Fatos Lubonja: Vaksina ‘Rilindja’, me vdekshmëri shumë të lartë. Rama do vaksinojë vetëm personalitetet e PS-së, jo ne që jemi kundër tij

18 Shkurt 2021, 18:13Politika TEMA

Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se në Shqipëri, ka përgjegjshmëri të madhe nga ana e qeverisë shqiptare për çështjen e vaksinimit.

Lubonja thekson se vaksina “Rilindja” ka vdekshmëri shumë të lartë, duke shtuar se lënia e vendit në këtë gjendje është kriminale.

“Ka rëndesë, por jio vetëm rëndesë,. Ecja e vaksinimit ka ngadalësuar në disa shtete. në Izrael, SHBA, madje edhe në Izrael ka ecur vaksinimi. Unë këtu shoh një situatë, ku vaksina Rilindja bëhet me ritme më të shpejta sesa vaksina Pfizer që mund të na sjellë qeveria kushedi se kur.

Vaksina Rilindja ka vdekshmëri shumë të lartë, d.m.th vaksinohesh duke marrë virusin. Lënia e vendit në këtë situatë është kriminale. Ka papërgjegjsshmëri për situatën e Covid, por shihen vetëm zgjedhjet, gara për pushtet. Edhe ai popull jemi, që mbyteshim në Adriatik. E shoh situatën shumë dëshpëruese”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja shtoi se qeveria bën propagandë sikur po bën diçka për situatën nga Covid, duke shtuar se ka më shumë propagandë sesa punë.

Sipas tij, Rama do vaksinojë vetëm të moshuarit e PS, dhe jo personalitetet si ai, që janë kundërshtarë të kryeministrit.

“Këta bëjnë propagandë, i lënë njerëzit të vdesin dhe në fund mburren sikur janë Skënderbeu. Këtu u la gjithçka në dorë të privatit dhe sistemi na del katrahurë.

Sistemi na tregoi se kush nuk paguan dot, vdes. Politika duhet ta ndryshojë, edhe kultura popullore. Politika duhet të japë shembull. Konfuci shprehet se nëse situata prishet lart, poshtë është katastrofë. Rama kur tha për personalitetet e moshuara do vaksinohen, d.m.th kush është me PS-në.

Përtej kësaj, personaliteti që është i tillë, duhet ta refuzojë këtë opsion, sepse ai është i barabartë me çdokënd. Sipas interesit, nxjerr opsionet. Është mënyrë për të ndarë shoqërinë në pro dhe kundër meje. Siç kanë bërë edhe me ndarjen e vendit, duke lënë keq veriun”, u shpreh Lubonja.

10 komente në “Fatos Lubonja: Vaksina ‘Rilindja’, me vdekshmëri shumë të lartë. Rama do vaksinojë vetëm personalitetet e PS-së, jo ne që jemi kundër tij”

  1. Zen says:

    Hahahahaha i duket vetja personalitet ketij idioti.

  2. Dik says:

    Qenve si puna e yte duhet gjindet nje vaksine speciale per nga prapa

  3. maxi says:

    po po edhe ty duhet me te vaksinu hahahahaha po ti je shtetas Amerikan pse nuk vaksinohesh atje ik atje edhe shiko kur do te vije rralla te vaksinohesh

  4. vang says:

    Cfare jane keto qe thua o Lubonja? Si do vaksinoje Rama disa dhe do lere te tjere qe nuk jane miqt e tij.Ti paske rrjedhur fare mor i shkrete.

  5. Mirëdita says:

    Lubonja nuk eshte armik vetem i Edi Rames!
    Lubonja eshte armik i gazetarise dhe armik i institucionit te analisteve.
    Ne nje analize me te thelle, eshte edhe armik i demokracise, neqoftese demokracia matet me standardet europiane.
    Pse?
    Sepse Lubonja shpallet armik i cdo partie, i cdo inisiative, i cdo levizjeje, mjafton qe ne keto parti, ne keto inisiativa dhe ne keto levizje plekset Edi Rama!
    Shkurt: eshte i indoktrinuar nga mllefi, urrejtja – tipike keto per kohet komuniste.
    Pra, nga denimet ai ka mbetur antipod i demokracise.

  6. Eshte e turpeshme qe te tallesh ne kto forma kaq banale me popullin tend .
    Fatosi e gjithe banda e Llapemedhenjve te Kazanit ,
    duhet te ndiqen Penalishte ,sepse po cmendin shqiptaret ,
    sepse KM nuk i
    sjellin asnji te keqe .
    Boll o te Cmendur .
    Ju nuk i thoni asgje ktij Populli vetem se e helmoni e shtresoni me surratet e brockullat tuaja .
    Turp qe jeni shndruar ne kafshe shpelleash ,pseduotrape

  7. Devolliu says:

    I poshter qe i poshter mbete. Cfare dreq njeriu paske qene, si nuk paska njeri ne ate fis te te thot, ndal mor se je bere me keq se kovidi per Shqipetaret. Sa per vaksinimin mos u tremb se kur te te vije radha kane per te ta bere. Por me pare ty duhet te te vaksinohet truri .

  8. Liku says:

    Ti je i depesonalizuar jo personalitet.

  9. ha daku se të bën mirë says:

    lubonja çtë mban pragu i shtëpisë jashtëqitie e kombit

  10. qytetar says:

    vertet…..Kazan i peshtire……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje