Varianti afrikan i Covid regjistrohet dhe në SHBA

16 Shkurt 2021, 20:31Bota TEMA

Departamenti i Shëndetit Publik në shtetin Connecticut në SHBA ka njoftuar se ka zbuluar rastin e parë të variantit afrikan të Covid-19.

CNN bën me dije se varianti afrikan u zbulua pas analizave të një pacienti që tashmë është shtruar në spital.

Po ashtu Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, konfirmoi në një konferencë shtypi se një spital po trajtonte një pacient me bazë në Connecticut, i cili ishte i infektuar pak ditë më parë.

Pacienti i prekur me variantin afrikan është i moshuar dhe nuk ka udhëtuar kohët e fundit. Tashmë mësohet se ka nisur gjurmimi i kontakteve të pacientit, për të arritur që të izolohet rasti.

Nga ana tjetër në SHBA deri tani janë konfirmuar dhe 42 raste të variantit britanik të Covid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje