Ylli Manjani thotë se nuk është burrni t’ia hedhësh fajin Lulzim Bashës për atë si shkojnë gjërat, kur ky i fundit është në opozitë dhe nuk ka pushtet.
“Pushteti buron nga vota, jo nga Luli.
Shprehja “fajin e ka Luli”, është:
1/Justifikim për të gjithë ata që flirtojnë me pushtetin.
2.Paburrni e të gjithë atyre që rrefuzojnë të përballen e pushtetin.
3.Hilé e të gjithë atyre që flejnë me “mullixhiun” e Surrelit.
4.Papërgjegjshmëri e të gjithë atyre që nuk shohin momentin më të vështirë që po kalon sistemi demokratik në vend.
5.Dorëzim pa kushte ose për një thes miell ndaj arrogancës që sundon.
Asnjë nga këto që shprehen me fajsinë e Lulit, nuk thonë se çfarë do bënin më mirë nëse do ishin në vend të Tij. Vetëm thonë se ai e ka fajin.
Pra janë edhe pa argument e të pa sinqertë…
Nejse, po mua nuk më intereson aspak përgjegjësia apo fajsia e Lulit, sepse pushteti buron nga vota.
Nëse njerëzia votën e japin qesim, me hilé, në paburrni, me lek(apo miell) pse ka faj Luli?!
Nëse njerëzia duan dhe zgjedhin komunizmin dhe jo tregun; dajakun dhe jo lirinë; propagandën dhe jo fjalën e lirë; lindjen dhe jo perëndimin, nuk e kuptoj e as më intereson më “faji” i Lulit.
Nuk të ka faj askush pse e hedh votën ti sipas qejfit, o njeri!!!
Rregulli e do që Luli të shpallet “fajtor” kur dështon në qeverisje dhe jo kur nuk votohet për ta marrë atë.
Nëse Ai nuk vjen në qeveri mund të jetë humbje për karrierën e tij, por zgjatja e jetës së një pushteti monist është përgjegjësia dhe kosto e jonë.
E në këtë pikë s’na ka faj më askush”, shkruan Manjani ne rrjetin social.
Edhe Nard Ndoka eshte me brilant se ky “qefulli”.
U martue gjarperi me shejtanin dhe pollen Ylli Manjanin!
Pis njeri hajn dhe hajdut ne karakter.
super shkrim , per te paraprire humbjen e monikes edhe lulit……Lexojini mire kto miq se kto do jene budalliqet qe do thone pasi te ken humbur
Mos e ka fjalen per votat qe blen lsi qe kan dal me ze e me figur
Nga që njerzit nuk duan tu kthehet dajaku ,banditizmi , shpellarokracia me tabela tokë e xanun o hajdut ordiner që jep mend kur duhet të jepje llogari qytetarët nuk thone e ka fajin Luli por u zhdukte fare e Lulit dhe e fytyrave si puna jote
SHKO MORE BQ TI ISHE MINISTER E CFARE BERE?????TANI QE SKE KOCKA PER TE LEPIRE JE BERE ANTI PUSHTET?????PO SI MUND TE VOTEHET VRASESI?????APO I HARROVE OR VELLAI I K…
Sa te forta kane keta shyqyre qe kemi Ty ilir Meten dhe Saliu dhe na hapni syte dhe na shpjegoni se SA Lider i mire do jet Lulzim Basha neser kure te marrin pushtetin dhe se SA Lider I keq eshte Rama sote qe eshte ne pushtet edhe nje here shume faliminderit prej jushe…. Me te vertet ti dhe Luli si Ministra dhe krytare bashkije te Saliu dhe ilirit ken ber shume per ket populle dhe ti e Luli Jeni djamand ?dhe Keni te drejt te veni ne pypytje ndershmerine dhe moralin e popullit se PSE njerzit e thjeshte Jane hajduta dhe ti Luli iliri dhe Saliu une besoje se Jeni njerzit me te ndershem dhe me morale me te larte se Papa Franqeskut
…ky ka kohe qe humbur ekuilibrin…