Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se reforma në drejtësi, rindërtimi dhe ekonomia janë tre sukseset më të mëdha të qeverisë Rama.
Sipas tij, nevoja për një mandati të tretë vjen si domosdoshmëri për të çuar përpara procese të rëndësishme që janë nisur nga qeveria e majtë.
Teksa e cilësoi reformën në drejtësi kryereformën e 2 mandateve të qeverisë Rama, z. Balla sulmoi kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta që sipas tij janë duke bashkëpunuar me ish-gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar duke u premtuar se do të rikthehen në detyrë.
“Dua të them hapur, Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet t’i ndërpresin takimet me gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga vetingu duke u premtuar se do të rikthehen në detyrë. Nuk mund të kthehet mbrapsht reforma në drejtësi.
Mund të jemi e vetmja parti në rajon që kemi hequr autoritetin e shumicës për të bërë emërime në drejtësi, Kemi dashur që të mos e politizojmë sistemin e drejtësisë, themeli i reformës është heqja e kontrollit politik”, tha z. Balla.
Në panelin e ‘Ilva Now’ ku ishin të ftuar edhe Edlira Gjoni, eksperte komunikimi; Aleksandër Çipa analist dhe Redi Shehu analist, z. Balla u përgjigj edhe për atë që e cilësoi miti i 8-vjeçarit, apo mandatit të tretë, që deri më tani në vendin tonë s’e ka arritur asnjë forcë politike.
Sipas tij, humbja e zgjedhjeve nga PS në 2005 dhe 2009 është e lidhur vetëm me sistemin zgjedhor që ka deformuar votën e qytetarëve.
“Nëse me të njëjtin sistem zgjedhor që është sot do garonim në 2005, do kishim marrë 81 mandate.
Në 2009, nëse nuk do të ishte koalicioni i madh i PD, edhe atëherë PS do i kishte fituar zgjedhjet. Ka qenë sistemi zgjedhor që ka deformuar votën e shqiptarëve”, tha deputeti socialist.
KUR SHOF KETE KOKE PAGUREN ME DUKET DHE RAMA NGA LIBRAZHDI.MJERE NE KUSH NA DREJTON.
O Balla , po per babane tend politik qe i fali Saliut zgjedhjet ne 2005-sen , bab Tos hajdutin do na thuash gje ????? Apo e ke haruar ??? Leri sistemin zgjedhor dhe kujto Tosin , mos ki mahnine te fshiesh pas gishtit tend …….humbja e 2005-ses ka nje emer dhe nje mbiemer Fatos Nano ……..te pelqen ty apo jo kjo eshte everteta …..