Personazhi qesharak që mediat në Tiranë, e prezantuan si njeriu që “bekoi” Lulzim Bashën si kryeministër

17 Shkurt 2021, 19:39Politika TEMA

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një vizitë në Slloveni, ku është pritur nga kryeministri Janez Jansa.

Vizitë që ka eksituar mediat e familjes Berisha.

“Basha pritet në Slloveni si ‘kryeministër’, Rama pritet në Itali nga këshilltari rajonal”, shkruan Zeni.net, që vazhdon:

“Te mediat këtu në Shqipëri, kaloi si një lajm normal dhe jo shumë i rëndësishëm.

Bëhet fjalë për vizitën ‘e papritur’ të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të mërkurë në Slloveni.

Basha ishte ftuar personalisht nga kryeministrin i Sllovenisë, Janez Jansa dhe sipas njoftimeve zyrtare, tema e takimin ekskluziv ishte pikërisht ‘ndreqja’ dhe përshpejtimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Vetë kreu i PD-së nëpërmjet një video-mesazhi në FB, zbuloi  se ka marrë mbështetjen e kryeministrit slloven që Shqipëria  të hap bisedimet me BE-së brenda këtij viti.

Ajo që bie në sy është se brenda këtij viti, në 25 prill, në Shqipëri do të kemi zgjedhje parlamentare nga të cilat pritet një rotacion historik, kurse po gjatë këtij viti, në muajin Qershor, Sllovenia do të marrë kryesimin e Bashkimit Europian.

Duket si një akordim në para-kohë për të ardhmen europiane të Shqipërisë, aq shumë të ngecur dhe sabotuar gjatë këtyre 8 viteve të qeverisjes së Rilindjes.

Në fakt në Slloveni duhej të ishte kryeministri në detyrë, Edi Rama, por atij prej kohësh i janë mbyllur dyert jo vetëm aty, por edhe në çdo kancelari të rëndësishme të Europës”.

Por, kush është Janez Jansa?

Kryeministri slloven është një personazh qesharak, i vetmi në botë që nuk uroi Joe Biden kur u zgjodh president.

Kryeministri slloven Janez Jansa, sapo mbaruan zgjedhjet në SHBA, nxitoi të uronte Donald Trump, edhe pse ishte e qartë që ai kishte humbur.

Ai shkaktoi polemika dhe kritika të shumta në vendin e tij, me qendrimin e papërshtatshëm që mbajti, duke rrezikur prishjen e marrëdhënieve me SHBA.

“Është mjaft e qartë që populli amerikan ka zgjedhur Donald Trump dhe (zëvendëspresidentin) Mike Pence për katër vjet të tjera. Vonesa dhe mohimi i mëtejshëm do të shërbente vetëm për të theksuar triumfin e fundit të presidentit.

Urime Partisë Republikane për rezultatin e fortë në të gjithë SHBA-në”, shkruante Jansa, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, por edhe kritik shumë i madh i Bashkimit Europian.

Tani se si do ta ndihmojë Shqipërinë për në BE një personazh që në fakt, është kundër politikave të BE-së dhe aleat ka vetëm Orbanin e “tmerrshëm”, vetëm Lulzim Basha dhe mediat e Berishës mund ta shpjegojnë.

(TemA)

11 komente në “Personazhi qesharak që mediat në Tiranë, e prezantuan si njeriu që “bekoi” Lulzim Bashën si kryeministër”

  1. Olimpia says:

    Sidoqofte mos ngaterroni Orbanin me kete qesharakun ,qe kujtonte se president u zgjodh burri i sllovenes Melani ,Donald.Jane qendrimet humoristike te vendeve te vogla…Me qe si pyet njeri,thyejne ndonje gote ne restorant qe njerezit te ktheje koken….Keshtu ndodh me te gjithe te vegjelit,perfshi edhe Shqiperine.

  2. Tepelensi says:

    Mos ja fusni kote dhe ju tani
    Trapi eshte dhender ne slloveni
    Ata jane me cupen e vete
    Qe ne ate vend ka bere qamet
    |
    Po lul basha ckerkon valle
    Nga slloveni cfare do mare
    Slloveni se di ku eshte vete
    Ka hallin e cupes shkrete
    |
    Inat me Ramen ai ka mare
    Se dhendrin ai ja ka share
    Kete Lulushja e di mire
    Prandaj hyne ne mess si sfine

  3. Nafija says:

    Me duket se dhe Andora eshte dakord qe po te behet Basha kryeminister do na e hapi deren e integrimit Europian.

    1. toni says:

      ????
      edhe san marino
      lot lot ,personazh grotesk i ziu

  4. Kundra zvaranikut says:

    Kurse ti që ke shkruar këtë artikull je jo vetëm qesharak, por edhe debil klinik.
    Ti nuk e meriton emërtimin gazetar sepse ke marrë përsipër të shash një kryeministër
    të një vendi evropian.

    1. u dhime duke qare says:

      Zvarranik, amon mos qaj laleeeee ? ? ? ?

    2. Alek says:

      Fashisti dhe apo komunisti nuk ka rendesi nga vjen. Thjesht do luftuar!

  5. Nusja e xenit says:

    O te shkerdhefsha gruan e zen kurves qe qihet me lulen baxhellen

  6. Shenjestra says:

    Ky mender kryeministri i Sllovenise,Janssa,qenka me koqe kandari se Lul Basha.Dashka te na fusin ai ne BE.Hajde gomar i trash hajde.Nejse,Janse paska gjetur shokun e tij per danc.

  7. Konjak says:

    Po kujt i thoni qesharak , o te mjer , po ai s’ju ka ne hesap as per miza o lumedet , po nuk e shikoni sa ju vlen lekura . Po c’dokush edhe vjen nje moment dhe del nga vetkontrolli , por jo tu duket vet–vetia dragua . Hajde , ne dreq te vini , gje e eger .

  8. Hashimi says:

    Mero baze quan qesharak kryeministrin e Sllovenise. Deri ne kete pike ka arritur sherbimi ndaj qeverise se Shqiperise. Turp i madh, po ku njef turp Mero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje