“Sindroma TikTok”, ekspertët ngrenë alarmin për videot me “trimëri të tepruar”

16 Shkurt 2021, 15:35Bota TEMA

Sindroma e TikTok duket se është përhapur masivisht dhe po vijon të përhapet, veçanërisht nëpërmjet videove që bëhen virale.

Më së fundmi, ekspertët kanë përhapur alarmin për një video e cila përfshin maskën me “dyllë të nxehtë”, ku “TikTok-ërsat” e aplikojnë në të gjithë fytyrën, qafën, veshët dhe hundën.

Një berber ka nxitur viralitetin e kësaj videoje, duke shpërndarë shembuj dhe duke thënë se kjo maskë është e shëndetshme. Por, Shoqata Britanike e Dermatologëve (BAD) tha se përpjekja për depilim brenda hundës ose veshëve nuk rekomandohet. Nga ana tjetër, një specialist i lëkurës me qendër në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur gjithashtu shqetësime për sigurinë në lidhje me rrezikun e frymëmarrjes së penguar.

Ekspertët propozojnë që TikTok, duhet të tregohet i kujdesshëm dhe t’i përmbahet politikave të tij ose t’i përmirësojë ato, duke paralajmëruar dhe rekomanduar për rrezikun e kësaj praktike, apo praktikave të ngjashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje