Shqipëria do lindë një Albin, kur një avion i Hagës të marrë në Rinas kundërshtarët e “Albinit të Tiranës”

15 Shkurt 2021, 12:18Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Të 4 partitë e vjetra historike në Kosovë janë fundosur me votat e shqiptarëve të Kosovës.

Në fakt, Vetëvendosja kishte garuar disa here, por maksimumin e kishte poshtë 27% dhe të pamjaftushme të qeveriste e vetme.

Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur dhe dërmuar maksimalisht nga qeverisjet e korruptuara, por establishmeniti ishte i pathyeshëm, si në Shqipëri.

Edhe Albini nuk arrinte të shkatërronte establishmentin deri sa drejtësia ndërkombëtare filloj arrestimet.

Mos harrojmë, Ramush Haradinaj u godit nga Gjykata e Hagës në kulmin e karrierës politike dhe kur po triumfonte si kryeministër me taksën 100% kundër Serbisë.

Më pas Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli u arrestuan dy ditë pasi presidenti Trump humbi zgjedhjet në Amrikë.

Këto nuk janë justifikime, por rrethana për të kuptuar që pse nuk lind dot një “Vetëvendosje” në Shqipëri.

Shqipëria ashtu si Kosova, nuk i largon dot pa pranga dhe burgosje liderët e vjetër.

Vota ështe e pamjaftueshme.

Nëse Albini do garonte në Shqipëri kundër PD-PS-LSI nuk do gjente as votēn e tij, jo se nuk do votohej, por se do vidhej.

Koha do provojë këto çfarë them kur të shikoni rezultatin e Vetëvendosjes në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.

Harroni që PD-PS-LSI të shkatërrohen nga një parti e re në Shqipëri.

Albini në Shqipëri do lindë, kur një avion i Hagës të arrestojë në Rinas, ashtu si në Kosovë liderët 30 vjeçar të politikës.

Deri atëherë s’do ketë as Albin dhe as Vetëvendosje në Shqipëri.

Kosova dje nuk ndryshoi vetëm dhe thjesht nga vota shqiptare, por edhe nga prangat ndërkombëtare.

9 komente në “Shqipëria do lindë një Albin, kur një avion i Hagës të marrë në Rinas kundërshtarët e “Albinit të Tiranës””

  1. Pema, Cadra dhe Bunkeri says:

    Shko, mo mbetje islamike…vec urrejtje dhe hakmarrje …kujton se sistemi, shteti mafjoz e i korruptuar shqiptar ku edhe ti luajte nje rol po aq negativ, do zgjidhet me vetem ndonje burgosje pa kuptuar se demokracia ne Shqiperi eshte fallco dhe diktohet nga nje elite e korruptuar, familje mafjozesh dhe gangstere ordinere dhe se pamvaresia e institucioneve eshte baza e demokracise dhe besimit per te ardhmen.

  2. Myslimani. says:

    Mire e ke. Por je kontradiktor me veten. Para pak kohesh kerkove amnisti per te gjithe kokat e korrupsionit ne Shqiperi. A po varja…ku mbajne mend keta?

  3. Viola says:

    Per cfare establishmenti dhe drejtesie nderkombetare po flet mor spahi i te huajve .Po goditet lufta clirimtare e Kosoves dhe kjo per te kenaqur Serbine. Cfare kujton se Gjermania Franca apo Evropa po mendon me shume per Kosoven se per Serbine.? Kur kosovaret ngarkuan zetoret me njerez dhe erdhen ne Shqiperi ishte UCK qe luftonte neper Kosove dhe jo Albini qe hante corben e burgjeve . Po te luftonte korupsionin nuk te strehonte ty dhe Adriatik Llallen Zj Merkel.Kosovaret i kthyen shpinen Amerikes qe i beri shtet duke zgjedhur Ce Guevaren e tyre ne krye.Te presim dhe te shohim.

    1. katarakti says:

      Mos u merr me politikë se nuk është për ty. Shko gatuaj ndonjë paçe.

      1. antipatrea says:

        Ajo paçen le ta bëjë – ç’të keqe ka , edhe unë e bëra sot … Por ato që thotë qëndrojnë , katarakti ( që shpesh më dukesh si katarakt gushti … nqs nuk jeni dy katarakte , dhe shkruani me rradhë … )

  4. vemje orientale ne token gjermane says:

    allaj ekber,o koke dhe loqe prere!

  5. George says:

    Shume i sakte!

  6. emigranti says:

    Kreshnik , si mund te krahasosh veten me Albinin.
    Je shume larg atij.
    Per te mos e zgjatur po te kujtoj vetem ndershmerine e pastertine e figures se tij , nga ku ju jeni jo larg por e kunderta e tij.
    Ndersa ju jeni i futur ne politike nepermjet shoqatave, ngjashem me Erion Veliajn, Ai e ka filluar politiken nga burgjet serbe dhe ka kaluar shume sfida.
    Kuptohet se ju doni te ulni meritat e tij, por ju edhe dyfishin e te akuzuarve ne Hage te largohen nga Shqiperia, perseri nuk arrini as cerekun e VV, sepse ju jeni nje me eliten e degjeneruar te politikes shqiptare.

  7. Nik says:

    Po Sorra nuk mund te krahesohet me Shiponjen Albin Kurti! Ky delenxhi shtiret sikur nuk e di çfar ndodhi ne Kosove me rrezimin komplotist te Qeverrise Kurti ne pik te pandemise. Gjoja nuk i ka pare sondazhet qe jane bere gjate dhe pas asaj kohe ku qytetaret e Kosoves dhe diaspora kane qene shume te pa kenaqur nga kasta e vjeter, Thaçi, Isa Skuthi, Veseli dhe A. Koti. Me siguri qe fitorja e VV Dhe Listes se Vjosa Osmanit do te ishte edhe me e larte ne se te lartpemendurit nuk do te ishin be Hage. PDK ka mare ca vota me shume vetem per hir te solidaritetit me te arrestuarit ne Hage.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje