Detaje të reja dalin në dritë nga rasti i mjekut të arrestuar Edvin Prifti të cilët iu gjetën 380 mijë euro në zyrë dhe në shtëpinë e tij.
Gazetari Arsen Rusta, i ftuar në emisionin Repolitix thotë se nga hetimet e SPAK, mjeku Prifti rezulton të ketë më shumë para në bankë, sesa vetë shuma e sekuestruara deri më tani nga prokuroria e posaçme.
Ai thotë se mjeku është kapur me çantën e shpinës ku iu gjetën 50 mijë euro, të cilat sipas tij do i dërgonte në bankë pasi i kishte fituar nga një kontratë shit-blerje. Pjesa tjetër e shumës iu gjet nga kontrolli në banesën e tij.
Ndërkohë, gazetari i Report Tv, thotë gjithashtu se në bllokun e shënimeve të mjekut, janë shkruar emrat e pacientëve dhe disa shifra që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë. Por nuk dihet ende nëse këto shifra u referohen parave, qoftë në lekë apo edhe në euro.
“Blloku u gjet në sendet personale të doktorit. Është një bllok shënimesh ku kishte emra pacientësh dhe anash ka shifra, 1000, 2000, 10.000, nuk janë të shënuara nëse janë lek apo euro. Janë shifra në vlerë, se janë lekë, veprime mjekësore apo ilaçe nuk mund ta themi. Janë kontaktuar disa prej emrave dhe kanë pranuar që janë pacient tek ky mjek.
Kemi dy denoncime, një kundër denoncim dhe një audiopërgjim ku pas publikimit në rrjeteve sociale është marrë nga SPAK.
Të gjithë mund të thonë se mjeku ishte i pasur dhe çfarë problemi ka. Ka qenë një përgjim rastësor, askush nuk e kishte me mjekun. Në këtë 1 vit e pak nuk ka menduar të shkojë tek mjekët.
Shkoi tek doktori për 2 mijë euro që rezulton se ja kërkoi Manuela Mallkuçi për t’i operuar nënën. Shkohet merret kartela në datë 1 shkurt dhe rezulton që mamanë e saj e ka operuar doktori.
Doktorit iu gjetën 50 mijë eurot në çantën e shpinës i cili tha se po i çonte në bankë për një kontratë shtiblerje. Me një kontratë shit-blerje, ligjërisht duhet të kalonin në bankë përpara se të ishin në çantën e doktorit.
SPAK i ka sekuestruar pasi nuk ka asnjë faturë që janë nga banka. Në bankë doktori ka të tjera para që në realitet tregon se është më i pasur se ato që i janë sekuestruar. Shifrat e bankës tregojnë më shumë se sa i janë sekuestruar.
Të paktën që janë bankë, për SPAK janë më shumë. Ato nuk mund t’i sekuestrohen pasi mesa janë në bankë, ato konsiderohen të justifikuara.
Është një situatë e cila vetë SPAK nuk e ka të lehtë këtë dosje pasi rezulton që është hera e parë e një bluze të bardhë me kaq para. Mbrojtja thotë se paratë janë gjysma e bashkëshortes, pra 50 me 50” – tha gazetari Arsen Rusta.
Gjithashtu, SPAK kanë mbërritur denoncime të tjera në drejtim të Priftit nga të afërm të pacientëve se u ka kërkuar para në këmbim të kryerjes së operacioneve. Mirëpo, një detaj i ri që del, është se Prifti ka denoncuar më herët një qytetar nga Lushnja me pretendimin se e shantazhonte.
Ky i fundit, sipas informacioneve, i kërkonte mbrapsht paratë, pasi operacioni që kishte kryer Prifti nuk kishte dalë me sukses. Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por sot avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.
Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.
Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.
Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.
Unë nuk e kuptoj se si i lihet hapësirë në media këtyre njerëzve që të bëjnë korrupsion me korrupsionin, të ligjërojnë ryshfetin apo “dhuratat” nga pacientët. Pyesni o njerëz a marrin para mjekët e spitaleve private? Të lë faturën për tarifën që duhet të paguash.
Në spitalin publik ti merr rrogë, punon edhe në privat, kur punon s’të kontrollon njeri, ndoshta edhe gjatë kohës që figuron se je në spital, raste ka plot, ti ke shkuar tek privati. Ti merr rrogë në shtet, pastaj merr në privat dhe do plus nga ata që marrin kredi ose i dërgojnë fëmijët që punojnë në emigracion, të tjera para. Po mirë tani ju vret pak ndërgjegja juve që mbroni korrupsionin dhe pastaj flisni se ka korrupsion? Fa re nuk e kuptoj këtë qëndrim, po fare…
jane vetem Euro.
Gazetari A.Rusta thote: (1) parate ne banke jane me te shumta se ato qe jane kapur por meqe jane ne banke, quhen te justifikuara. (2) SPAKU se ka te lehte me kete dosje pasi eshte hera e pare e nje bluze te bardhe me kaq shume para.
Ti marrim me rradhe.
(1) Se parate jane ne BANKE nuk quhen te justifikuara, ne krime te renda, grupe te organizuara apo individe te akuzuar per korrupsion SPAK dhe agjentet e drejtesise kane te drejte te bejne audit forensik, te detajuar; te kerkojne fature per fature per justifikim burimesh, pasuri dhe cdo te ardhur qe ka kaluar ne ate akonto. Shume korrupsion dhe pastrim paraje behen dhe nga bankat, ky gazetar kaq naiv nuk mund te flase ne kete forme Para ne Banke = Para e Paster / Justifikuar. Shpresojme qe ai nuk flet per SPAK-un dhe SPAK nuk operon ne keto nivel llogjikimi.
(2) SPAK se ka te lehte me kete dosje [gazetari] Pse Jo? Cfare veshtiresie a frike ka ne kete operacion? Ata jane krijuar pikerisht per ceshtje komplekse te cdo niveli. Eshte Hera e Pare [gazetari] Dhe ketu eshte gabim, SPAK nuk na erdhi nga Hena dhe operon ne vakum. Jane prokurore shqiptare qe duhet ta dijne dhe ti referohen kriminalistikes shqiptare. Ne 2008, kirurgu Kastriot Dautaj profesor doktor ne Urologji eshte akuzuar, ndjekur e kapur nga Krimi Ekonomik; arrestuar dhe burgosur per shuma mbi 650.000 Euro ne 2 banka te nivelit te dyte. VERIFIKOJENI z. gazetar, e keni kete gje ne median shqipe ne gazeta dhe arkiva po ashtu online.
SHUMA TE MEDHA…dhe ky eshte pretendim pa baze ose me mire thashethem tip debat studio shqiptare lisho e pa pergjegjesi. SPAK eshte disenjuar te perballet pikerisht me shuma te medha deri drejt infinitit, jo me gjysme a nje milion Euro te Edvin Priftit dhe Rrufjaneve si Ai qe na benin hipokrizi studio me studio e gazete me gazete dhe bile me percmin tallej me Ne duke na quajtur TE MJERE [nuk arrestohet mjeku o te mjere CIRREJ Si kur u burgosen 2 nga shendetesia per korrupsion. Keta nuk kenaqen vec nga pervetesimet dhe abuzime ne poste e spitale shteterore paguar nga taksat tona por na fyjne inteligjencen dhe na trajtojne me percmin ekstrem si te mjere, injorante dhe barabare qe nuk meritojme njerez kaq te mire dhe te zot ERVINI me shoket e tij ‘heronj’ Njesoj flasin dhe disa perkrahes delenxhinj te tyre qe nuk flasin per ujkun qe ben muuuu por na tregojne gjurmet dhe duart e arta te E.Priftit. Jane te njejtat duar qe marrin Parate e gjakosura nga te varferit dhe te semuret apo jo?
Per SPAK kam nje vrejtje, duket te mbylle leaks, shume fakte e dokumenta po i rrjedhin neper tavolina e mos ta beje edhte kete ceshtje si tip tallavaje ala A. Hoxha ‘qe me tha njoni kshu e tjetri me besoi ashtu’ Te sillen korrekte, serioze dhe diligjente, e me prova te perballen vetem ne gjykate aty ku jepen VENDIMET. Ndryshe do dale flluske sapuni dhe Ervini e shume si ai qe na rropen ne keto 30 vite neper spitale akoma do tallen me Ne jo dhurate jo po bakshish, jo mi japin por si dua, mjek qe vuan per popullin dhe JU NUK ME MERITONI MUA.
Ka ardhur koha te pastrohet mjekesia nga individe qe shfrytezojne njerzit me vulnerable te shoqerise; TE SEMURET.
Prokurori Dumani duhet te shtrengoje rradhet te inspiroje trupat dhe te justifikoje BESIMIN qe ka publiku ne te, duke e ditur shume mire se eshte nder te pakten e nder te fundit SHPRESA qe kemi te gjithe te drejtesia ne 30 vite. Kombi Po Ju shikon te gjitheve @SPAK. Jeni linja e fundit…nese bini edhe ju, deshtoni dhe kete rradhe…do vulosni perfundimisht pandeshkueshmerine e te gjitheve ne keto 30 vite. Nese qendroni te matur e solide dhe punoni me fakte e prova do ndertoni dicka me vlera dhe gradualisht shenjestra do cohet lart pasi ka shume me keq se keta rrufjane.
miqesisht nje lexus i Tema dhe perkrahes i punes se SPAK-ut
Tani fillojne historite pa fund.Eshte shume e thjeshte,dr.Edvin Prifti nuk te bente operacion,ose çfare kishte ne dore,pa pare.Dr Edvin Prifti eshte super hajdut,te tjerat jane histori pastaj,bla bla bla.
VETEM NE SHQIPERI NDODHIN CUDIRAT QE KAPET NJE DOKTOR, PER DHURATA QE CDO PACIENT I JEP . EDHE KETU NE EUROPE E NJEJTAT GJE NDODH, DOKTORRIN E SHPERBLEJNE NGA DESHIRA E TYRE, SA ATA DESHIROJNE.
KAM QENE E SHTRUAR NE SPITAL NE WIEN DHE GRATE E DHOMES I JEPNIN BAKSHISH, PARA SE TE LARGOHESHIN 50, EURO, INFERMIERES JO NE FSHEHTESI E CILA KUJDESEJ PER ATE. NUK QUHET KORRUPSION BAKSHISHI. NUK E FUSIN INFERMIERES NE BURG SE DIKUSH I JEP EURO. AJO NUK E DETYROJ, NUK JA VODHI,, ME DESHIRE MUND TI JAPESH EDHE 100 MIJE EURO, MUND TI FALESH EDHE SHTEPI. KU ESHTE PROBLEMI.
PACIENTET JAPIN NGA MIRNJOHJA, PER SHPETIMIN E JETES, PER SHERBIMIN .
TURP TE FUSESH NJE DOKTOR EKSELENTE NE BURG, PSE PACIENTET E SHPERBLEJNE.
NDODH NE GJITHE BOTEN.
Po as në Wien nuk u bëre njeri o fshatar m..ti ??? Po mundohesh të na mbushësh mendjen që edhe doktorët , edhe ligjet e Austrisë , janë si këta tanët – s’të prekin me dorë po s’i pagove më parë ? Jo po na thuaj edhe që ky “aseti” (sa ka ndryshuar shqipja që kur kemi ikur ti q.. t’ëmën – në atëherë i thoshnin hajduti) , do kishte bërë më shumë pasuri në Itali , po u kthye në Tiranë se është patriot i madh … ??? – ore që të të them gomar , kam frikë se më ofendohet ai tjetri …
C’do deklarate e tij ,ne qofte se rezulton genjeshter,duhet tti shtohet edhe nje akuze tjeter,pengim i hetimeve ne permjet deklaratave te rrema,edhe ata qe deklarojne fallco ne kete ceshtje,duhet te akuzohen.C’do njeri qe akuzohet per dicka,duhet ta dije,qe po u mundua te mbrohet me mashtrime,mund ti shtohet denimi perfundimtar.
Eshte shume e thjeshte te kuptohet se cfare jane ato shifra ne bllokun e doktorit. Pyeten personat qe jane shenuar ne bllok dhe shifrat qe do te konfirmojne do te tregojne sa i kane dhene dhe ne c’monedhe. Pas dy tre rastesh, gjendet celesi dhe llogaritja behet shume e thjeshte. Eshte njelloj si me gurin e rozetes qe ckodon nje gjuhe te panjohur permes dy te njohurave.
Ja justifikon parate e korrupsionit lorenci xhafo dhe myslym murrizi e co e te korruptuarve.
Edhe shuma ne banke ,ne rast se nuk justifikohet me shumen e rrogave dhe harxhimeve qe ben,eshte para korrupsioni.
Po ndonje vile nuk ka ky aseti lorencit.
Mos hapni dhe kontrolloni shtepite dhe tabulatet e doktoreve te tjere se do ngelemi pa doktora.
c’ka ktu per me gerthit ?
Yyyy popll mistrec e dashakeqes .
Shikoni Banden e Lalzit me Miljionat qe vfeshin ne Vilat e Lalzit ,
bashen bythen ,qe pa punuar beri 4-Vila ne Shqiperi dhe asnji nuk
i shkon ti trokase ke dera e vilave dhe kerkoj Burimin e Miljonave ???????????
Nji njeri qe nuk punon por vetem vjedh Shtetin !
Ore i keni trut ne vend ju qe Spak eshte Mbrojtesi i krimit te organizuar ne kte vend ,
dhe Kukumjacka e perdor me i vjel vet Miljonat Bandes se Lalzit duke
i mbrojtur ?????
Dhe cbejn gjasme per Show , shkojn e kapin nji Kirurg i cili shpeton shqiptaret
jo ata sali basha muti – qe i vrasin dhe i vjedhin shqiptaret !!!!!!!!!!!!!!!!!!
Lereni te lire Doktorin maskareshe koreane kerme dhe shiko e gjuaj Kriminelet e ktij vendi .
Doktori i ka pare te kursyera dhe sja ka Zhvatur Shtetit si kan bere Banda e Vilave te Lalzit