja lejonte keto privilegje banditeske policise se tij dhe sherbetorve te tij per te mbajtur pushtetin.
E mo Ardi, ta paska tregu jot eme nga eksperience. Na thuaji, nqs e gjen baben
Ardo, si e ke mamane, mire eshte me shendet!?
Komenti juaj 100 here me i vlefshem se shkrimi. Dakord me ju. Une do te preferoja ate shqiperine e pare; asgje e keqe nuk na erdhi nga ato parrullat neper ballkone.
Ka shume te keqija “kapitalizmi” qe e ka gjitha bota por te pakten te jep liri te thuash ç’te duash, te pakten nuk ngrihesh me 3 te nates per 1 liter qumesht ose per 1 kg mish, te pakten nuk shkon ne zbor, te pakten nuk del te dielave per pune vullnetare. Por, mbi te gjitha eshte liria e fjales dhe e levizjes qe na ka munguar. Te pakten mua se, mesa duket, ata qe e deshirojne diktaturen, deshirojne edhe mbylljen e gojes e te kufinjve.
Ti je niveli medioker i katunareve injorante ? Prandaj thuhen keto idiotizma qe thua ti, ne realitetin e sotem te rrejshem te shoqerise shqiptare, sepse medriokriteti ka marre vulen e “demokracise’.
E drejta per te folur nuk eshte e drejte e kapitalizmit o karagjoz analfabet!
Me sa duket nuk ke jetuar ne diktature. Se, po te thoshje ndonje gje kunder regjimit, ku perfundoje?
Perfundoje ne te sat’eme o MEDIOKER ?
Per kundershtarin e vet e çfar mund te shkruante tjeter amerikani ai bente prapaganden e vet , amerika sot e ksaj dite i le heronjt e luftes flen posht urave , te shkosh ne amerik sot gjen fukarallikun me te madh te planetit , te futesh ne bronx te vjedhin gomat e makines ta len makinen ne tako , fliste amerikani e çfar mund te thosh tjeter amon , artikull nyl .
AMERIKANI E SISTEMI I TIJ E BENE SHQIPERINE E SALES, TE NANOS, TE RAMES, ME NGJARJET E 1997, ME SUDEN, ME LEKET E VJEDHURA, ME PRONAT E BREGDETIT TE VJEDHURA, ME POLITIKANE TE PASUR E POPULL TE VARFER
ME XHINSET E SHQYERA E BYTHET E GJOKSET JASHTE, ME PROSTITUCION E NARKOTIKE, ME DYQANET PLOT VETEM PER HAJDUTET E TE KORRUPTUARIT SE PJES TJETER BLEN ATO ME BAZIKET EDHE PSE DYQANI ESHTE PLOT.
FALEMINDERIT TY O AMERIKAN QE NA NDRICOVE
VAFSH NE DJALL TI DHE SISTEMI YT !!!!!!
Nuk dihet nëse është përshkrim autentik , apo si gjithmonë, ndonjë Dervishi, Kaloçi, Tufa etj, bëjnë korrigjimet e rastit. Për dijeni të gjithë turmave miope , në vitin 71 ka qenë kulmi i modës së ndjekur. Pantallona kauboj dhe funde të shkurtra ishin veshja e ditës e rinisë. Për basetat dhe flokët e gjatë referohuni me festivalin e 11 si dhe arti në përgjithësi. Në dijeninë time, jetuar e provuar në atë periudhë, radio dhe televizioni trasmetonin këngë të huaja . Kush thotë jo është vetëm një gjysmak që nuk gjen argumenta për të kundërtën. Lufta kundër çfaqjeve filloi pas 72-73. Megjithatë e gjithë rinia nuk i hoqi më pantallonat kauboj. Aq sa në vitet e fundit të 80, kush vishte akoma kauboj quhej provincial, jashtë mode. Për sa i përket ndriçimit. Është e vërtetë që nuk ka patur kaq ndriçim sa sot. Por kjo ka lidhje me aktivitetet private. Shteti kudo garanton vetëm ndriçim të rrugëve. Pjesa tjetër vjen nga reklamat private, vitrinat, makinat etj. Provo të heqësh gjithë reklamat e Las Vegas nga gratacielat e kazinotë, flasim pastaj për ndriçim. Nuk kam as me te voglin dyshim që ne kemi qenë mbrapa në disa drejtime. Por kjo nuk përkon me kohën e Hoxhës. Shqipëria historikisht ka qenë mbrapa. Edhe sot është më mbrapa. Problemi është se në kohën kur amerikani ka bere shkrimin, Shqipëria kishte kaluar nga mizerja , në një stad tjetër. Amerikani paska parë shkurre nëpër male. Nuk e di ku ka parë male të pastruara enkas nga shkurret. Shkurret pastrohen aty ku ka tokë buke, koder për pemtari. Po mal pa shkurre është një metaforë ndoshta. Tani për ti bere qefin Agron Tufës, Dervishit apo Kaloçit, ja ku jemi sot. E hodhëm diktaturën. Sot jemi të lirë të hamë (skarcitete),të pimë alkool të prodhuar nëpër bodrume, ujë të mbushur kushedi ku, të shitur me etiketë që kushton më shumë se benzina. Jemi të lirë e me fat që dëgjojmë debate shterpë nga analiste idiote. Nuk po i zë me radhë, vrasjet e trafiqet, nuk i gjen dot fundin. Mos flasim pastaj për Berishizmi si sistem, Tirja e plotë të tjere që ta bëjnë jetën sketerre. Amerikani i 71 i ka bere shume përshtypje “frika ruan vreshtin”! Normal ! Ka qenë mësuar me Al Caponen , me zhurmën e lagjes Bronks të zezakeve. Mbase ka qenë i frymëzuar nga kokaina që në SHBA ishte problem me shume se fronti në Vietnam, apo raketat ruse në Cubë. Mor po jemi dakort, ishte vendi ” më i errët”. Dakort ! Me shume gjera qe thotë amerikani. Na ktheni vetëm qetësinë e atyre viteve. E bëni dot ? Nuk e bëni, dhe s’ka shanse ta bëni. Atëherë mbushuni me gjithë literaturën e historitë tuaja. Mos më thoni që është më mirë sistemi Tires apo Fullanit .
shqip
Nuk i heq asnjë presje komentit tuaj, të lumtë pena! ????
E pa besuar sa efekt paska pase ai sistem ne mendje te shume njerezve , qe kurr nuk eshte e tepert te flitet per ate çrregullim qe ju ka dhene ne mendje disa njerezve qe na hiqen gjoja edhe shume patriota , pamvaresisht se per nji fjale goje shoket e ketyre 4 komentuesve te mesiperm te venin prangat gjoja ne emer pe te popullit …Provoni qe te sheroheni nga semundja e kjofte largut , mbasi kurr nuk eshte vone , kujtoni se mbase ju edhe femijet tuaj shijoni e jetoni jeten ne perendim ose USA por mendja ju ka ngelur tek bunkeret e kjofte largut e pergjithmone e jetes …. Aaa me qe keni kaq nostalgji provoni te shkoni e ta shijoni socialeshin ne N Kore te djali i ish vedhait te kjofte largut ……..nuk ja vlen te lodhet njeriu me ju , mbasi ju e keni pothuajse te pa mundur te pastroni trurin nga virusi komunist anti njerezore e vedha vrases….qe e pati mbjedhur me aq sukses kjofte largu enver ……………………………………………………………………………………… por FLM Zotit qe pati ngordhur halja ….
Tru shpelaro, e verteta dhemb por sheron. Por ti o i shkrete nuk ke asnje shprese per sherim, sepse ti je aq RROT CARI, sa sado te heqesh fjalen RROT apo fjalen CAR, ti prape se prape ngelesh e pakta njera nga te dyja , uahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaa
Shqiperia thote autori i shkrimit nuk kishte qene “e pamvarur” qe ne shekullin e 15te!
Po dihet ajo.
Ishte Perandori Greke Bizantine per 1100 vjet.
Te vetequajturit Skiptare nuk flisnin nje gluhe (Glosa) 80% Italisht sic e flasin sot,por qe nga koha e Majmunit (Monkey) deri ne fund te shekullit te 19te kane patur Glosan Greke dhe turke.
Vete Konitsa deklaronte qe ne me mire te mbetemi turq se sa te behemi Italiane.
Vetem po te “genjejne” documentat historike qe qellimisht i kane fshehur bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve etj ecetera.
Por e Verteta nuk digjet as mbytet.
Skiptare do te thote nje musht i dy Perandorive ate Greke dhe Osmane.
Aresyet dihen pse deri ne fund te ketij shekulli kishte dy lloj Emrash Greke Orthodhokse dhe te Lashte dhe Turke.
Identiteti eshte product i Istitucioneve.
Istitucionet jane ato qe identifikojne nje pakice popullsie dhe kur nuk egzistonte Alfabet,Shkrim,Skolio nuk mund te Identifikohesh dhe te kesh Personalitet kombetare ne nje Perandori.
Tjjesht nuk njifesh.
Sa per vendin (land) e Skiponjave kjo eshte e Vertete se fliamuri i Arnautise se sotme eshte ai Epirit dhe Bizantit Greke qe tregon ndarjen Perandorise Romake te Lindjes dhe Perendimit.
Prandaj dhe Epirotet dhr Ilyret ne periudhen Osmane quheshin Romei,kurse te tjeret Turq Osmane dher 2% spiunet e Papes,por kane “Hero” te tyre armiqte e Papes Pirron dhe Epirotet.
Erdogan nuk ben me “Nena” Tyrkye i kendon popola Albanese sot.
Nuk ka gjuhe “bizantine” as “kulture bizantine”! Eshte nje mashtrim historik dhe terminologji fallco. As termi “bizantin” nuk eshte real dhe as i perdorur ne histori. Faktikisht ka kulture ROMANE (ne kete rast lindore). Kultura romano-lindore eshte nje perzierje e juridiksionit latin, e kristianizmit hebre dhe e gjuhes greko-kishtare. Kultura romano-lindore nuk ka asnje lidhje me kulturen e lashte helene, madje i konsideronte kulturen helene dhe kulturen latine si armike dhe ndaj ketyre kulturave u soll ne menyre barbare. Kultura e lashte helene u konsiderua si blasfemi, u perndoq dhe u shua me dhune, me urdher shteteror pas vendosjes se kristianizmit si fe zyrtare e Perandorise. Pra nga casti qe u vendos kristianizmi (shek IV-V e.s) kultura helene pushoi perfundimisht se ekzistuari dhe u zhduk! Bashke me te u zhduken dhe ata qe quheshin helene dhe qe nga shek IV e.s deri ne shek XIX e.s (pra per 15 shekuj me rradhe) nuk eksistonte asnje person ne bote qe ta quante veten “helen”. Kjo eshte e verteta, te gjitha te tjerat jane propagande dhe interesa. Termi “bizantin” ka filluar te perdoret nga historiografia gjermane ne shek XVIII-te, pra rreth 3 – 4 shekuj pasi Perandoria Romane e Lindjes kishte pushuar se ekzistuari. Ky term eshte perdorur per arsye praktike, arsye teknike shkurtimi, qe te mos perdorej termi “Perandoria Romane e Lindjes” dhe “kultura romano-lindore”, historianet gjermane teknikisht futen termin “Perandoria Bizantine”. Ne kohen historike kur kjo perandori ishte shtet funksional, ajo eshte quajtur gjithmone Perandoria Romane dhe perandori quhej Perandor Roman. Termi “bizantine” nuk eshte perdorur kurre dhe as qe ka ekzistuar ne te gjalle te perandorise. Bizanti ka qene nje fshat peshkataresh fare i vogel, qe e zbuluan historianet dhe qe e perdoren per te emertuar nje perandori te tere. Karagjozlleqe historianesh! Ky fshat gjendej afer vendit ku u ndertua qyteti i madh Roma e Re (sot Kostandinopoja – Istambul). Qyteti u ndertua nga Perandori Roman me origjine shqiptare Kostandini i Madh (dardan nga qyteti i Nishit) ne shek IV-t e.s. Qyteti u quajt Roma e Re (Nova Roma). Per shekuj me rradhe per qytetin perdorej emertimi Nova Roma urbem Costantinus (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Deri ne shek VIII-te e.s gjuha zyrtare ne gjithe Perandorine Romane ishte latinishtja. Pas shek VIII-te e.s ne pjesen lindore te Perandorise Romane gjuha latine filloi te zevendesohej si gjuhe zyrtare nga greqishtja aleksandrine. Kjo gjuhe, se bashku me latinishten, ishte gjuhe e perdorimit te kishes kristiane. Ne kushtet kur kristianizmi ishte konsoliduar si fe zyrtare ne Perandori, greqishtja aleksandrine qe perdorej ne librat e shenjte te kristianizmit, filloi te perdorej si gjuhe zyrtare shteterore ne zonat lindore te Perandorise, qe ishin nen administrimin e Romes se Re (Nova Roma). Ishin perseri dy Perandore Romane me origjine shqiptare (dardanet Justini dhe Justiniani) qe futen perdorimin zyrtar shteteror te greqishtes kishtare. Keshtu ne vazhdimesi qyteti quhej Nea Romi Costandino poli (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Dalengadale me kalimin e shekujve per arsye praktike shkurtimi, qyteti vazhdoi te quhej me shkurt Costandino poli (Kostandinopoli, pra qyteti i Kostandinit) qe ne shqip mori formen Kostandinopoja. Madje emri u shkurtua edhe me teper dhe popujt e Perandorise Romane te Lindjes e quajnin edhe thjesht Poli (qyteti). Deri diten kur qyteti u PUSHTUA nga turqit osmane, ai quhej kryeqytet i Perandorise Romane, Perandori quhej Perandor Roman dhe banoret e perandorise quheshin Romej! Nderkohe qe ne shek XV-te e.s princi epiriot i Arberise Gjergj Kastriot Skenderbeu, luftonte dhe dilte fitimtar ndaj osmaneve, Perandoria Romane e Lindjes do te binte. Ne pushtimin e Kostandinopojes ne 1453, trupave ushtarake osmane ju vajten ne ndihme edhe forca ushtarake romane te kundershareve te Perandorit te atehershem roman Kostandin, edhe forca ushtarake te princit te Serbise. Pas pushtimit te qytetit, kryepeshkopi i Kishes i ofroi sulltan Mehmet Fatihut qe te pagezohej ne kristian dhe te merrte titullin Perandor Roman (por ai nuk pranoi). Per njefare kohe per qytetin u perdor edhe forma arabe e emrit, si Kostandiniya. Dalngadale nepermjet gjuhes turke qyteti mori formen e shtremberuar te emrit te tij Ko-stan-dino-pol (…Stan…pol) – Istanbul (Stamboll).
Shihet se qyteti ka nje lidhje shume te ngushte historike me shqiptaret, duke filluar qe nga themeluesi dhe ndertuesi i tij, nje shqiptar (dardan) Kostandini i Madh (perandori i pare roman ne histori, qe u pagezua ne te krishter), duke vazhduar me shume perandore te tjere ilire te Romes se Re – Kostandinopojes, deri edhe te banore te shumte qe jane vendosur atje gjate shekujve (psh tokat ngjitur me muret perreth gjithe keshtjelles se qytetit, jane dhene ne perdorim nga perandoret romane disa familjeve shqiptare nga Permeti qe perpara pushtimit osman). Pas pushtimit, qyteti u shkaterrua dhe u braktis, por dalengadale u ri-zhvillua dhe u ri-popullua nga popullsite e ndryshme te Perandorise Osmane, qe e ktheu ate ne kryeqytet te perandorise. Edhe shqiptaret ishin te shumte qe u vendosen aty me kalimin e shekujve. Edhe sot, nje nga zonat me te medha te Kostandinopojes (Stambollit) quhet Arnavutkoy (arnavut-arvanit = shqiptar, pra lagjia e shqiptareve). Mendohet se ne popullsine e sotme te qytetit prej 15 milion banoresh, ka rreth 5 milion me origjine shqiptare (mbahet si vendi ku ka me shume shqiptare se kudo ne bote).
Qyteti i Kostandinopojes ka nje histori dhe nje perberje te forte shqiptare, shpresojme qe nje dite pasardhesit e Gjergjit te Madh Kastriotit ta CLIROJNE qytetin nga pushtimi 600 vjecar ?
Gazetari Amerikan duhet perbuzur per titullin e pagjetur te artikullit. Po te isha une gazetar dhe ta vizitoja Tiranene ne ate kohe do ta titulloja artikullin: “Tirana, vrima komuniste e mutit me e madhe ne bote, me ere te keqe”. Megjithse ka pak ndryshime kohet e fundit, Tirana pare me syte e Amerikes prape ngelet vrime muti. Ne qender te Tiranes jetojne komuniste qe kane bere shtesa te shemtuara muti ne qender te Tiranes. dhe kane shemtuar jo vetem pallatet ku jetoje por gjithe Tiranen.
Ti laleee qenke i fiksuar me vrimen e mutit. Vetkuptohet se cfare je ? ? ? ?
Titullin nuk e ka vene gazetari amerikan, por gazetari shqiptar qe e ka botuar. E, megjithate, titulli eshte goxha “i lehte” per Tiranen dhe Shqiperine e asaj kohe. Po keshtu edhe fotot tregojne shume pak dhe aspak per jeten e asaj kohe, per radhet e qumeshtit, te vajgurit etj. etj.
Ti katunar Shkodre mos na bej tironcin ketu. Ne qe kemi lindur dhe jetuar ne Tirane ne ate kohe, nuk kemi nevoje te na tregoje arat as “amerikani kokpatate” dhe as shkodran bolja!
Mund te shesh sa te duash, por ato qe kam shkruar nuk mund t’i mohosh, vetem nese nuk ke jetuar ne ate kohe.
Mund te shash sa te duash, por nuk mund te mohosh “radhet” per te cilat kam shkruar. Nuk e besoj se ishin vetem ne Shkoder. Apo ndoshta ju ne Tirane nuk keni pasur radha dhe qumeshti e vajguri ju vinin ne shtepi? Ai “amerikani” ka pare shume pak Me mire me thane: nuk e kane lejuar”. E sa per “katunar Shkodre” me mire te jesh “katunar Shkodre” se “qytetar” tirone. Historia kete ka provuar.
Katunar Shkodre : me ken shkodran te tana i ban!
Katunaret dhe njerezit e vegjel si puna jote, ashtu do ngelin te tan jeten e vet …
Nuk je ashtu si e ke vene emrin.
… ti sidoqofte ngelesh katnar i vogel ? ? ?
Haha Tema ne vend te vendosi vetullat,ka nxjerre syckat.Shkrimi amerikanit kapitalist eshte realist,gjykimin e nxjerrin shqiptaret.Titullin e vendosin gazetaret… Atehere kishim parrulla ,sot na verbojne reklama.Sot te verbojne vezullime dritash ne qendra,periferia zhytur ne erresire.Mallra kishte me pak,por funksiononte thenia”pak’ e sakt”
Enver Hoxha per cfare beri per Shqiperine e shqiptaret , do rrefehet si ne legjenda..
Mua shkrimi i këtij gazetarit amerikan më duket shumë realist dhe i mprehtë. I ka kuptuar gjërat bukur dhe shpejt. Ajo ishte Shqiperia e vitit 1971. Ndofta më e mirë në shumë drejtime se kjo e sotmja.
Fanar ndriçues ne brigjet e adriatikut jonit dhe mesdheut.
Per uhaha mut ha …. sa per dijenine tende une kam plot 30 vjet qe i kam thene bye bye vendit ma te lumtur ne bote simas jush e kjofte largut ,
edhe kam nje jete te kenaqshme ketu ku jetoj pertej Atlantikut , keshtu qe mos te haje meraku per mua .Persa i takon sherimit une nuk kam nevoje te sherohem sepse te pakten qe ne moshen 10 vjećare e kam urryer ate sistem , keshtu qe ju keni nevoje per sherim , por fatkeqesisht duket se nuk ka doktor qe ju sheron …. aresyejen ti me shoket tuaj e dini krejt mire ….. komunizmi plus islamizmi vedhezer …… KU FJALA LIRI ESHTE VETEM NE LETRA ….
Kujt i plas se c’bejne gomeret si ty o analfabet. Trupeshk si puna jote edhe ne Mars te shkojne prape gomere do ngelen. Ti vazhdo laj pjata, por do besh mire te mbarosh shkollen fillore njehere ? ?
Si gjithmone jetojme me anet negative ne shqiptarer… ok nje sistem primitiv komunist i mbyllur perse sidomos ato mbas viteve 80-90 ku rruget- kufijte duheshin hapur… pasi rinia po ne ato vite kuptoje gjithcka per ta rrezuar ate sistem gje qe u be… por perfundoje mbas viteve 90-t ne dore te gabuar… ku nga politika dhe DEMOKRACIA s’arriten qe ky vend te rrinte ne paqe me veteveten por shtuan plaget shqiptareve… nejse… dicka pozitive per ate sistem ka pasur… psh ushtria,marina etj..ku kemi pasur me shume se 100-d avjone luftarake… ku po kete shifer e kane greket sot.. nendetse 6 cope etj etj.
Dola pak nga tema por duhet te flitet- shkruhet dhe per ata qe gjysherit tane punuan dhe sakrifikuan per te miren e vendit.
L R , me pelqen shkrimi yt keshtu qe une do te permend 3 pika simas mendimit tim . E para kur diçka eshte pozitive nuk ka nevoje per koment ,2 ti thua se vendi ra ne duar te gabuar ok por a nuk erdhen keta nga sistemi e nga shkollat e indoktrinuara te para 90es , ose ma sakte komunistat e paten ne dore e komunistat e kane perseri , 3 – ketu nuk bahet fjale qe une te bej ushtarakun por çka dreqin i duhej vendit tone gjithe ai armatim plus qindra mbase mijera tunele trashe pa fole per mijera bunkere ??!!, (kur gjithe bota ishte kunder nesh enveri thoshte ) e nga ana tjeter me nje popull pothuajse pa asnje te drejte prone ose vote, ne nje vend qe te mjaftonte nje fjale goje e te kalbeshin ne burgjet e ferrit komunist enverian,Kjofte largu e pergjithmone e jetes …Kurse per gjysherit , une do te thoja baballaret tane respekt , por shume keqardhje, punuan si skllever por per çfare ,qesharake, pagat fillonin nga 40 lek deri ne 140 ne ferma gjoja me rezultate te mira, se ćfare mun te bleje me keta lek mund te pyesesh prinderit e tu ….. F L M .Me fal L R sepse ti duket nuk perfshihesh ne kete emerimin qe une kam ne komentet e mia …..
O trushpelar, shko meso shkrim e kendim o pjatalares amerikan ? ? ?
heroin e kombit e perflasin sepse vete jan te felliqur, duke filluar nga Mero Baze njeri me 100 fytyra, i lepiu kembet enverit, pastaj saliut dhe mbaroi me ramen, mbase nuk i dihet kthehet te luli