Edhe Enver Hoxha, Albin, ishte i pakorruptueshëm!

18 Shkurt 2021, 12:24Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Personazhi i ditës në botën shqiptare është Albin Kurti. Ai korri në zgjedhjet e datës 14 shkurt një fitore spektakolare, një nga ato fitore që shenjojnë funde regjimesh e paralajmërojnë epoka të reja. Me këtë fitore ka bërë për vete edhe kritikë, të cilët nuk pritën gjatë për të kërcyer në karron e fitimtarëve dhe për t’iu bashkuar korit të atyre që Albinin e konsiderojnë një hero, supermen, gjeni, mesia, apo ku di unë çfarë.

Dhe harrojnë se bëhet fjalë veç për një fitore zgjedhjesh. Puna e Albin Kurtit sapo ka filluar. Ndërsa lëvdatat e hosanatë janë të tilla që të bëjnë të mendosh se Albin Kurti e bëri ç’kishte për të bërë. Ai e shpëtoi Kosovën. “Madje edhe Shqipërinë (!!!)”, po thonë disa. Tani i përket historisë. Është pak për të qeshur, apo jo? Ne të gjithë duhet t’i urojmë sukses (unë ia uroj nga zemra, meqë ra fjala), por ca e ca kanë merak t’i thonë: “Bacë, u kry! E qite Kosovën në dritë.”

Me sa duket, të gjithë janë të sigurt se ai do të shkëlqejë në punën që iu besua. Edhe vetë Albini është po aq i sigurt. Madje, më i sigurt sesa mbështetësit e vet. Dhe ky do jetë problemi i parë i tij në qeverisje. Ka krijuar pritmëri të mëdha. Nuk ka pengesë më të madhe në punën e një kryeministri rishtar sesa pritmëritë e mëdha. Albini nuk ngjan se është i shqetësuar, megjithatë, duke dhënë kështu një provë tjetër se ai arrin ta shohë atë që do të arrijë pas katër vitesh. Dhe çfarë ai arrin të shohë është lule, lule, veç lule.

Nëse është kështu, kam frikë se është duke jetuar një moment deluzional, a në një botë alternative. Është efekti i drogës prej fitores. Me t’i kaluar ky efekt, do të bindet se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa i mendon. Njerëzit nuk i ngop dot “pakorruptueshmëria” e tij. Për ca muaj, kjo “pakorruptueshmëri” edhe vlen. Por më pas, njerëzit do të kuptojnë se duan punë për vete e për fëmijët, duan mirëqenie, duan që Kosova të bëhet një me kombet e tjera, e kështu me radhë.

Po ndalem pak te “pakorruptueshmëria” e Albin Kurtit që është shndërruar në një legjendë, tanimë. Mbështetësit e tij e vënë dorën në zjarr për këtë gjë, por unë do të nguroja shumë. Rezerva ime nuk ka lidhje me Albinin, të cilin e çmoj në atë masë sa, në realitetin kosovar, do më dukej OK edhe i korruptueshëm. Ka lidhje me një bindjen time se të gjithë njerëzit janë të korruptueshëm. Nëse do më kërkonin të bëja një listë me ca të vërteta të mëdha mbi sojin e njeriut, një ndër më të parat në këtë listë do të ishte pohimi se njeriu është i korruptueshëm. Është nga natyra i tillë. Është nga Zoti, do na thoshin të krishterët. Në fakt, një nga mësimet që nxirren prej Testamentit të Vjetër është edhe ky: “Njeriu është moralisht i paarrirë, i papërsosur. Është i dënuar të jetë i tillë.”

Përveç kësaj, kam edhe një bindje tjetër. Më të korruptueshmit mes njerëzve janë ata që kanë shumë pushtet. Sepse këta të fundit, përveç tundimit që nuk i lë të qetë (sepse janë njerëz), i cyt fort edhe ideja se mund të bëjnë ç’të duan pa u hyrë gjemb në këmbë, për shkak të imunitetit e impunitetit (sepse kanë pushtet). Nëse një njeriu me shumë pushtet nuk i shkon mendja të korruptohet, atëherë dijeni se në kokën e tij ka zënë vend një qëllim edhe më i lig, ka zënë vend ideja për ta përdorur “pakorruptueshmërinë” e tij si njëatú për të realizuar një projekt ku e ku më të madh. Enver Hoxha, fjala vjen, nuk ishte i korruptuar (nëse me korrupsion kuptojmë abuzimin me pushtetin për të vënë pasuri të madhe, e cila do të trashëgohet nga të tutë). Por ai pati si qëllim sundimin e plotë e të gjatë, me fjalë të tjera pati për qëllim të vinte/mbante nën thundrën e tij gjithë vendin. Para një qëllimi të tillë etja për pasuri i ngjante me një tekë fëmijësh. Përfundimi? Ai doli më rrezikzi se çdo i korruptuar.

Të kesh shumë pushtet, apo të gjithë pushtetin, është rrethana më e parë që ta bën të kollajtë, ndoshta edhe të kuptimtë, korruptimin. E kam thënë edhe diku tjetër, se tundimi për të abuzuar me pushtetin është po aq natyral sa edhe të urinuarit te njeriu. Është një frazë e thënë nga Lordi Acton, që kalon gojë më gojë prej më shumë se një shekulli: “Pushteti të korrupton, por pushteti absolut të korrupton absolutisht”. Sic! Kështu, edhe sikur unë të besoja për një çast se Albini ha bukë veç, se ai është me të vërtetë i pakorruptueshëm, se ai ka dalë nga shpura e Jezu Krishtit (apo e Muhametit, nëse këtë të fundit Albini e ka më shumë për zemër), gjërat do më ngatërroheshin në momentin që do ta përfytyroja atë ashtu siç është, me shumë pushtet, më saktë me të gjithë pushtetin. Përveç pushtetit ekzekutiv, që në vende të ngjashme me Kosovën është i pakontrollueshëm, ai ka me vete në këtë moment edhe entuziazmin popullor për ndryshim, që do të qëndrojë ndezur për ca kohë. Ky entuziazëm ka vlerën e një licence dhënë Albinit për ta bërë Kosovën sipas shijes e qejfit të vet.

Ka edhe një gjë tjetër. Albin Kurti mbahet, dhe e mbajnë, si njeri me frymëzime e motivime të larta e të fisme, shkurt si idealist. Unë kam një problem me këtë soj njerëzish, domethënë me ata që besojnë (apo duan që të tjerët të besojnë) se idealet janë të vetmet motivime të tyre, e se për këto ideale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë. Idealistët më pëlqejnë më shumë në libra, e më pak në jetën e përditshme. Njerëz të tillë, kur arrijnë majat e pushtetit, ka rrezik t’i mbushin mendjen vetes se askush si ata nuk e meriton të qëndrojë në pushtet. Kështu, u lind natyrshëm dëshira për më shumë pushtet, apo për të gjithë pushtetin.

E bukura është se “të gjithë pushtetin” e duan për të mirën e të tjerëve, jo për të mirën e vetes. Dhe kur vjen puna në këtë pikë, ata s’e kanë për gjë të mendojnë se mund të bëjnë çdo poshtërsi për një të mirë (nën shembullin e Raskolnikovit të Dostojevskit), apo në përgjithësi, për të mirën publike, të mendojnë se vullneti i tyre i mirë, pozitiv, i virgjër, vlen më shumë sesa rregullat e lojës, ligji, kushtetuta, institucionet, apo vullneti i shumicës. Dhe zënë e i shohin këto të fundit si barrë, bezdi, pengesa. Si rrugëzgjidhje gjejnë t’i marrin për optional.

Lidhur me korrupsionin, ka edhe një keqkuptim këtej nga anët tona, ku bëhet debat e zhurmë e madhe mbi korrupsionin e kryer në nivelet e larta. Kjo është edhe loja që ka bërë Albin Kurti. Por në këtë mes injorohet një gjë. Nuk diskutohet që është një korrupsion i dënueshëm (nuk kemi pse t’i falim ata, të cilëve u kemi besuar administrimin e punëve, halleve e parave tona, e të cilët e tradhtojnë këtë besim), por në të njëjtën kohë është më i parëndësishmi, dhe më pak i dëmshmi. Nuk ka lidhje “të drejtpërdrejtë” me qytetarët. Këta të fundit (nëse nuk bien në grackën e narrativës mbi oligarkët e mbi ministrat që vjedhin) kanë për shqetësim faktin që u duhet të paguajnë në çdo zyrë apo për çdo zyrtar. Qytetarëve u duket një çështje e largët diskutimi mbi tendera disa dhjetëra milionë euro. Ata preken personalisht, e deri në palcë, kur u duhet t’i mbyllin gojën me një shuk lekësh policit, doktorit, infermierit, gjyqtarit, pedagogut, doganierit, apo çdo zyrtari tjetër për çdo shërbim që këta do duhej t’ia jepnin falas, e me përulësi.

Ky është korrupsioni i ditëpërditshëm, që qytetari nuk e ka me “t’nigjume”. E prek atë vetë. Dhe është ky korrupsion që nuk ndodh në vende normale. Sa për korrupsionin e niveleve të larta, ai ekziston kudo. Nëse gjetkë ka korrupsion më të ulët, kjo vjen sepse ka institucione që kontrollojnë e ndëshkojnë (prokuroria, policia, gjykatat, mass-media etj., etj.). Korrupsioni në vendet skandinave (që janë me indeksin më të ulët të korrupsionit) nuk luftohet nga qeveritë e kryeministrat. Kryeministrat nuk kanë asgjë në dorë në këtë betejë. Ah, e vetmja gjë që kanë në dorë të bëjnë është të korruptohen. T’ia besosh luftën kundër korrupsionit një njeriu të vetëm me pushtet, përsëris: një njeriu me pushtet, dhe të besosh se sa më shumë pushtet t’i japësh, aq më mirë është në funksion të luftës kundër korrupsionit, do të thotë të kesh rrjedhur nga trutë e kokës.

Këshilla që unë do t’i jepja Albin Kurtit në këtë mes do të ishte shumë e thjeshtë: Kosova nuk ka nevojë për një Robespier, prej të cilit pritet të ngrejë trupa sans-culotte-ësh, gjykata të posaçme apo ndonjë komitet të shpëtimit publik. Nuk ka nevojë për një qeverisje revolucionare. Kosova ka nevojë të ngrejë institucione. Sepse ky është kryeproblemi: mungesa e institucioneve. Korrupsioni, nëse përbën përparësinë numër një për Kosovën (unë kam dyshime lidhur me këtë; mendoj se ka përparësi të tjera), nuk luftohet me ndihmën e ndonjë dore të fortë. Luftohet veç me ndërtimin e institucioneve. Këto të fundit janë gjëja më e rëndësishme. Nëse Albin Kurti synon të hyjë në histori, ai duhet të ndërtojë institucione të besueshme, e jo një republikë të pamundur e të rreme morali. Dhe për t’i bërë të besueshme, ato duhen ndërtuar me një frymë jopartizane. Duhen ndërtuar për të mos u prishur më, edhe kur Albini të mos jetë më në pushtet.

Ngjarjet amerikane na treguan se institucionet janë të rëndësishme. Janë e vetmja gjë e rëndësishme. Amerikën, që u rrezikua pas zgjedhjeve, nuk e shpëtuan individë të caktuar. Përkundrazi, ishte një individ i caktuar që e vuri në rrezik. Dhe sikur të mos ishte për gjykatat, ky individ do ta kishte bërë lesheli gjithë vendin e vet, ndoshta edhe gjithë botën. Sepse gjithçka tjetër ra përballë fuqisë, karizmës e ligësisë së tij. Ra deri edhe Partia Republikane, që është një nga partitë me historinë më të lavdishme në botën perëndimore. Ra sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Hiq një grusht njerëzish brenda saj, të tjerët iu ulën Trump-it në gjunjë. Dhe ashtu janë ende, në gjunjë. Pse? Sepse njeriu, amerikan apo shqiptar qoftë, është i korruptueshëm. Në rastin amerikan, të gjithë po mendojnë të mirën individuale, jo të vendit të tyre. Duan të hipotekojnë rizgjedhjen në Kongres, apo karrierën në përgjithësi, e cila garantohet veç nëse i qurravitenTrump-it të fuqishëm.

Shkurt, atje rreziku ishte një individ, dhe shpëtimi erdhi prej institucioneve. Ndërsa ne duam t’i bëjmë gjërat me kokëposhtë: “Nuk i çajmë kryet për institucionet; shpëtimin e presin nga një njeri i vetëm.”

49 komente në “Edhe Enver Hoxha, Albin, ishte i pakorruptueshëm!”

  1. Shqiperia e bukur says:

    Ju gazetaret e zullumit te politikaneve bashke jeni dhe be Korruption…pse sbehet veting per gazetaret disa kane vila miliona Euro….marin leke e bejne predione…kete e dine te gjithe e nuk flasin

    1. Epirioti II says:

      Mustafa Nano (jo gjithmone jam dakord me logjikat e tij ndonjehere radikale), kesaj radhe ka bere nje super, super analize.
      Albini nuk ka per ta lexu se eshte ne mendjen dhe madheshtine e vet.
      Kjo eshte per lexuesit e thjeshte kosovare se me cfare syri duhet me e pa dhe analizu Albinin, sepse zgjedhjet vijne shume shpejte prape.

      Fatkeqesisht ve re se shume nga lexuesit as qe kane marre mundimin ta kuptojne cfare ka thene Nano ne kete shkrim, dhe te deshperojne me banalitetin dhe cekesine e komenteve.

    2. Besniku says:

      Mustafa Nano ka vetem nje te drejte : Albin Kurti nuk ka filluar akoma, neser do te duket…..
      Kurse per Enver Hoxhen flet sipas midese se pergjithshme, pa asnje llogjike.
      Te mos jesh i korruptuar do te thote te jesh i ndershem,
      Te jesh i ndershem do te thote qe ke punuar ne favor te shoqerise.
      Mendo kur kete e ben i pari i vendit.
      Prandaj dhe Shqiperia dhe sot e kesaj dite po ha akoma dhjamin e formuar ne saje te
      ndershmerise se punes se Enverit.
      Por mustafa Nano eshte pak t’i thuash ” kush je ti , çfare ke bere ti” qe ke goje te zesh Enverin!!!
      Apo te jesh i korruptuar si soji juaj eshte standart demokratik !!

    3. Rebus says:

      Eh more Mutc Nano,nuk u pastrove nje here nga idiotesite e fshatarit!
      Per cfare te duhet te m,erresh me kryeministrin e sapo zgjedhur te Kosoves ,kur besimin ndaj tij e kane dhene gati gjyama e kosovareve!
      Kush je ti,qe fillon dhe hedh dyshime per kete lider dhe ben sikur nuk e di,se te gjitha sa thua per Albinin,bile 100 fish me kq i kla ne koke kryeministri i sotem Rama!
      Shkruaj per kete,se eshte ai qe i ka marre te gjitha pushtetet,bile me shume se sa kishte diktatori Enver Hoxha,por qe per popullin nuk ka punuar fare!
      Si nuk reagove fare as ti,por i gjithe shjtypoi ketu,kur Rama deklaroi pa piken e turpit dhe pergjegjesise se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”?
      A nuk ishte kjo nje AMNISTI politike per te gjithe qe nga Berisha deri tek ai vete?
      A nuk ishte kjo nje kercenim i hapur edhe per gjyqtaret dhe prokuroret e mbetur,qe as te mos guxojne te merren me politikanet,por me koleget e tyre?
      A nuk ishte kjo nje kundervenie kunder Reformes ne Drejtesi?
      Pse ke HESHTUR Mustasfa Nano rreth kesaj deklarate kriminale?
      Cfare vlere kane keto derdellitjet e tua per Albinin,ku dridhesh t’i dalesh para diktatorit Rama?

    4. Rebus says:

      Eh more Mutc Nano,nuk u pastrove nje here nga idiotesite e fshatarit!
      Per cfare te duhet te m,erresh me kryeministrin e sapo zgjedhur te Kosoves ,kur besimin ndaj tij e kane dhene gati gjyama e kosovareve!
      Kush je ti,qe fillon dhe hedh dyshime per kete lider dhe ben sikur nuk e di,se te gjitha sa thua per Albinin,bile 100 fish me kq i kla ne koke kryeministri i sotem Rama!
      Shkruaj per kete,se eshte ai qe i ka marre te gjitha pushtetet,bile me shume se sa kishte diktatori Enver Hoxha,por qe per popullin nuk ka punuar fare!
      Si nuk reagove fare as ti,por i gjithe shtypi ketu,kur Rama deklaroi pa piken e turpit dhe pergjegjesise se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”?
      A nuk ishte kjo nje AMNISTI politike per te gjithe qe nga Berisha deri tek ai vete?
      A nuk ishte kjo nje kercenim i hapur edhe per gjyqtaret dhe prokuroret e mbetur,qe as te mos guxojne te merren me politikanet,por me koleget e tyre?
      A nuk ishte kjo nje kundervenie kunder Reformes ne Drejtesi?
      Pse ke HESHTUR Mustasfa Nano rreth kesaj deklarate kriminale?
      Cfare vlere kane keto derdellitjet e tua per Albinin,ku dridhesh t’i dalesh para diktatorit Rama?

  2. Mani says:

    O Mustafa je shume kontriktore si per her jame dakorte se koha do e provoj Albini dhe Jame i sigurte se shume njerze kane me u zhgenjye…. Por Kure do kryministri presidenti a po politikanet a po Kush e Ka ne dore qeverine korrupsjoni luftohet edhe nga qeverija se ti Duke mbajtur Ministra dhe drejtore hajduta ti at here e di qe populli i thjeshte vidhet dite per dite dhe krijohen sistem korrptive dhe nje zingjir i Ter ne Kosove njerzit Jane me te edukume dhe e done vendin e vet shume me shume se ne ne Shqiprie . Por ti me te vertet mendoj??? se Edi Rama nuk e di se SA te korruptume jane Arben Ametaj ilir Beqaj Damir Gjiknuri e te tjera.. Po Pes I mbane ?? Edhe ne Qofte se Rama nuk eshte I korruptume vet?? Se pse une mendoje I mbane keta njerze per pushtetin e ti prosonale se ai e di se po ti largone keta hajduta do humbase vota ne qarqet e tyre dhe do fitone disa hajduta te tjer. Po ne ken nje president qe eshte Zen me bllok ne dore dhe Rama per pushtet e Ka hipur ne at karrike. Po ne kemi nje krytare opozite qe eshte aguzuare nga prokorija per vjedhjen 250 milon evro dhe as ne porkuri nuk e Ka marre fare se Ka thene jam I semure imagjinonin Ku jemi ne??? Si keshtu ti flet dokrra Hini siq Ka then At Gjergj Fishta

    1. Arber says:

      Edhe me këtë farë gramatike, moderatori i gazetës “Tema” ia boton shkrimin këtij drurit të Manit !?
      Arritët të kuptoni gjë, o ju lexues?
      Po ti, moderator?
      Ndërsa ne që i shkruajmë komentet siç e kërkon gjuha standarte, nuk i boton “i përnderçmi” moderator!
      Kujt i shërben kjo?

  3. mik says:

    Autori i ketij shkrimi perserite urimet e perkrahesve te Vetevendosjes, si : ” Bace u kry “, e ” qite Kosoven ne drite “, gjoja per argument, qe autori mbas kesaj te justifikoje helmin qe do nxjerre kunder Albin Kurtit.
    Te gjithe analistet shqiptare kapen me Albin Kurtin si person, sepse e kane personale, jo se po i dhimbset Kosova. Neqoftese ky fakt nuk qendron, atehere pse nuk kapen me partine Vetevendosje por me Albin Kurtin si person ?!!
    PS : Simbas autorit, nuk duhet te jesh i pa-korruptueshem, sepse edhe Enver Hoxha ishte i tille !!

    1. Mustafa katunari qe do me shit sapunin per djathe. says:

      Çar legeni !!!!
      Katunaret si ky e moren ne qafe kete vend.
      Duhet nje si Albini ti zhduki keto kerma!

      1. Bureto says:

        @Mustafa katundari….këtë fjalinë e dytë më mirë të na i kishe kursyer. Albini nuk ka hyrë ende në zyrë. Kur të fillojë qeverisjen dhe ta bëjë atë që, ti unë dhe kushdo e do, atëhere Albini do jetë vërtet ai që na shpëtoi nga ‘kërmat’. Nëse do ta bëjë, gjithsesi deri atëhere do duhet shumë kohë, le të themi nja katër vjet, dhe kjo nëse do arrijë një mandat të plotë gjë që deri tash në Kosovë, nuk ka rezultuar. Albini ka një punë shumë, shumë të vështirë përpara. Do zoti ia del mbanë!

    2. Miza pa tru says:

      Or mik! Me fal qe po te them por ke kufizime mendore.
      Autori me kete shkrim nuk do te thote qe Albini te mos jete i pakorruptueshem sepse Enveri ishte I pakorruptueshem. Jo Ai do te thote qe te jesh i pakorupueshem nuk eshte gjithcka. Sa per te te gricur “pak bythen tende”, une mendoj se me keq eshte te jesh spiun se i korruptueshem. Ne kete pike psh Sala eshte me i rrezikshem se Iliri.
      Me nje tip si Kurti qe eshte pa karrakter, korrupsioni do ishte gjeja me e zakonshme. Ne te vertet nuk eshte Kurti qe eshte i pakoruptueshem, por udhezimet qe merr ai nga UDBA e bejne ate te pakorruptueshem, me qellim qe te marre pushtetin, sic e mori. Spiunet ne pergjithesi jane te “pakorruptueshem”, sepse marrin honorare nga padrinot. Ja dhe Kurti pershembull nuk spjegon se si ka mundesi qe pa punuar te mbaje familjen ne Norvegji. Keto pune or “mik” jane me te komplikuara se mendja jote sa “nje mize”.

      1. Kosovari Romantik says:

        @Miza e bethes peles pa tru jau qifte granimin Albin Kurti. Tung.

        1. !!!! says:

          Sikur që shkie magjupēt që kanë ba romanca me granimin tandë

          1. Dušan Mugoša says:

            @!!!! jebemti sve po spisku djubro serbsko. Mrš pička ti materina.

  4. Iliria e bashkuar says:

    Kohet jane te ndryshme, krahasimi ska arsye fare. Turp

  5. sali says:

    Shume sakte e realisht.

  6. Popull says:

    Foli ky Beqiri. O Mut, muç i Nanos, Enveri s’kishte nevojë për korrupsionin se punonin tre milionë skllevër për të. Idjot, i jep këshilla Albinit ky.

    1. Ceni says:

      Te jesh i pakorruptushem nuk mjafton per te qene kryetar qeverie. Kryeministri zgjidhet qe te drejtoje vendin, ta cohe ate perpara. Te rrisi financat, te hapi vende pune, te sjell investime, te antarsoje kosoven ne NATO dhe BE, te siguroje levizjen e lire te njerzve ne Evrope, te siguroje rendin publik, te ndertoje marredhenie te mira me shtetet dhe paqen e vendit, te mos nxis luften, etj. Nqse kryeminisri thekson si veti kryesore pakorruptueshmerine dhe nuk ben keto te tjerat, ai eshte i deshtuar. Sepse nuk plotson kerkesat e popullit te vet dhe as kerkesat e vendevs te tjera, sidomos te vendeve mike. Ky njeri me mire te merret me ceshtjet fetare, te behet Hoxhe, sesa kryeminister.

  7. Lik says:

    Sa vjen dhe analizat e Muçit jane shume te arrira dhe te emancipuara.Bravo o Mustafa !
    Poshte injoranca!

  8. koli says:

    Ok Nano.
    C’fare sugjeron ?! Korrorrupsionin si flexibilitet per politikanet?!

  9. Llaman says:

    Nje artikull logjik qe vetem tutkunet nuk e kuptojne: ngritja e instucioneve shmang korrupsionin dhe jo figura e nje personi ne se ai nuk i perkushtohet ngritjes se institucioneve

    1. Phoenix says:

      Kush i humbi mendtê, që t’i gjejë ky arrivisti_katunar, që i bezdis të gjithë për të lypur pak protagonizëm.

  10. Pilo Lala says:

    Problemi me i madh, apo thembra e Akilit ne keto 22 vjet per Kosoven, eshte njohja nga Kombet e Bashkuara.
    Albini ka friken e deshtimit ne kete pike kyce.
    Njohja nga Kombet e Bashkuara, kalon nga Amerika dhe Europa.
    Letra e Presidentit Amerikan dhe Europes ishte e shkruar qarte: Vazhdo dialogun me Serbine. Pike,..
    Perse e tha dje Albini qe kerkon bashkimin e Shqiperise me Kosoven?
    Sepse keshtu eliminon uljen ne tryeze me Serbine, qe ai e ka frike.
    Te ulesh me Serbine, do njerez trima, me guxim, si Edi Rama qe e tha ne mes te Beogradit dhe Kombeve te Bashkuara, qe Kosova doni apo nuk doni ju, eshte e Pamvarur.
    Ndersa Albini nuk ja jep njeri mundesine ta thote, se eshte lepur me Nderkombetaret.

    Problemet e tjera si ekonomia, korrupsioni, jane detyre e cdo Qeverije, nuk jane gje e re.

    1. katarakti says:

      Eshtë i tmerrshëm niveli mendor i disa komentuesve këtu. Flasin dhe shkruajnë pa ditur gjë fare. Albin Kurti ka dalë kundêr Serbisë dhe politikës frikacake të ibrahim Rugovës që në vitin 1995. Kur organizoi protestën madhështore të studentëve të Prishtinës. Më pas Millosheviçi e futi në burg. Ky ështê një fakt për ndonjë se ai është spiun i UDB-së! Si ështê e mundur që gjithê idiotët e botës të jenë grumbulluar në 28 mijë kilometra katror?!

      1. kot says:

        @katarakti
        Po ti nga e di qe Albini nik eshte spiun? Rugova kishte idene e Gandit…Ai udhehiqej nga ideja qe te sensibilizonte boten me te verteten Shqiptare dhe ja arriti… Lere Rugoven menjane…Ti na thuaj se a nuk te duket e “dyshimte” qe Albini gjithmone del kunder? Ai nuk doli kunder vetem Rugoves. Ai doli kunder Rrambijese………ai po del kunder Amerikes dhe Evropes…..a nuk te ben ty pershtypje se kjo eshte loja serbe qe te sabotojne bisedimet dhe ne te mbajme pergjegjesi. Pse ti idjot e vlereson Albinin nga fjalet dhe jo nga vepra?????Po ate te verteten apsolute qe kur serbi te fuste ne burg, ti nuk dilje i gjalle pa nenshkruar. Mundet qe serbi e futi ne burg per te ngritur “karizmen Albiniane” ne nivelin e spiuneve te vet… Ndoshta Albini nuk ka qene fare ne burg….Ndoshta edhe kjo ishte loja. Ti nga e di qe ai nuk eshte spiun kur gjithe veprimtaria e tij I sherben Serbit. apo I ke mbajtur uturakun Albinit, ketij dhender te serbit….

        1. Ish votuesi demokrat. says:

          Si ka mundesi qe gjithe idiotet e botes jane mbldhur ne 28mje km katrore.
          80% e komenteve ne kete gazete duhet te pasohen nga fraza gjeniale e mesiperme.
          Bravo Katarakti, mos komento me se e prison.

      2. Ish votuesi demokrat. says:

        Ne gjithe keto vjet qe lexoj gazeten Tema fraze me brilante se kjo e komentuesit “Katarakti” nuk kam lexuar “SI KA MUNDESI QE GJITHE IDIOTET E BOTES JANE MBLEDHUR NE 28000KM2” brilante

  11. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Mendjet e kufizuara,orientale te ketyre aneve,por vecanerisht ato kosovare,ruajne nje kuptim shume te cunguar mbi korrupsionin,e konceptojne ate thjesht si nje shperdorim ekonomik,qe behet nga individi ne nje post i caktuar.
    Kur e verteta eshte,qe korrupsioni me i keq dhe me vdekjeprures,ne funksionimin e nje shteti dhe vendi,eshte ai i perdorimit apo i shndrrimit te postit me kalimin e viteve,ne nje sundim diktatorial.
    Albini,deri tani nuk ka mbajtur gjate ndonje post,qe te provohesh sa i rezistueshem eshte karshi korrupsionit material,por ne postin partiak,eshte cfaqur ne vite si nje diktator i vertete brenda partise dhe me tej si anarkist i verber violent,jashte saj:me bomba dhe flake ne parlament disa here.Jane keto komponent te formimit te tij islamisto-komunist
    Vetem denimi qe i dhane gjykatat kosovare per keto sulme kriminale karshi institucionit me te larte ligjvenes,qe atij i ndalohet kandidimi si deputet(person i padesherueshem per te perfaqesuar as dhe nje pjese te folkut)ben qe ai te mos kete te drejten morale,per tu ulur nje nje karrige te tille te larte.
    Por dikush dhe me te drejte,do te thote,por kur ka patur Kosova,ndonjehere shtet serioz,qe ta kete shtyre deri ne fund mandatin,qe ja kerkon ketij tani,kur per me teper,pak kohe me pare, albini vet kete karrige nuk arriti ta mbante as per tre muaj
    Sindromen e asaj qe pushteti korrupton,po i perjetojme ne menyre integrale dhe te kryeministri yne:
    Asnje ze kritik ndaj tij,nuk ka arritur te dale jashte mureve te kulles se kryeministrise.
    Perserite jo rralle ai,qe kemi dhe ne gabime,por kane kaluar 8vjet dhe nuk kemi pare dhe as degjuar te flase per nje gabim konkret te mvartesve dhe jo me te vetin,!!!
    Duket sikur jetojme ne nje shtet engjejsh,pasi evidencat e kontrollit te larte te shtetit flasin per korrupsion te institucionit shteteror ne permasa te medha,por cuditerisht nga frengjite e kulles,nuk degjohet asnje emer qe meriton ndeshkimin.

  12. Haka Tekizoti says:

    Analizë parimisht e saktë.

  13. e says:

    I pakorruptueshem dhe patriot, gje qe nuk e ke ti apo ndonje politikan tjeter ne ditet e sotme.
    Kete duam edhe ne shqiptaret

  14. Shqiptar says:

    Kèshilltarè, gjithkund kèshilltarè, nè kètè botèn e shtojzavalleve shqipfolèse. Filozofè janè. Ta “spjegojnè” botèn, direkt nga fundi i pusit, aty ku qielli iu duket sa gryka e pusit.
    Kèrkojnè institucione tè pavarura nga Albini nè Prishtinè, ende pa ia nisur punès, shohin “rreziqe” imagjinare qè do tè vinin rrugès,,,a thua se nè fundin e pusit me ujè tè qelbur ku jetojnè, kanè rènè nè sy pèr kritikè apo kèshilltarè tè papyetur tè atyre qè i kanè hedhur aty.
    Mustafa. Kur i ke thènè Edi Ramès ndonjèherè se politika qè ka ndjekur nè kèto 8 vjet, èshtè tango me krimin? Qè politika e tij èshtè antikombètare sepse varfèron qytetarèt shqiptarè dhe pasuron vetèm njè grup rreth tij, qè nuk njeh transparencè qeverisèse por vetèm nepotizèm dhe degradim institucionesh?
    Shqipèria jonè Mustafa, i ngjan atij hanit me dy porta, rrumpallè kudo, korrupsion, drogè, jeta e falur nga Zoti nuk ka vlerè.
    Nga ky realitet,, tè bèsh filozofin dhe kèshilltarin e dikujt qè sapo mori votèbesimin pèr atè qè premtoi, pèr njè jetè si shqiptarè nè dinjitet, mè duket ca pèr tè qeshur.
    Shiko traun nè syrin tènd Mustafa, meqenèse zotrote i ke qejf kèto kèrcimet nga njèra fjalè e Zotit tek tjetra. Nuk ka mè hipokritè se ata qè besojnè tek semafori nè fakt por kur artikullohen, bèhen herè hoxhè e herè prift, tallava.
    I ka fundi i pusit kèto efekte, anèsore nè dukje por asnjè bèrthamè apo vlerè nè vetvete sepse e degjeneruar.
    Na duhet njè Albin, Mustafa.

  15. cipini says:

    Me pelqeu shkrimi. gjera reale dhe jo qe te “fluturosh me presh…”. Albini flet sikur eshte ne katin e siperm, ne nje kohe qe i duhet ti hypi me kembe (jo me ashensor) katet nje nge nje.

  16. katarakti says:

    Sidoqoftë Albini ishte zgjedhja e vetme dhe më e mirë për popullin e Kosovës. Nêqoftëse êshtë vërtet, ashtu siç thojnë, i pakorruptueshëm e patriot, – nuk ka si bëhet më mirë. Vetêm Jezu Krishti ishte njeri pa njollë. Por edhe ai u tha sharësve të tij: “Kush nga ju nuk ka mëkatuar ndonjëherë, ai le të hedhë i pari gurin kundër meje”! Prandaj me ngadalë o trima me këto qortime, arsyetime, këshillime, parashikime – pa filluar ai ende nga puna.

  17. Cen says:

    Sa je lodhur o Mustaf. Gjithe ky shkrim per ti mbushur mendjen vetes se Albini do korruptohet.
    Jo mor analist oborresh nuk jane te gjithe rrangu yt, prandaj nuk mundesh ta konceptosh .

    1. Cifjac says:

      Or Cen nuk ashte puna se ashte lodhun Mustafa por ashte sistemi i tille qe nuk te le!Ndryshe te shkarkon per 45dite po dole prej shinave te saj.Ndaj kohaka me e tregue se premtimet e Albinit ku kane me shkue!
      Na kendej or mik kaluem 30 vite e ku ishim ,kerkund e jo Ju qi akoma keni probleme me kalue klasen e masandaj me u ardhun koha me u krekos ndopak!Albini deri me tash ka tregue se don me ba shurren ne Prishtin e me na lagun neve ketu neTiron or mik!
      Ndaj mos e merrni me shume vrull por shtrut e shtrut e masandej shikjojme e flasim.

  18. petrit says:

    Politikani vetem shqiptar qe fiton dy here rradhazi brenda nje kohe kaq te shkurter eshte nje leksion per hajdutet me qender ne tirane

  19. 1444 says:

    Shume sakte Muç. Ne frymen e shkrimit tend, do i rekomandoja Albinit qe urgjent te ngreje institucionet e Kosoves me njerez te korruptuar meqe siç thone te krishteret njeriu eshte i korruptueshem nga Zoti. Me fal se harrova, a i ke pyetur budistet dhe ujguret çfare thone per kete problem? Po Muhameti ? ;se mbase Albini eshte mysliman (nuk jam i sigurte per kete) dhe nuk i pyet te krishteret.

  20. Altin says:

    O Muç Nano, po i kerkon Albinit te beje institucione ende pa u ulur ne karrigen e kryeministrit dhe per me teper pasi nderkohe partite e tjera kane bere 20 vjet mutin kala ???

  21. Ish votuesi demokrat. says:

    Si ka mundesi qe gjithe idiotet e botes jane mbldhur ne 28mje km katrore.
    80% e komenteve ne kete gazete duhet te pasohen nga fraza gjeniale e mesiperme.
    Bravo Katarakti, mos komento me se e prison.

  22. Ujku Plak says:

    Albini kur ishte ne Serbi i Burgosur i vune dy Kontrata ne Tavolin per te Firmosur, njera e Bashkepunotorit deri ne Vdekje, dhe tjera Vdekje e Menjehereshme, vetem Injorantet nuk e kuptoin qe ke Firmosi Albini i Pordhes. Kosovaret kane Lindur per te vuajtur, le te vazhdojne me Ndertimin e Xhamijave se leshet kane per te lene. Ta duket pa kuptim cfar po shkruaj, por Koha eshte e pa gabueshme dhe do e vertetoi.

  23. Ironia says:

    Korrupsioni i pare eshte moral:
    ” ky tipi i pakorruptueshem sipas ligjit nuk munde te jete deputet…, por ky ka gjete klecken politike … mund te behet Km.. ”
    Anipse person non grata dhe jo i denje per nje vend ne Parlamentim e Kosoves…, ky person do dergoj te ligjshmit deputet te aprovojne vendimet e ketij tipi non grata per deputet.
    Pra ky eshte perdorim dhe korrupsioni i pare moral i zotenise.
    Cdo deputet i Kosoves ka te drejte te mos pranoj te bisedoj me kete tip qe i eshte hequr e drejta per te qene deputet. Nuk eshte niveli i tij. Eshte thjeshte nje person i papergjegjshem dhe pa moral qe ka zene pozicionin e KM. Eshte afer statusit te njee kriminel te zakonshem…. Eshte kapur dhe denuar per armmbajtje pa leje dhe zjarrvenie institucioni” dhe kaq.

  24. Kur nano says:

    Ndershmëria dhe atdhetaria janë virtyte demode për fshatarin çorovodas!
    Muçi,që ka ngrënë herët gjellën e prishur të sorrosit,nuk ka rrugë tjetër,ashtu si edhe ymeri, veç luftës ndaj kombit shqiptar.
    Tek albini nuk u prish punë as korrupsioni as qeverisja! U prish punë flamuri kombëtar.
    U prish punë mundësia e bashkimit kombëtar.
    Vetëm kjo nuk i falet.

  25. Dull tropoja says:

    Muc Urime.shkrim klasi.

  26. XXXL says:

    Ha ha po ku ke fytyrë të tërheqësh parale Albin Osmanin Me Enver Hoxhen e ke fëlliq e ndototur krejtë e tërsishtë

  27. !!!! says:

    Zgjedhjet në Kosovë nuk i fitoi Albini por i fitoi klani pro serb rugovist i Vjosës me bazë LDK Mitrovicë qytet që para dhe pas lufte qeverisej nga LDK dhe kështu si i vetmi me shumic popull shqiptarë dhe të cilin klani politik i Omanit e dorzoi nē duar të serbëve

  28. Samiu says:

    GJITHE PUSHTETI SOVJETEVE!

  29. Piro says:

    Une mendoj ndryshe.
    Ne qofte se kreu i shteit nuk vjedh vete as ministrat e tij nuk vjedhin dot (sepse kreu i shteit qe nuk vjedh vete nuk mund te lejoje vartesit e tij te vjedhin), as zevendesministrat as drejtoret e drejtorive e keshtu me radhe tatepjete hierarkise qeveritare. Dhe e kunderta: ne qofte se kreu i shtetit vjedh nuk ka mundesi te ndaloje vjedhjen tatepjete piramides se pushtetit dhe korrupsioni behet i paperballueshem.
    Ne anglisht ky fenomen njihet me emrin trickle-down qe do te perkthehej ne shqip “C’ndodh siper do te ndodhe edhe poshte.

  30. Ajet Delaj says:

    Tendenca për të paragjykuar Albin Kurtin apo me keq alone me aludua dhe me e krahasuar me Enverin eshte e turpshme.
    Të mos harrojne se demokracia e botes USA ka pasur Alkatrazin e tani ka Guatonamo .
    Kaq mjafton qe nuk eshte nevoja të jeshe diktator me dergua ne burge të tere agjenturen antishqiptare se bashku me hajdutet e vemjet e tyre .
    Albinin e ka zgjedhur populli i Kosoves e lehaqenet ne Tirane minimalisht duhet të ndalojne lehjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje