FOTOT: Kështu e gjetëm Shqipërinë e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë, 30 vjet më parë

15 Shkurt 2021, 09:32Politika TEMA
FOTOT: Kështu e gjetëm Shqipërinë e Enver Hoxhës e

Nga Frank Shkreli

Ishte fillimi i dekadës së ndryshimve të viteve 1990.

Vetëm disa javë na ndajnë nga 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, pas një ndërprerjeje prej gjysëm shekulli.  Besoj se Ambasada e SHBA-ave në Tiranë e shënon çdo vit datën e rivendosjes së marrëdhënieve midis Ëashingtonit dhe Tiranës, më 15 mars, 1991, ashtu siç e kujtojnë shumë shqiptaro-amerikanë, përfshir edhe autorin e këtyre rreshtave, si një ngjarje historike dhe një ditë që, më në fund, bëri të mundur bashkimin eventual të mijëra familjeve shqiptare të arratisura ose të dëbuara nga atdheu prej regjimit komunist enverist, që sundoi Shqipërinë me dorë hekuri prej pothuaj gjysëm shekulli.

Unë dhe disa shqiptaro-amerikanë të tjerë ishim ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) të merrnim pjesë në ceremoninë historike të 15 marsit, 1991 për nenshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendosi marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqipërisë, pas një ndërprejeje prej gjysëm shekulli.

Për më tepër, unë kam pasë nderin dhe privilegjin të isha edhe anëtar i delegacionit të parë diplomatik të Shteteve të Bashkuara, i cili disa ditë pas nenshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në Ëashington midis dy vendeve tona, u nisëm për në Shqipëri për të ndërmarrë masat e para për hapjen e ambasadës amerikane në Tiranë dhe njëherazi për të marrë pjesë në zgjedhjet e para “pluraliste” në Shqipëri.  I kujtoj ato ditë si ndër më shpresëdhënset për komunitetin shqiptaro-amerikan se më në fund diçka po ndryshonte në atdheun e të parëve tanë.

Ishte e vështirë ta merrnim me mendë, por Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në atë kohë, Z. Muhamet Kapllani dhe dy përfaqsues të opozitës së re demokratike të posa formuar në Shqipëri, Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramos Pashko ishin të pranishëm në Departamentin e Shtetit, për të nënshkruar memorandumin për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të ndërprera aq brutalisht nga Enver Hoxha, pothuaj 50-vetë më heret.  Në komunitetin shqiptaro-amerikan, në atë kohë, në raste festash ose takimesh të ndryshme gjatë sundimit komunist, njerzit përshëndeteshin duke uruar njërin tjetrin, “Në Shqpërinë e lirë!”

Nënshkrimi i Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Ëashingtonit dhe Tiranës zyrtare nga Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze, Z Rejmond G.H. Saitc dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Z. Muhamet Kapllani, (më 15 mars, 1991) ishte prova më e mirë se dëshira e madhe e shqiptaro-amerikanëve, për një “Shqipëri të Lirë”, më fund dukej se po realizohej.

Diplomati amerikan, Z. Seitc në fjalën e tij me atë rast pasqyroi pritjet e gjata dhe shpresat e komunitetit shqiptaro-amerikan të shekullit të kaluar, duke theksuar se, “Marrëdhëniet midis vendeve tona fillojnë me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Udrou Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar.  Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare, disa prej të cilëve janë sot në këtë dhomë, të cilët nuk e harruan atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

Fatkeqsisht, kontaktet për shumë shqiptarë të Amerikës me Nënën Shqipëri ishin vetëm në kujtimet, në mendjen dhe në shpresat e tyre, si dhe në besimin në Zotin se një ditë, do të ndodhte ndryshimi i madh, se do të vinte dita e do të ribashkoheshin me familjet dhe të afërmit e tyre në Shqipëri.  Hapi i parë i reralizimit të kësaj dëshire u hodh, pikërisht, 30-vjetë më parë, më 15 mars, 1991.

Nëtë kaluarën, unë në kam reflektuar në disa shkrime të mia tepër modeste dhe nepërmjet disa intervistave mbi rivendosjen e marrëdhënive diplomatike midis dy vendeve tona dhe mbi rëndesinë e tyre për të tashmen dhe për të ardhmen e Kombit shqiptar. Prandaj nuk dua të përsëris ato që kam thenë më përpara, në përvjetore të tjera të kësaj date historike, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Por, kësaj radhe deshta vetëm që të kujtoj këtë datë në kuadër dhe në pritje të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomataike SHBA-Shqipëri – një datë tepër e rëndësishme në jetën time profesionale — për mua edhe si indidvid dhe për shumë bashkombas shqiptaro-amerikanë që gjatë dekadave kemi patur fatin të sigurojmë strehim politik në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Kësaj radhe po ndaj me lexuesit vetëm disa foto të përzgjedhura nga vizita e delegacionit të parë të DASH në Shqipëri në mars/prill, 1991 për të kapur sadopak atmosferën dhe rrethanat në të cilat, me kolegët e nderuar të Departamentit Amerikan të Shtetit, e gjetëm Shqipërinë komuniste, 30-vjetë më parë.

15 komente në “FOTOT: Kështu e gjetëm Shqipërinë e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë, 30 vjet më parë”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Ja edhe nje trim pas beteje!…
    Nje shqiptar i vertete!…

  2. Tuk Tuk says:

    Na kenaqi Feja e pedofileve te vatikanit Frank,,,,Shqiptaret i dine hallet e tyre vete,,,nuk presin Te shitur qe iken per 50 vite dhe erdhen tu mesojne dhierokraci tip sali qeni serb….Njerezit ishin fukara po jo pa dinjitet si sot… na kenaqi Amerika jote ,vetem llogje kot 30 vite….po ti Frank cfare i solle Shqiperise,,,,pervec se e nxive dhe e spiunove per 50 vite tek serbet dhe Amerikanet,,Enverit i hengret loqen,,populli i shkrete i pagoi dhe po i paguan kusuret si dje dhe sot…

  3. Sancho says:

    Plazhet ne mars paskan qene bosh dhe ky qenka habitur. Bosh do ishin po te vije dhw ne prill ?

  4. Qytetari says:

    Foto e fundit “grup te rinjsh…. femije nga kl pare tek e pesta……. shkrimi,me shume ishte “a doni me per Belulin”……. Per te gjithe shqiptaret,eshte plotesisht e qarte qe aleatet tane jane SHBA dhe BE…. Qytetari

  5. trendafili Permetit says:

    Bravo qe i ke ruajtur keto foto, per brezin e ardhshem se keta te sotmit kane harruar veten me keto qe prute, por ne ate foton 8 pse genjen? Pse te rinj jane ata apo femije kopshti?! Prandaj here tjeter nxirr ndonje foto kur Sali Berisha shkonte me lope por nuk e kulloste, e çkrih me hu. Ke apo te te dergoj nje une?

  6. E verteta says:

    Do kishte qene mire te kishe fotografuar uzinat e pleherave Azotike. Kombinatet e tekstileve, kombinatin e Konservave ne Vlore, Fabrijen e Shkrirjes se bakerit e uzinen e telave, kombinatin e Autotraktoreve, Uzinen e prodhimit te Instrumenteve te Precizionit te larte, e dhjetera te tilla ne cdo rreth nga Jugu ne Veri. Po keto nuk i kane bere pershtypje ketij sjellesi te lirise, pershtypje i paska bere rruget bosh.

  7. Ujku Plak says:

    Bei krahasimin sa Mjeke te Zote kishte dhe sa ka tani, sa intelektuale kishte dhe sa ka sot, si ishte Mesatarja e Moshes dhe si eshte sot, sa Pedagog, Ushtarak, Inxhijere etj kishte dhe sa ka sot, krahaso jetet e humbura te njerezve dhe Nenat e lenduara pa drejtesishte atehere dhe sot ku perdhunimet nuk falin as Femijet, njerezit qe vdesin se nuk paguajn dot Mjekun, njerezit qe vdesin nga Sida, Droga, te mbytur ne Dete dhe disa ushqim per Kafshet e Egera ne Male per te Kaluar Kufijte, disa kane bere vrasje prej Drejtesise qe shkonete mbas Lekut etj

    1. joel shkodra says:

      O ujku, thyej shyqyr qe nuk ka fotografuar radhet e nates per 1 liter qumesht, radhet me bidona vajguri, radhet me gure para dyqaneve te perimeve. Se sa per zboriste e pune vullnetare, me 1991, nuk kishte me.

  8. GREY WOLF says:

    Ishte koha kur arrnonim deri tek mbathjet dhe corapet dhe rrobat i lanim ne darke dhe i vishnim ne mengjes, qeset i lanim me sapun dhe i riperdornim, kavanozet/shishet i kthenim per te marre pak qindarka mbrapsht POR LUMENJTE TANE NUK KISHIN QESE/RROBA/KAPACKA VARUR NEPER PEME E NGECUR NEPER BRIGJE DHE MUND TU PIHEJ UJI NGA BURIMI E DERI NE DERDHJE. Rronim ne shtepi modeste dhe te vogla por MALET TONA NUK ISHIN MBUSHUR ME GROPA GURORESH QE SHESIN TOKEN TONE NE SHKRETETIREN E DUBAIT POR ISHIN TE MBULUARA ME PYJE TE GJELBERTA E TE SHENDETESHME.
    Te bukur liri-demokraci qe na prute. Nje konsumerizem e nje grykesi idjote qe nuk shikon me larg se mu tani dhe qameti u befte pasketaj.

  9. Shkurt muhabeti ne ishim popull ku fjala liri ne çdo aspekt te jetes nuk ekzistonte , plus ishim nder popujt ma fukarej te botes , pa breke ne bythe , por ama ishim popull krenare , si edhe te lidhur si mishi me kocke e lekure me partine e me kjofte largun , sa te lidhur e te lumtur ishim kujtoni ambasadat e anijet se si po largoheshin sklleverit nga parajsa enveriane ….. Kam nji pyetje mbase me te drejte ankoheni per ecjen e vendit mas 90es , por kurr nuk flisni per shkaqet , qe ne fakt shkaku i te keqes jeni ju njeriu i ri i shkollur ne shkollat e kjote largut e pergjithmone e jetes ….Turp njerez me mendje bunker keni goje te shani artikull shkruesin i cili nuk ka fotografuar asgje nga ajo kohe kur vendi ishte i mbushur me skllvever , kujtoni pak popullsine fshatare te reskapitur te perçmuar e te injoruar nga nje racizem i pa pare te pakten ne Europe , Pse pse e dini mire ju mendje bunkeret e envert …

    1. Tuk Tuk says:

      Ti e mbron vetem se eshte malok dhe malok vetem per drejtuar Shtetin nuk bejne,,,shiko xhaxhi saliun te kuptosh…e kishin bythen keq fshataret gjithe diten tallnin bythen dhe shtepite e spitalet e shkolle the falas…sot i perdhunon kanuni dhe te fortet dhe vjelin domatet e italianit e presin shna Pietrin te ju sjell ndonje vize nga qielli per ne varreza me nga 2 milione varrimet me bekimin e pedofileve….nuk ka ndryshuar asgje per mire,,Amerikanet kur shkon per nje vize te shikojne edhe dhembet…nga ato qe thoshte komunizmi per kapitalizmin cdo njeri e kupton qe kishin te drejte…keta spiunet e UDBse per 50 vite bythlepires amerikan nuk kane goje te hapin se punesimi ishte zero dhe me nje mije leke ishe mbret,sot mbreteron injoranca,kurvat,hajdutet dhe loqe si puna jote….materialet e kapitalizmit jane konsum jo ushqim per lumturi…ha dhierkracine e fatosit,saliut,ilirit,edit.dhe vdis 50 vite nga ushqimet me kancer dhe hapu bythesh me nje benz te dhier dhe pa asnje lloj lumturie,por zilie dhe lakmie per te vrare komshiun dhe per tu hequr Italian,Grek,serb ,,rrofte dhierokracia tip Elez Biberi dhe Kapitalizmi i Borronicave te shkelzenit …. u kenaqem duke pare greqine e gabeleve,italine e hajduteve,dhe evropen e bythqireve e pedofileve….

  10. Hans says:

    Nè USA jeton njè tjetèr Shkrel tè cilin e njohim si njè mashtrues tè madh, ndèrsa ky Frenk SH. qènka njè i vogèl. Enveri ndèrtoi njè shtet tè fortè me njè popull tè varfèr. Ndaj ato fotot qè paraqesin shqipètarèt si rrjepsa janè pèr qèllim tè keq. Tani ky Frenk qè bèn si amerikan thotè qè nè Mars tè ’91 i gjeti rrugèt bosh, normale mè 5 Mars u hapèn Portet dhe Kufiri Shtetèrorè ku rinia morri rrugèt, pleqt dhe fèmijèt u mbyllèn nè shtèpi nga frika e hordhive turke tè Saliut e Azemit…. Gjithè propaganda se Shqipèria nuk kishte ‘bukè’ nè nj kohè ku reervat shtetèrore ishin plot. Bllokada ekonomike ndaj Shqipèrisè bèri tè mundur bllokimin e ekonomisè, jo vetm kaq por, Ramizi kishte vite qè nuk merrej me ekonominè dhe pregatitej pèr kthesèn e madhe. Rrjedhimisht e bènè tè pamundur atè jetèn normale dhe tè qetè qè baballarèt tanè kishin ndèrtuar pèr disa dekada. E gjitha ajo pasuri e pèrbashkèt duhej tè mbrohej, por SI: – Ajo ishte e projektuar qè tè vidhej, pèrvetèsohej, tè shkatrohej…ky ishte qèllimi dhe ja arritèn. Shqipèria ka tridhjetè vite qè ka lidhur mardhènie me USA dhe jemi nè dorèn e sajè dhe tè EU, çfarè kemi arritur me kèto vite??? Unè di qè me URSS kemi patur mardhènie rreth 16 vite, me Kinèn 17 dhe gjatè kètyre viteve Shqipèria nga njè vènd gjysèm feudalè u kthye nè njè vènd bujqèsorè industrial. Po tani jemi njè vènd cassual! Nuk ja vlen tè zgjatem por ky Shkreli kur pèrmend zgjedhjet e ’91 qè nuk u njohn nga amerika e Biberajt&Shkrelit dhe quajtèn zgjedhje tè ndershme ku njè ambasador i tyre i fut tè numèronte ‘VOTAT’…Shqipètarèt kanè patur shpresè e njè far besimi tek Usa por qè zhgènjimin e sollèn ata shqipètaro-amerikanèt duke menduar se NE ishim ato tè kohès sè Zogut dhe Musolinit e ndèrsa nuk ishte aspak kèshtu. Ka njè dallim tè madh thelbèsorè midis shqipètarève tè larguar pas LIIBotèrore dhe atyre tè Larguar pas ’90. Kush tè dojè le tè shkruaj dallimin midis shqipètarève mèrgimtarè tè kohèrave tè ndryshme, m shumè pèr tè bindur ata tè ‘vjetrit’ se sa pèr veten tonè.

  11. Shaqo says:

    Ndryshimi shime i madh: vlera e jetes 0 leke,
    o leket atij kirurgut Prifti o vdis, o pjesetar ne trashegimi te prones Gjingjoni o nuk je pronar, shkollat po i ndiqni te gjithe, s’ka mbetur shqiptar pa diplome te larte, dhe sa per liri te fjales, fol sa te duash, por nje dite si Trebicka apo Santo, e ku numurohen bemat e 30 vjeteve, erdhen -si thote Ngjela, pa breke dhe jane miliardere. Dhe te gjithe jane me se shumti veriore. Keshtu o Shkrel jemi mbas 30 vjetesh. Te ishin ruajtur vlerat, gjysma e se keqes, Shqiperia u dogj nga falangat veriore e kosovare 3 here, percarje me te madhe kombi shqiptar nuk ka patur asnjehere si kjo e ketyre viteve te “lirise” per te vrare e djegur cfare te duash.

  12. Shaqo says:

    Ndryshimi shume i madh: vlera e jetes 0 leke,
    o leket atij kirurgut Prifti o vdis, o pjesetar ne trashegimi te prones Gjingjoni o nuk je pronar, shkollat po i ndiqni te gjithe, s’ka mbetur shqiptar pa diplome te larte, dhe sa per liri te fjales, fol sa te duash, por nje dite si Trebicka apo Santo, e ku numurohen bemat e 30 vjeteve, erdhen -si thote Ngjela, pa breke dhe jane miliardere. Dhe te gjithe jane me se shumti veriore. Keshtu o Shkrel jemi mbas 30 vjetesh. Te ishin ruajtur vlerat, gjysma e se keqes, Shqiperia u dogj nga falangat veriore e kosovare 3 here, percarje me te madhe kombi shqiptar nuk ka patur asnjehere si kjo e ketyre viteve te “lirise” per te vrare e djegur cfare te duash.

  13. Sal-serbi. says:

    Shyqyr qe ju mbyll goja shpellarit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje