Një ngjarje e pazakontë regjistrohet në spitalin napolitan ”Asl Napoli 2 Nord”, sipas gazetës italiane ”La Repubblica”, që e ka publikuar ngjarjen edhe në rrjetet sociale.
Pasi kishte vdekur nga Covid-19, që në muajin nëntor, për tre muaj një familje ka kërkuar kthimin e sendeve personale të të ndjerit.
Djali i tij Salvatore Ferrillo, me një letër të botuar nga ”La Repubblica’, rrëfeu edhe një rast tjetër plaçkitjeje.
“Unë nuk heq dorë, zinxhiri i floririt dhe besimi në Zot ishin të vetmet gjëra që babai im duhej të na jepte.
Ata janë si relike për ne”, thotë Salvatore. Ndërkohë, në regimet e lexuesve gjen shembuj të tjerë të grabitjes së viktimave. ”Fatkeqësisht i ndodhi edhe nënës sime, e shtruar në spital në Guastalla”, thotë Simona Spaggiari.
”Asaj i hoqën një zinxhir me një medalje me imazhin e babait tim. Këtë zinxhir po e kërkojnë prej dy javësh”, shton ajo.
”Kush e ka marrë shpresoj që ato lekë t’i shpenzojë për ilaçe”, përfundon e revoltuar ajo.
Një tjetër lexuese, Mary Ibridi, shkruan se motra e saj gjendej e shtruar në spital. ”Më 6 shkurt, motra ime u shtrua në spital, në Torino në klinikën Cellini për një operacion.
Asaj i vodhën një unazë që kishte harruar ta linte në shtëpi”, shkruan Mary.
Nuk ndodhkan vetem ne shqiperi keto lloj veprimesh antinjrezore.Turp i madh.Njerez kafshe.
E duam Shqiperine si gjithe Europa. Ka 30 vjet qe na drejtojne politikat e BE-se . Dhe e kane bere Shqiperine si vetja. Per 40 vite i vodhi shqiptaret komunizmi. Tashti ka 30 vjet qe po na vjedh BE me poltika antisociale.Plus imoralitetit neper shkolla dhe LGBT-se qe na e kane futur deri ne parlament e qeveri si teme kryesore te dites.Jam dakort me disa qe kerkojne Turqine si shpetim dhe jo BE-ne.