Nga Skënder Minxhozi
Për ne që jetojmë këtej kufirit shtetëror që ndan dy shtete shqiptare, mëngjesin e 15 shkurtit, teksa lexojmë rezultatet e zgjedheve kosovare, shija dhe përshtypja bazë është ajo e një vetëdorëzimi pa kushte. Një vetëdorëzimi që ka nisur të maiset shumë vite më parë, kur kemi krijuar iluzionin se jetojmë në një shoqëri demokratike, me rregulla loje, ligj dhe zgjedhje.
Ja pra që Kosova më e vogël dhe më e traumatizuar se ne, arrin të në japë në mënyrë të përsëritur leksione demokracie. Ne, shtetit amë 109 vjeçar! Një shteti që prej 30 vjetësh kujton se është qendra e botës, që jeton në një egocentrizëm mesjetar, naiv dhe qesharak, duke ndërtuar historinë e tij meskine të sherreve, krizave dhe luftës së gjelave që ngrefosen shesheve të Tiranës me shishe benzine në dorë. Gati për të djegur shtetin, sa herë t’u bjerë rruga.
Ndërkohë Kosova voton. Një herë, dy herë, tre apo katër herë. Shkon në zgjedhje sa herë që bien shumicat parlamentare, sa herë që partitë nuk merren vesh mes tyre. Nuk djeg mandate, nuk i ve flakën godinës së qeverisë. Shkon e voton! Bën gjënë e duhur!
Ka pasur shumë debate këto javë rreth asaj që do të sjellë në politikën kosovare dyshja Kurti-Osmani. Është normale që qëndrimet e tyre, vizioni i tyre për politikën e brendshme, qëndrimin ndaj Serbisë, marrëdhëdhëniet me Tiranën, pozicionin ndaj luftës, korrupsionit e gjyqeve patriotike – të jenë të gjitha objekt debatesh e dilemash. Do ketë kohë për të folur e gjerë e gjatë për to, kur qeverisja e re të fillojë të heqë petët e programit të saj.
E megjithatë, në fund të këtyre zgjedhjeve dimërore që Kosova mbajti, kryelajmi, kryefjala dhe kryetema që ka prodhuar Prishtina politike, është ajo e ndryshimit që vjen përmes votës. Ky është hapi i madh i normalitetit, mesazhi i fortë i stabilitetit demokratik që sjell populli i Kosovës në eterin e popujve.
Një mesazh që bëhet gjithnjë e më i fortë, nëse pasqyrës kosovare, i vëendosim përballë pasqyrën plot gunga të shtetit tjetër shqiptar. Në këtë anë të kufirit, një aradhë xhaketash të kthyera nga dy-tre herë, që s’ka ku i kafshon më aq qeni më i lodhur i lagjes, bëhen gati të hyjnë me dy gishtat e fitores në skenë.
Lista ka emra, ka karriera, ka edhe shkallë konsumi të personalizuar. Shikoni dhe mbani shënim, pasi janë shifra shumë të thjeshta. Dy partitë që sfidojnë sot qeverinë aktuale, kanë të dyja në krye të vendit, dy politikanë që së bashku kanë 60 vjet karrierë politike. Më shumë se Enver Hoxha ditën që vdiq. Sali Berisha dhe Ilir Meta i kanë imponuar PD-LSI, pra opozitës së bashkuar, siç e quajnë vetë, kartelat e tyre të lashta të aktivitetit politik. Janë ulur këmbëkryq, njëri nga Presidenca e tjetri nga Facebook-u, duke sfiduar statute e rregulla loje, në funksion të një fushate elektorale ku vetë ata thonë se në 25 prill duhet votuar “për ndryshimin”!
Përballë kanë një parti e cila nga tetë vitet e pushtetit ngjan realisht e konsumuar dhe e lodhur, por që kryetarin historik të saj e ka prej vitit 2005 në pension të vërtetë. Në fakt ajo që i konsiderohet Edi Ramës si e metë, ka qenë jo sepse s’e ka shndërruar e përmbysur PS e djeshme, por sepse e ka ndryshuar më shumë seç duhet. Edhe armiqtë më të mëdhenj të PS, kritikën kryesore sot kanë që socialistët u shndërruan në rilindas e nuk njihen më çfarë janë!
Po djathtas dhe në qendër?! Aty ku “banojnë” Sali Berisha dhe Ilir Meta?! Aty s’ka nevojë për ndryshim, sepse dy mumjet më të lashta politike të tranzicionit shqiptar kanë vendosur të vijojnë të mbeten në lojë edhe për shumë kohë. Berisha theu të gjitha kriteret e Komisionit Nishani, duke vendosur vetë kandidimin “ku të ketë dëshirë”, siç u shpreh Lulzim Basha. Kurse Ilir Meta, i ulur në poltronin e Presidentit, flirton përditë me mend, me nga një post eventual ministri në qeverinë e re, përfshirë atë të ministit të brendshëm!
Kjo pamundësi totale e klasës politike shqiptare për të ndryshuar, stonon klithshëm sot, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë. Sepse kosovarët çuan për “skrap” me votë brezin që kishte bërë luftën, kurse ne nuk çojmë dot në pension as zullumqarin që bëri vitin e mbrapshtë ’97! Kjo është diferenca e madhe, që sot na nxjerr të turpëruar me Kosovën. Të tjerat janë vetëm pjesërisht të rëndësishme.
TE LUMTE I NDERUARI SKENDER , NJE SHKRIM SHUME I BUKUR DHE PROFESIONAL. TI MUND TE QUHESH PA FRIKE , NJE NGA GAZETARET ME TE SHKELQYER TE GAZETARISE SHQIPTARE . RESPEKTE , RESPEKTE PER PENEN TENDE SHUME TE VECANTE DHE QE CDO SHKRIM TENDIN E PRESIM ME PADURIM E KENAQESI . SUKSESE O MJESHTER I PUBLICISTIKES .
Diferenca e vertete Skender qendron ne faktin se Kosova me gjithe problemet e veta nuk e prek voten as me bandite as me kriminele. Nuk e bejne sepse funksionon ligji, nuk e bejne edhe pse nuk i lejon opinioni i cili ne ndryshim nga ketu nuk shet bythen per nje vend pune te gruas. Sa per mumifikim po te kujtoj se Berisha ne 30 vjet aktivitet politik ka qene ne pushtet vetem 12. Ndersa Rama ne 23 vjet aktivitet politik ka qene ne pushtet plot 21 vjet dhe nderkohe qe Berisha vazhdon punen ne fb, Rama kerkon qe kete 21 ta beje 25. Fitorja e Kurtit ne Kosove eshte fitore e ndryshimit. Ne Shqiperi ndryshimi nuk eshte vazhdimi me Ramen por ndarja me dike qe ka 21 vjet ne pushtet e qe nuk ka asnje bilanc tjeter pervec inkriminimit te politkes me bandite dhe blerjes se mediave e gazetareve me para e favore.
Ti e kerkon rotacionin per arsye arithmetike, por nuk ka ligj qe te justifikoje pretendimin tend. Ligji i vetem eshte vota, ajo vendos se kush drejton shtetin. Arithmetiken leja lulit se e di mire ai.
Shqiperia edhe me Edin o Minxhoz. Mbi te gjitha me Edin. Te vetmin dhe te pazevendesueshmin Edi!
Do te votojme Ramen se alternativa eshte sketerre. Por realisht, vendit i duhet nje opozite, nje alternative e vertete.
Skender, ke te drejte nga nje kendeveshtrim.
Por ne nje kendeveshtrim tjeter duket KOMPLET E KUNDERTA.
Une mund te argumentoj psh se situata ne Kosove i ngjan shume Shqiperise se 1992.
Kosoves ju desh mbi 10 vjet te largonte “Grupin e Luftes” dhe te sillte ne pushtet nje opozite solide dhe populiste, si kjo qe fitoi dje.
Tani ata kane Sali Berishen e tyre qe u imponua me politiken ” po nuk me provute mua, une do vahdoje ta shkaterroj kete vend” .
Shqiperise ju desh 1 vit me zgjedh Berishen dhe 30 vjet sikurse thua ti per ta shkul (nese do shkulet me 25 Prill).
Kosoves nuk e dime sa kohe do i duhet per ta shkul Albinin. Sa civile dhe demokratike do te jene zgjedhjes ne Kosove tani fillojne e numerohen. Uroj nga zemra ta kem shume gabim, por shenjat e para paralajmerojne re te zeza.
Edhe Shqiperia zgjedhjet e 1991 dhe 1992 i kishte model qetesie dhe rregulli.
I dashur Minxhozi! Fitorja e Albinit eshte si fitorja e Pirros! Per interesat e Kosoves duhet komunikimi! Ky mungon dhe do te mungoje! Saliu eshte akoma me nje shprehje karakteristike e konfliktit! ” i hodhen koken e dhise ” -thote Saliu! Keshtu do te beje edhe Albini! I mungojne aftesite qe te degjoje bisedoje dhe te vendose! Berisha i vuri zjarrin Shqiperise dhe Kososves! Albini vete dhe i puthdoren! Le te presim!
Mirmengjes
Shume i drejte shkrimi,
POR,
Duhet te jesh edhe REALIST,
Po te shikosh partine Vetëvendosje, ajo ka mbajtur gjithmone po nje linje, ka qene gjithmone per te luftuar korrupsionin, mbrojtjen e kufijve te Kosoves, mireqenien e popullit, etj etj etj ……….
KURSE,
Tek neve,
Ka rreth 22 vjet qe eshte nje person qe erdhi nga Hiçi -sipas atij qe e vuri, me pas thoshte që e mori me thonj pa prerë nga Parisi, dhe u be minister , e te tjerat me radhe,
PA ASNJE MERITE,
Dhe aktualisht eshte mendjendrituri i Shqiperise,
Ku per fat te keq, nga sa kam pare ne media, ndihet me komod, me i relaksuar kur takohet me Vuçiç, se sa kur takohet me Albin Kurtin.
Etj etj etj ………
Apo te duket gjenerate e RE, grupi i ”mjaft“, qe vijne pa shkolle te larte-universitet, deri tani nuk e kam pare ta kene reklamuar diplomen e universitetit ne media,
Dhe martohen ne kalane e Gjirokastres, a thua se ishte sulltani i ketij vendi,
Apo flene ne hotel 900€ nata,
Apo behen drejtore doganash, dhe o burra te vjedhim sa te mundim.
JO,
Se eshte me i mirë grupimi tjeter, pra ata qe ishin ne pushtet dhe pretendojne te vijne ne pushtet.
NUK MUND TE KRAHASOSH,
Cfare ndodh ne Kosove dhe cfare duhet te ndodhe ne Shqiperi.
Shume e thjeshte,
Sa shkruajta me siper nuk e kam pare deri tani, qe kjo te kete ndodhur me politikanet ne Kosove.
Pra,
Te vijne nga Hiçi, dhe te kene parametrat e politikaneve tane.
I nderuar Shqiptari, politikajt e Kosovës janë copy paste e atyre të Shqipërisë. Kurti – Berisha, Vjosa Osmani – Monika Kryemadhi, Enver Hoxhaj – Mediu, Hoti – Basha, Haradinaj – Meta, Thaqi – Nano, Limaj – Idrizi…
Ta paska djeg içik, po içik fare. Hajt se vjen shpejt 25 Prilli, bëj gati një tjetër artikull.
KOSOVA NUK DO TE KISHTE PATUR MUNDESI PER TE ARRITUR KETE FITORE QE E ARRITI NE 14 SHKURT. KJO ERDHI SI PASOJE E LARGIMIT TE THACIT. ME LARGIMIN E THACIT, KADRI VESELIT, U SHKERMOQ SISTEMI I PERHERSHEM I TYRE. ALBIN KURTI KA QENE GJITHMON VIKTIME E THACIT ME SHOKE.
NDERSA PERSA I PERKET POLITIKANEVE TANE, MENDOJ, QE SOT OPOZITA JANE TE PERKEDHELURIT E RAMES, SHQIPERIA ARRITI I NJE FITORE TE MADHE, KAPI PESHKUN ME TE MADH TE KOMBIT. DR. ERVIN PRIFTIN , KETU MBYLLET GJITHESHKA. ???♀️
Nje shkrim shume i vertet por hajdute dhe vrasisit nuk largone nga politika me deshiren e tyre se PSE politiken dhe pushtetin e perdorin per tu mbrojtur nga zodhumet dhe te keqija Qe Kane ber gjate ketyre viteve dhe populli ne Shqiprie Ka Qen i detyrume qe te zgjedhe te keqen me te Vogel per her e Jo te votone per nje njeri ose parti te mire ose te pa korruptume ose Qe e done atdheun dhe Shqiprine my eshte proplemi be Shqiprine
Ashtu si nano ja dha partine rames dhe saliu ja dha lulit.Ku eshte ndryshimi?
Duhet te jesh qorr qe te besh kete krahasim. Nano nuk ia dha partine Rames, Rama ia mori dhe Nano u zhduk nga poliitika. Ndikimi i Nanos ne politken shqiptare ka vite qe eshte zero. Ps e sotme eshte krejt ndryshe nga PS e kohes se Nanos, ka mbetur vetem Majko nga ai brez.
Lulit ia dhane peshqesh partine dhe Luli nuk di ç’ben. Salen e ka cekan mbi koke, per cdo gje ne ate parti vendos Sala, Lulin e ka thjesht dorodolec. Ndikimi i Sales ne politiken shqiptare sot eshte shume i madh. Njerezit e Sales i ke ne postet kyçe, ata e bejne ligjin atje, ata do dalin prape deputete deri ne 2025.
…… BRAVO….me behet qejfi qe ke marre pozicion dhe ke mprehur penen…je nga te paktet qe lexoj ne kete faqe …ju lutem vazhdoni ta beni…ju..mero…frroku…sepse jeni kenaqesi tju lexosh …vazhdoni keshtu sepse eshte sherbimi me I mire qe I beni atij vendi…#respect per ju te gjithe…
RESPEKT PER JU, FRROK ÇUPIN E MERO BAZEN!
JENI ANALIST REALIST QE I SHERBENI SHQIPERISE E MBARE KOMBIT.
KAM KENAQESI TU LEXOJ.
SHQIPERIA ESHTE NE HALL ME SALIUN E LIKE FLORIRIN.
SA TE KONTUROHET MIRE REFORMA NE DREJTESI E LIKJA E SALEU NE BURG…DHE KETU DEMOKRACIA DO FUNKSIONOJ NORMALISHT.
EDI RAMA E KA NDRYSHUAR SHQIPERINE.
KJO I TERBON SALIUN E LIKE FLORIRIN.
ATA E DUAN SHQIPERINE PA SHTET QE TI SHPETOJNE BURGUT.
DERI ATEHERE POPULLI DUHET TE VOTOJ EDI RAMEN.
25 PRILLI DUHET TI COJ PENSION POLITIK SALIUN E LIKE FLORIRIN.
KETA DY JA KAN PLASUR SHPIRTIN KETIJ POPULLI.
Gjysem te verteta dhe sofizma.Per hilet e blerjeve me para narkotrafiku nuk the gje,perse?Per votat qe blihen per buke goje apo nje cope vend pune prape nuk the gje,perse?Kosovaret jane si jane por ca gjera pozitive i kane perthithur nga ish Jugosllavia dhe Perendimi.Ne ketu direkt nga “kmeret e kuq”tek anarkia e tmerrshme dhe ne republike bananesh & narkotrafiku,ky eshte ndryshimi ,prandaj leri persiatjet sepse e di shume mire si jane gjerat,por ti je komod me kete gjendje!
NO COMMENT. I THE MOR I THE, POR KUJT IA THE!!!!!!!!!!! MARRIN VESH TALIBANET E SALI MYNXYRES APO MERCENARET E LIRIT DHE MON FLORIRIT?????????
Mir do benit ta shprehnit qysh ne fillim deshiren dhe iden tuaj . Kot na sorollate posht e perpjet me Kosoven e Albinin . Problemi eshte : Fajin e ka Saliu , Meta , dhe ne rregull ishim . Edhe propaganten kunder opozites e realizove dhe keshtu e bere detyren . Saliun dhe Meten , nuk mund ti zbojne Basha dhe Monika nga partite e tyre , ata mund te largohen me deshiren e tyre , kur te deshirojne . Rendesi ka qe lideret e PD-se dhe LSI–se te drejtojne partite e tyre , te bejne detyren ndaj partive respektive dhe zbatojne me rigorozitet programet e tyre politike . Besojse Basha dhe Monika jane ne krye te partive te tyre ;, te gjitha te tjerat jane hamendesira , apo propaganta ne kohe zgjedhjesh .. Nuk eshte se opozita , eshte me lart apo me posht se c’do levizie tjeter , ekonomike , politike , sociale , shoqerore ne vend . Leviziet ne nje shtet , zakonisht ecin paralel , me nje ndryshim te vogel nga njera tjetera . Mirpo ne jemi mesuar qe nje zhvillim apo individ qoft , e lartesojme , ose e poshterojme , ne maksimumet ekstreme . Berojse , me e mira do jete te jemi , sa me te drejte e vertete , pra realist ..
Bravo e madhe z.Minxhozi.Duhet thënë se Kurti KM vizitën e parë në Tiranë do e bëjë te S.Berisha,L.Basha e LikeFloriri.Kjo do e dëmtoi që në hapat e para.
-Kurti nuk ka këllqe të përballet me A.Vuçiçin.Vuçiçi nuk pyet Albinin për njohjen e Kosovës,por SHBA+BE.
-Kurti duhet të bëjë kthesë 180 gradë ndaj SHBA+BE për qëndrimet ekstremiste të tij,për të cilën u rrëzua.
-Kurti duhet të pranoi E.Ramën KM e jo të shpif për Shengenin e inicuarë nga SHBA+BE.
-Kualicooni Kurti-Haradinaj do jenë minus për PS dhe E.Ramën.Pasi të dy këta nuk do mendojnë për shokët e tyre në burg në Hagë.
-FLM TEMA.
Çfarè e frymèzojè dhe mundèsojè kètè uragan votash pèr VV dhe Kurtin?
Padyshim, formati i dyshes Kurti-Osmani, inteligjenca e tyre, dashuria pèr kombin, alternativa pozitive, e asaj qè mungon tèrèsisht tek ne nè Shqipèri. Mungojnè ata qè nuk kanè vjedhur deri mè sot. Kemi vetèm hajdutè ose bashkèpunètorè hajdutèsh.
Burgu i Hagès, èshtè NDIHMA mè e madhe qè iu dha Kosovès nga jashtè.
Me Thaçin dhe Veselin nè Kosovè, gjykata kushtetuese e Prishtinès, nuk kish marrè kurrè njè vendim siç e morri. 7 muaj, u desh tè pritej, pèr njè vendim qè duhej tè ish marrè brenda javès.
Nè Shqipèri, Haga nuk na ndihmon dot.
Pèr kètè, u krijua SPAK.
Me kèta mamuthè korrupsioni, siç kemi nè krye tè partive politike nè Tiranè,, harrojini zgjedhjet e lira apo proçes zgjedhor tè civilizuar.
Ata janè arsyeja e çdo tè keqeje qè pèrjeton ky popull?
Cili prokuror do hyjè nè historinè e shqiptarève, si ai qè vèrtetè rilindi shpresèn pèr njè jetè nè dinjitet?
Bravo Minxhozi, gjithmonë flet qartë. Kush ka vesh le të dëgjojë, kush ka tru le të kuptojë. Të tjerët në të Saliut e të Metës le të gjejnë qetësinë e tyre. Kjo është demokracia.
Shume e sakte analiza,po nje gje eshte e sigurte,se keta e kane mare rrugen e Mutit-thote populli,qenja ne krye te opozites e ketyre mostrave,qe vetem me akuzat qe kane bere publikisht ndaj njeri,tjetrit,me ze e figure,do ishin mjaftushem,qe sot keta dy mostra dhe unuket e tyre,sot te ishin ne burg dhe te denuar me mbi 20 vjet dhe jo te pretendojne keta funderrina te qeverisin kete vend,po nga ana tjeter qenja e tyre ne krye te opozites,i jep mundesine Rames per mandatin e trete
E vertete eshte ajo qe thote NANO se Edi Rama shiste ikona te vjedhura ne Paris ???
Ku i ka gjetur ato informacione Nano .
Pse Rama nuk e denoncon?
kokes i ke ra Skenderi po duhet ta lexoje Likja e Sala qe nuk heqin dot dore nga defteri
Me formimin qe ka ky minxhoz i vockel,,tere kohen funksionon si produkt muzeal otomano-enverist skrapi.
Fatkeqesia historike eshte se ky lloj vazhdon te perlaje llokmen e mire,ne kete vend te humbur.
Ne shqiperi Edi Rama e shqepi klasen e vjeter politike, e ka cu per skrap,Saliu me Meten jane qen qe lehin rrugeve, por nuk kane asnje mundesi te riciklohen.Me Edi Ramen Shqiperia ka bere kapercime te medha,vetem nje i verber ose dashakeqes nuk i shikon, 25 Prilli do e konfirmoj kete realitet. Ne Kosove situata eshte ndryshe, vertet fitoj Albini, por ai nuk ka dhene asnje prove se di te ndertoj, perkundrazi ka shkaterruar.
Sepse ata nuk kane Sali Berishe! Ja perse!
Persa kohe ky njeri do te jete gjalle, shqiperia nuk do te buzeqeshe kurre! Kurre!
Rama bam e Minxhozi ham
Edhe Isa Mut..stafa iku LDK do reformohet ose ose LDK-istet e rinje jane ne nje frym me Vjosen dhe keta do bashkohen me Vetvendosjen ….Kurti nuk eshte Derrisha jo ketu e keni gabim,kurti e takon Berishen sepse dera e Rames eshte mbyllyr nuk ka coptim te Dardanis kuptuat Rama mban dern e myllur per Dardanet
Kosova eshte shume me lart nga kultura politika dhe mentaliteti i popullit te Kosoves komplet ndryshe nga i Shqiperise.Prandaj po te ndodhte nje bashkim i dy vendeve Kosova do behej hale si shqiperia!