Një rezidencë e pabesueshme me nëntë dhoma gjumi në pronën e vjetër në Palm Beach të Donald Trump, është shitur për një shumë rekord prej 122 milionë dollarë.
Kjo shitje është një nga më të shtrenjtat ndonjëherë në këtë zonë.
“Palm Beach Daily News” shkruan se rezidenca luksoze e ndërtuar së fundmi, “ka vendosur një rekord të ri çmimesh, jo vetëm për Palm Beach, por ka të ngjarë edhe për Floridan”.
Agjenti i pasurive të patundshme me bazë në Nju Jork dhe ylli televiziv, Ryan Serhant, i cili përfaqëson blerësin, i tha WPTV se çmimi përfundimtar i shitjes ishte 122.7 milionë dollarë.
Në këtë shtëpi nuk ka banuar asnjëherë askush dhe është shitur me shpejtësi, pasi u rendit në janar për 140 milionë dollarë, duke përfshirë të gjitha orenditë e saj shkëlqyese.
Rezidenca ofron gjithashtu edhe një kinema në natyrë dhe një rezervuar masiv, shkruan “Mail”.
Kjo Rezidence eshte shitur 122.7 Milljon Dollare.
Trump i ka shitur nje biznesmeni Rus ne 2008 nje prone me 6 acre toke, ai e ka ndare ne 3 dhe ka ndertuar Rezidence te re ne 2 acres, qe u shit 122.7 Milljon Dollare.
Trump nuk ka fare te beje me kete rezidence.
Bukur pamja e jashtme, por shtepia e merzitshme. Njelloj si supermarket. Banjot me kujtojne ekspozicionet e Brunes.