Rama: Kam një lajm të mirë për vlonjatët e Metën, hapet gara për lidhjen e Lumit të Vlorës me Selenicën. E hëngrëm me bukë turpin e Ilirit, dhe iu drejtuam sërish sauditëve

18 Shkurt 2021, 12:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në Vlorë ku do të nis procesi i vaksinimit me vaksinat Pfizer edhe në këtë qytet pas Tiranës dhe Shkodrës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Rama ka thënë se shumë shpejt do të vaksinohen të gjitha bluzat e bardha dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve.

Më tej kryeministri Edi Rama ka thënë se ditën e diel do të nisi vaksinimi për personat mbi moshën 80-vjeçare.

Muhamed Veliu: Pas Tiranës dhe Shkodrës, sot në Vlorë një ditë e mirë për sa i përket procesit të vaksinimit.

Edi Rama: Tani kjo është një punë që po shtrohet me shpejtësi shumë shpejt do kemi të gjithë bluzat e  bardha të vaksinuar . Do kemi të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve dhe personelin në shtëpitë e të vaksinuarve.

Dhe do fillojmë me moshat 80+. Ditën e diel me disa personalitete publike mbi 80 vjeç. Të cilët do japin mesazhin e sigurisë dhe të dobisë së vaksinimit.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me ndonjë pakënaqësi të mundshme që mund të lindin për shkak të vaksinimit të figurave publike, Rama ka thënë se kjo është një formë për të treguar se vaksina është e sigurt.

Muhamed Veliu: A nuk i druheni një valë pakënaqësie? Ku Polonia pati një vaksinim të personave publik pati një reagim të jashtëzakonshëm. Përse ky vendin për personalitet.?

Edi Rama: Nuk janë thjeshtë personalitete publike po janë të moshuar. Në moshën 80 e lartë. Faktikisht do e bëjnë gjithsesi vaksinën e grup moshës. Thjeshta do ta fillojmë me ta për një mesazh për të gjithë në aspektin e garancisë së vaksinës.

Por edhe për respekt. Se nuk mundet të jemi prezent për ta vetëm kur ndahen nga jeta kur mbahet fjalimi dhe ndihemi keq që s’bëmë për ta aq sa mund.

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili tha se vendi është në prag të katastrofës kombëtare sa i përket situatës së COVID. Rama tha se Meta ka kohë që nuk sillet si një president i vendit.

Muhamed Veliu:  Situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare thotë Presidenti Meta. Sa realist është ky konstatim?

Edi Rama: E mirëkuptoj Ilirin se përderisa detyrohet që të vijë natën në Vlorë për të bërë takime fshehurazi apo lart e poshtë duke shmangur edhe vetë gardën për të takuar njerëz që në fakt janë njerëz të cilët duhet t’i takojnë partitë jo presidenti.

Ka pak njerëz që e presin dhe i duket katastrofë. Kam një lajm shumë të mirë për vlonjatët dhe mbase edhe për Ilirin. Varet si do ta kuptojë këtë lajm. Sot është e shpallur që nga dita e djeshme gara për pjesën tjetër të rrugës për lumin e Vlorës që ka të bëjë me segmentin 4 që lidhet me Selenicën.

Jemi në përfundim të procedurës për fillimin edhe të projektit me fondi Saudit. U detyruam të hamë me bukë turpin e Metës dhe tu drejtohemi edhe një herë sauditëve. Që të kalohet tek qeveria. Edhe rruga tjetër ajo e Radhimës do të shoqërohet me vazhdimin e Lungomares nga fondi Saudit.

Rama është ndalur edhe tek një besim për mandatin e tretë duke thënë se ai është më i pakënaquri nga të gjithë për sa i përket punës që duhet bërë, prandaj sipas tij shqiptarët duhet t’i besojnë edhe një mandat të dytë.

Muhamed Veliu: Raporti i The Economist , thotë se suksesi në zgjedhje ka të bëjë me situatën e covid.

Edi Rama: Nuk e di. Janë analiza dhe opinione. Për mua çelësi për mandatin e tretë është që çdokush që është i pakënaqur të shikojë tek unë një të pakënaqur më shumë se unë jam i pakënaquri më i madh për faktin se ka aq shumë ende për të bërë dhe njerëzit kanë të drejtë që të duan shumë më tepër dhe të vazhdojmë rrugë.

Shqipëria që kemi sot nuk krahasohet fare me atë që kishim 7 vite më parë. Nëse e shikojmë pikturën e vendin në raport me dje. Ne meritojmë besimin e radhës për të vazhduar punën. Nëse shikojmë se ku duam të shkojmë. Jam i pakënaquri numër një dhe të vazhdojnë punën se ka shumë për të bërë.

9 komente në “Rama: Kam një lajm të mirë për vlonjatët e Metën, hapet gara për lidhjen e Lumit të Vlorës me Selenicën. E hëngrëm me bukë turpin e Ilirit, dhe iu drejtuam sërish sauditëve”

  1. Tropojani says:

    jetoj jashte shqiperise dhe dua te votoje, por nuk kam informacione se si
    per te ardhur ne shqiperi, nuk vi dot ende per shkak te covid,
    prandaj jam i interesuar per te votuar me poste nese do mundesohet

    1. Kalec Dega says:

      ..
      jo. more dashke te votosh ti, nga jashte!…pse ka ligj per voten e emigrantit/refugjatit/shtetasit shqiptar ne bote?…po ligjin e ka bere Rama?..Pse nuk do Rama e kompani ligj per ty dhe mua te votojme nga jashte shtetit?….te ka shkuar ne mend?
      =
      …sidoqofte..dergoj telegram Maqos dhe Palles dhe do votosh ne 2025.

    2. Epirioti II says:

      Nuk ke per te votuar dot as kesaj radhe Tropojan.
      PD po ben gjithe truket teknike qe te vonoje KQZ per te bere infrastrukturen per votimin e Emigranteve.
      Me kete arrin dy suksese: Ul votat per Ramen (sondazhet thone qe emigrantet votojne thellesisht per Ramen) dhe kane edhe nje justifikim me teper po qe se humbin neser, te thone qe Rama nuk i la emigrantet se ne do fitonim.

      Ka ende dhe 2-3 jave kohe te bien dakord. Me tej nuk del koha per tu pergatitur dhe skadon afati ligjor per regjistrimin e emigranteve.
      Ne Kod Zgjedhor tashme votimi i emigranteve u fut per here te para (hap perpara).
      Per mua po arriten te bejne me sukses identifikimin elektronik, eshte progres i madh dhe lehtesohet puna per emigrantet me 2025.

  2. Pema, Cadra, Bunkeri dhe Floriri says:

    pse keshtu komunikojne miqte, o corapekuc…

  3. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Po le koqen e namit,si kryeminister i ketij vendi!
    Vazhdon te japesh cfaqie banale,ne rolin e nepunsit te banesave,apo personelit shendetsor,duke shperndare banesa,apo duke pare si vaksinohen njerzit ne rrethe te ndryshme,kur duhet te shtrosh bythet ne karrigen e kryeministrit dhe te fiksohesh dhe te shohesh si rreh pulsi i vendit dhe ku duhet nderhyre.
    Mire kryeministria te eshte merzitur,por duket qe te eshte merzitur dhe shtepia.

  4. Kozmo says:

    MOS E PERDORNI MODESTINE, PER CFARE KENI BERE. SHQIPETARET 80% JANE TE NIVELI ZERO. DUHET THENE FUQISHEM, QE KEMI BERE SHUME NE JEMI QEVERIA E PUNES,JO E GJUMIT DHE E RRUMPALLES. DO TE VAZHDOJNE TE BEJME AKOMA.

  5. Taulant says:

    Dragobia, atje ku jeton ti or bace Tropojani, eshte Shqiperi , prandaj mos thuaj kot se jetoj jashte.
    Apo thua qe te trazosh ujrat e politikes pro salixhiu.

  6. apolonacademy says:

    mjaft bere engjellin ti maskara , ilirin, berishen, lulin, moniken, e cdo lloj maskarai, e kemi kusur nga ty legen , ndaj qepe sqepin se te mban goja ere nevojtore, ora po ofron dhe krejt banda juaj 30 vjecare do mari te gjatin , prisni dhe dy muaj o kurva ps pd lsi e krejt cjeni.

  7. pitu says:

    urra se rrug a kushton shume pak se eshte fushore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje