Bilushi i Metës kërkon të vaksinohen personalitet e LSI-së

17 Shkurt 2021, 18:35Antena TEMA

Pas lajmit se kryeministri do ketë një listë preferenciale për personalitete të shoqërisë në moshë të thyer, për t’u vaksinuar me prioritet, Bilushi i Metës reagoi ashpër, duke e quajtur këtë një komplot, që kërkon të përjashtojë personalitetet e LSI-së nga vaksinimi.

Në deklaratën e tij, Bilushi kërkoi që presidenti i Republikës të ndërhyjë dhe të vendosë kritere për listen:

“Të dashur miq!

Kryeministri Rama kërkon të bëjë një listë preferenciale personalitetesh, që të votojnë atë në zgjedhje, ndërkohë po tenton të lërë jashtë liste personalitete të lidhura me LSI dhe PD, me qëllim eleminimin e tyre.

Po ua ilustroj me fakte.

Tit Vasili. Ka rreth 450 statuse në vit në Facebook, rreth 300 deklarata për shtyp dhe një prani të përditshme në portale, me foto dhe video.

Nora Malaj. Ka rreth 350 statuse në Facebook, mbi 200 dalje televizive në vit, dhe dhjetë skena duke qarë.

Arsyetimi se këta nuk kanë dalë akoma në pension nuk qëndron, pasi ata kanë tetë vite pa punë.

Ndaj presidenti duhet të ndërhyjë, ta vendosë si kriter.

Në PD situta është dhe më e rëndë.

Sali Berisha. 77 vjeç, është në moshën kur vdiq Enver Hoxha.

Po të llogarisësh profilin e fortë të tij dhe fiksimin që ka pas për Enver Hoxhën, ai ndjeht i rrezikuar psikologjikisht, ndaj duhet vaksinuar urgjent.

Bujar Nishani. Kontributi i tij në Twitter është i madh.

Ai ka bërë rreth 340 komente në Twitter-at e personaliteve të mëdha botëore, duke komentuar aty se Edi Rama është drogaxhi.

Për këtë ka paguar dhe çmim të shtrenjtë, pasi shumë prej tyre e kanë bllokuar, duke e marrë për budalla.

Plus kësaj, ai ka bërë një betejë me Romeo Gurakuqin në Shkodër, i cili kërkon të bëhet deputet, duke treguar se ka nerv politik.

Duke qenë se vuan dhe nga sëmundje të tjera, ai e ka nevojë urgjente vaksinimin, ndërsa Edi Rama e ka heq nga lista, me arsyetimin që nuk është i pazëvendësueshëm po vdiq.

Tritan Sheu. 71 vjeç, mjek, që po sakrifikon dhe ka shkuar në fushatë në Gjirokastër në atë moshë, si sfidë ndaj Komisionit “Ruli”.

Kontributi i tij është historik. Ai dërgon 3 deklarata shtypi në ditë në një listë Whatapp-i, dhe pasi i dërgon, ua ridërgon, se kontrollon gabimet ortografike.

Është i pamposhtur në idetë e tij dhe nuk i trembet kundërshtarit, pamvarësisht armëve që përdor, që nga preshi, deri tek predhat e pistoletës.

Lënia e tij pa vaksinë, meqë e ka skualfikuar Komisioni “Ruli”, është spekullim.

Ne mund ta vazhdojmë dhe më tej listën e persekutimit nga Rama, por nuk ja vlen.

Presidenti Meta duhet të ndërhyjë urgjent dhe të caktojë listën e tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje