Sinjalet e para nga Serbia: Nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pesë vende tërheqin njohjen

18 Shkurt 2021, 10:38Politika TEMA

Mediat serbe shkruajnë se serbia deri më tani ka garanci të prerë nga pesë vende se janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Nëse Prishtina shkel marrëveshjen sipas së cilës duhet të përmbahet nga aplikimi për pranim në organizatat ndërkombëtare, Beogradi do t’u kërkojë atyre vendeve të aktivizojnë procesin e tërheqjes së njohjes, njoftoi Vecernje Novosti, duke cituar burime në Qeverinë e Serbisë,

Ndër të tjera në media thuhet se me marrëveshjen e Uashingtonit nga shtatori i vitit të kaluar, Beogradi dhe Prishtina u zotuan për një moratorium një vjeçar mbi fushatën për tërheqjen e njohjes.. e po ashtu mos aplikim në një nga organizatat ndërkombëtare.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha më herët se ai “ka informacion” se shqiptarët duan të bashkohen me Kosovën në Konferencën e Gjykatave Ndërkombëtare, duke deklaruar se në rast se kjo do të ndodhë, Serbia do të “detyrohet të përgjigjet në mënyrën që bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm”.

“Dhe ata nuk do ta pëlqejnë aspak përgjigjen. Unë nuk besoj se ata do të jenë të lumtur me tërheqjet e reja të njohjes dhe tani mund t’u them atyre se do të ketë,” tha Vuçiç.

2 komente në “Sinjalet e para nga Serbia: Nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pesë vende tërheqin njohjen”

  1. Bato says:

    Vuco mos harro te kerkosh nfihme nga Batoni dhe Rama se ata i ke vellezer! I kujt i plasi kari se u terhoqen pese vende? Ne pith te semes vagshi ju ke gjithe pese vendet! Kosova do jetoj e mbijetoj por as ju nuk do keni shans te futeni nenBE pa Kosoven ! Keni mbeshtete batonin dhe ca plera ne tirane!

  2. Timi says:

    Nuk pjerdhim ne për ato tërheqje o Vucic m,,ti. Mjafton që Amerika të na njohë. Për Botsuana e Tansania nuk pjerdhin shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje