Bill Gates: Zgjidhja për COVID e lehtë në krahasim me ndryshimet klimatike, mbani mend këto shifra

15 Shkurt 2021, 12:51Bota TEMA

51 miliardë dhe 0- dy numrat që Bill Gates thotë se duhet t’i dini për ndryshimet klimatike. Zgjidhja e problemit të klimës do të ishte “gjëja më e jashtëzakonshme që njerëzimi ka bërë” ka thënë ai. Duke e krahasuar me pandeminë aktuale, ai është shprehur se përfundimi i saj është ‘shumë, shumë e lehtë” në krahasim me zgjidhjen e problematikës së klimës.

Libri i ri i Gates, “Si të evitojmë një katastrofë klimatike” është një guidë për  trajtimin e ngrohjes globale. Gates është shprehur se nuk duhet nënvlerësuar shkalla e sfidës që kemi përpara. Sipas tij, 51 miliardë është numri i tonëve të gazrave serë që bota i shton atmosferës çdo vit.  Dhe 0 (zero) është shifra ku ne duhet të arrijmë me emetimet.

Energjitë e rinovueshme si era dhe dielli mund të na ndihmojnë që të dekarbonizojmë elektricitetin por kjo është me pak se 30 % e emisioneve në total. Ne po e dekarbonizojmë edhe 70 %tjetër të ekonomisë botërore, hekurin, çimenton, sistemin e transportit, prodhimin e shumë më shumë se kaq.

Ne thjesht nuk kemi mënyra që ta bëjmë të njëjtën gjë edhe më shumë sektorë të tjerë.

Përgjigjia,shprehet Gates per BBC, do të jenë përpjekjet e inovacionit në një shkallë që bota nuk e ka parë më parë. Kjo duhet të nisë me qeveritë, argumenton ai.

3 komente në “Bill Gates: Zgjidhja për COVID e lehtë në krahasim me ndryshimet klimatike, mbani mend këto shifra”

  1. Qinani ne mal says:

    S osht gjo edhe kapitalizmi.
    E qelb planetin me superprodhim.
    Komunizmi i varfroi njerzit me paprodhimshmeri,duke i bo me “elegant” sesa karkalecat nga mosngrenija,kapitalizmi ,jua ka trash bythet barqwt qafat dhe trut aqsa s mendojn se çe neserme i pret…
    Gjeni diçka tjeter…si kafshet…pa prodhim..ha pa lek..fli pa brek…ka lezet..
    As tym as gaz as pluhur as zhurm..veç qetsi pyll er..lum..

    1. Fer says:

      Hahahahah…
      Me kenaqe.. Qinani ne mal.

  2. ABC KORCA says:

    Kryesoria qe tha eshte: Duhet rifillim dhe kjo do sjelle kaos industrial. Ky nuk eshte mendimi im tha Gate por i nje profesori japonez (me duket).
    Profesori tha:Mos kekoni cfare eshte kausi industrial dhe pasajot, sepse juk jemi ne(njerzit) shkaku qe industrite po bejne namin me gazrat toksike, ne jemi zgjidhja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje