Nga Skënder Minxhozi
Pas 4 nëntorit nuk gjen më një përkrahës të vetëm të Donald Trump në bulevardin e Tiranës. Janë zhdukur si me magji edhe nga rrjeti social, aty ku predikonin përditë marrëzitë e një ish-presidenti të çmendur, që dërgoi fanatikët e tij për të varur zëvendësin Majk Pens dhe shefen e Kongresit Nensi Pelosi. Sindroma Trump, aq e përhapur edhe në eterin shqiptar, u zhduk si një virus sezonal gripi (jo Corona), që bën namin në dimër, e më pas fashitet në pranverë.
I vetmi frymëzim, ose më saktë ai më dominuesi, që e mbante në këmbë këtë “kishë” të sajuar të Donaldit në Shqipëri, ishte mllefi e urrejtja ndaj Edi Ramës! Një faktor i habitshëm, periferik dhe i pashpjegueshëm në mënyrë racionale, pasi vetë Rama kishte pasur në katër vitet e Trump, mbështëtjen më të madhe që një kryeministër shqiptar ka pasur ndonjëherë nga administrata amerikane. Kishte kaluar me amerikanët pas shpine, të gjitha tallazet që provokoi kriza e mandateve dhe agresiviteti i opozitës, që kërkonte me çdo kusht kokën e tij.
Sot, kur Trump luan golf në Florida dhe kur mbi të po nisin të bien paditë e para për kryengritjen e 6 janarit kundër Kapitol Hill, çeta shqiptare e “jetimëve” të Trump është nisur në kërkim të idhullit të radhës. Padyshim nën shenjën e urrejtes ndaj Edi Ramës dhe asaj që ai përfaqëson në politikën shqiptare. Zgjedhjet kosovare të 14 shkurtit duket se ofrojnë një alternativë”: Albin Kurtin, fituesin e ri të bujshëm të zgjedhjeve kosovare.
I ka të gjitha Albini për të qenë një zëvendës i ish-presidentit amerikan në sytë e armiqve të Ramës. Është në konflikt me këtë të fundit, ka spostuar nga skena Thaçin, aleatin historik të kryeministrit shqiptar, mbron teza që acarojnë e maisin rasportet me qeverisjen aktuale në Tiranë, si dhe ka treguar se di të shtrëngojë duart me Berishën, Bashën e Metën, kur është fjala për të dhënë sinjale publike anti-Rama.
E vetmja e panjohur e këtij akuacioni, në pritje të fitimtarit të 25 prillit në Shqipëri, është evolucioni i marrëdhënies Rama-Kurti. Gjithnjë nëse Edi Rama do të jetë fituesi i zgjedhjeve. Pasi nëse i referohemi precedentit Trump-Rama, raportet pas zgjedhjes së presidentit amerikan kanë qenë, siç u tha më lart, pa asnjë gungë apo krizë. Megjithëse Edi Rama doli në CNN gjatë fushatës presidenciale dhe hodhi fjalinë e famshme “Zoti na ruajtë, të fitojë Trump”!
Kapja pas çdo armiku a kundërshtari të momentit të Edi Ramës, për të ndërtuar një teoremë avokatie ndaj tij apo ndaj tyre, është në thelb një gjest naiv e foshnjor që të bën të qeshësh. Rama dhe Kurti, sado injatçorë ndaj njëri-tjetrit, janë të dënuar të bashkëpunojnë ngushtë, në cilindo raport që do t’i vendosë e ardhmja. Madje në ndryshim nga Donald Trump, me të cilin Edi Ram ka shtrënguar duart nja dy a tri herë në katër vjet, me Albin Kurtin nuk ka asnjë dyshim se të gjithë politikanët e Tiranës do të bashkëpunojnë, madje ngushtë dhe dendur.
Albin Kurti është aty për të ndenjur gjatë. Në qeveri apo në opozitë, Rama, Basha apo edhe Meta, nuk kanë asnjë rrugë tjetër, veç bashkëpunimit me të dhe qeverinë e tij. Sepse Shqipëria dhe Kosova nuk i modelojnë dot raportet mes tyre, në bazë të humoreve të njërit apo tjetrit. Qofshin këta krerë qeverish apo shtetesh.
Sekti i përkrahësve të Trumpit dje dhe Albinit sot, mund të vijojnë të ndërrojë kordinatat e dishepullit, sipas emrit që u del përpara, por kjo është një biçim tifozerie pastorale, më shumë sesa një mbështetje serioze për këtë apo atë politikan shqiptar a të huaj. “Kisha Trump” dhe jetimët që la pas, është precedenti i një dashurie të zjarrtë por kalimtare, që sot nuk i duhet as Albin Kurtit. Përkrahës të tillë janë si këpurdhat pas shiut. Mbijnë, lulëzojnë e vyshken në harkun e një ditë-nate…
Shume SAKTE ske CI shton
BRAVO
Une do ti shtoj se me mire Alpinist sesa Salist, Edist apo Monist.
Sa shpejt fluturojne me pras….. Prisni dhe shikoni se cfar do te bej ky megollamani Albin Kurti se po e fryne persri do te plasi si heren e pare…. Sa per krahasimin me Ramen flitet me fakte dhe sot ky krahasim nuk behet sepse Rama ka transformuar gjithe Shqiperine ndersa ky nuk ka filluar akoma….
Prandaj e duan keta tew opozites, se deri tani Albini nuk ka bere asgje…
Minxhozi e ka humbur si xhaferri simiten
E para,kurtin me yrampin dhe të djathtën në përgjithësi i bashkon frymëzimi kombëtare dyta,është dinakëri të thuash që ” trampistet,” u bënë me albumin.
Albini ka patur mbështetjen e atdhetarëve në vazhdimësi. Tek ky grup nuk futen ata që supozon ti,berishistet,sepse atyre u mungon identiteti kombëtar.
Është fat për shqiptarët që më në fund pas 30 viteve lanë një parti kombëtariste.
Kam kohe qe vras mendjen, por perfundimisht u percaktua, z. Minxhozi eshte gazetari me objektiv dhe me gjykim me rational i lajmit te shkruar.
Ontratar edhe une vras mendjen dhe them si u katandis kaq proramist ky analist qebishte ne qender! Ndoshta i duhet pare llogaria bankare dhe si i financohet portali! Me siguri aty eshte pergjigjia!
Jane te tredhur dhe impotente. Jane te paafte, te pa zote dhe te pa besueshem pasi jane provuar , dhe presin pushtet qyl me syte nga kundershtaret jashte kufijve te Rames.
https://www.youtube.com/watch?v=yEMHCigEHFM
Eeeeeh!Pak jemi si ky.Prandaj mbylleni halene.
Shume po i fryni fenomenit Al Bin or Minxhoz.A thua se ne qenker keshmit te varur nese fitonte ne Kosove Al Bini apo Al Binja!A thua se Shqiperia eshte e varur prej saj siç jemi te varur pre SHBA-se!Naivitet apo kapacitet i Juaji ne kete rast!Nuk e kuptoj se perse nuk i thoni Al Binit qe pa Shqiperine ,Kosova e ka te pamundur ekzistencen e ekuilibruar te saj,sepse ajo eshte tek shkalla e pare e nje shteti te ngritur ne kembe por te pa konsoliduar e qe po nuk u mbajt fort nga Ne edhe mund te rrezohet nga ndonje s’trekembesh me thyerrje koke nga ana e Serbise e cila s’po le gure ne fushen e politikes se jashteme per mosnjohje te saj!
Ndaj mos ia krifni shume bishtin Al Binit sepse maksimumi ai mund te shtoje numer ne politikberrjen e opozites rrumpalle te ketij vendi e asgje me shume!Maksimumi qe mund te beje Al Bini eshte te fusi si skeme molotovet ne parlament e te dergoje mercenare per trazira ne token ame ,ndonese ky ka teori tjeter per te!
Ndaj eshte tjeter gje te thuhet qe eshte nevoje historike e bashkepunimit Shqiperi -Kosove se sa ti biesh daulleve qe Shqiperia e paskerka domosdoshmeri uljen ne gjunje perpare nje liliputi qe akoma s’ka mbaruar simestrin e pare ne shkollen qe filloi nje here e mbeti ne klase !
Kapriçot e Albinit nese perdoren ndaj liderve te Shqiperise do te jene fatale per Kosoven e jo per Shqiperine e kjo gjuhe duhet te dali ne pah sa me pare te jete e mundur sepse pa biseda te nendheshme qe duan me çdo kusht ta minojne kete bashkepunim midis dy shteteve e nje kombi!Boll armiq ka Kosova e ma do mendja qe kjo ndjenje duhet ta pershkruaj edhe Al Binin e mos te mendoje qe tash qe fitoi zgjedhjet ne Kosove po i fiton edhe ne Shqiperi!
E provuam nje here mesjeten ne vitet 90 e nuk e duam perseri me politika driteshkurtera ku interesi familjar eshte me i madh e drejtimi kanunor me cinik se sa shoqeria qe drejton!Ne per fat te mire jemi shtet i pavarur e politikan eshte ai qe ngre ura miqesie e vllazerimi e jo ushta me zjarr per djegje !
Uroj qe Al bini te behet nje Rame i dyte per te miren e Kosoves e perse jo edhe te Kombit!Nese mendojne qe nepermjet minimeve te nendheshme siç deshti te bente Vjosa Osmani,ku erdhi si mysafire e desh permbysi kupen ne sofren e te zotit te shtepise ,larg kesaj tragjedie ku fundi i dihet !
Nga jugu i Shqiperise eshte nje shprehje e kahereshme ku thuhet:Kerkojen te ngrihen kembet e te godasin koken brenda nje trupi!Fatkeqesi nese tentohet!
kete skeme e beri nje here krimineli Sali duke perzene te zotet jashte kufinjeve ne emigracion e duke zene e privatizuar tere teritorin e Shqiperise se mesme e te jugut!Mos te tentoje me tejter kush se do paguaj edhe kusuret e Sali Berishes!
Askush s’ka asgje me individin Rama , gjithe problemet vijne nga detyra e kryepushtetarit Rama . Njerezit punetor , shikojne punen e tyre ekonomine dhe jeten e tyre , mirpo jeta e mire e c’do njeriu , eshte e kushtezuar nga punet qe duhet te permbush qeveria , prandaj do ket edhe perplasie me qeverisien — jo me Ramen apo dike tjeter — por me kryetarin e qeverise . Cilido qe i siguron te ardhurat ekonomike dhe sociale , me lehtesi dhe siguri , nga qeverisia e radhes , Gjithe kerkesat dhe perpjekiet e popullit te thjesht –jo nga mendt e kokes — , por nga vendet e punes , i paragjikojne si hakmarrese , barbare , injorante te qellimshme . Jo zoteri , s’kemi asgje personale , as me Ramen , as me Bashen , as me Meten , as me Thacin e as me Albinin ; Problemin e kemi me institucionaret ne krye te institucioneve te — popullit — . Prandaj askush te mos ligeshtohet , kur ne kerkojme te drejtat tona te ligjeshme .. Kur ju punonjes te medias , perkrahni padrejtesisht Politikan , Qeveritar , Oligark , Institucionar te lart te institucioneve te –Popullit — ; Sulmoni me vetedie , popullin , perkundrejt pagesave nga Pushteti dhe Oligarket .