Katër muaj më parë, Gjykata Administrative urdhëroi disa institucione, mes tyre edhe Presidencën, të dorëzonte menjëherë faturat e shpenzimeve në udhëtimet jashtë vendit të titullarit. Presidenca refuzoi hapur zbatimin e vendimit duke akuzuar për shkelje të ligjit përmbaruesin e çështjes.
Kundrejt këtij veprimi, Dhoma Kombëtare e Përmbarimit, kërkoi vënien në lëvizje të Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për ‘orientimin’ e gjyqtarëve për çështjet administrative.
Ekspertët ligjorë e konsiderojnë këtë një presion të hapur ndaj gjyqtarëve që vendosin në favor të transparencës dhe llogaridhënies. Pak ditë më parë Ambasadori i OSBE Vincenzo del Monaco në intervistën e tij të parë, vlerësoi punën e Faktoje.al si një media e pavarur që fitoi një çështje gjyqësore kundër institucioneve publike.
Në tetor 2020 Gjykata Administrative dha vendimin në favor të Faktojes, duke e detyruar institucionin e Presidentit të Republikës të vërë në dispozicion faturat e shpenzimeve të titullarit, në udhëtimet jashtë vendit për periudhën janar 2018-qershor 2019. Gjatë kësaj kohe e në vijim, Presidenca drejtohej nga zoti Ilir Meta. Sipas vendimit nr. 2459 (80-2020-2470) Presidenca (e cila ka bërë apelimin) duhej të jepte menjëherë dokumentacionin e kërkuar, pa pritur përfundimin e procesit në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Vendimi i Gjykatës Administrative nr. Nr. 2459 (80-2020-2470)
Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë Administrative, iu përcoll për ekzekutim zyrës së përmbarimit, e cila nisi procedurat sipas ligjit.
Por në vend që të vinte në dispozicion dokumentacionin e kërkuar nga Faktoje, ashtu siç ndodhi me Ministrinë e Brendshme, Presidenca i dërgon zyrës së Përmbarimit një shkresë ku akuzon përmbaruesin për shkelje të hapura ligjore!

Shkresa me nr. 4225/1 Prot Dt. 17.12.2020 nga Presidenca
Pas këtij qëndrimi të hapur arbitrar nga ana e Presidencës, siç vlerëson përmbaruesi F.H, ai i drejtohet Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë me një ‘Kërkesë për orientim’, ku shprehet:
“Në datën 18.12.2020 ka mbërritur pranë zyrës tonë shkresa me nr. 4225/1 Prot Dt. 17.12.2020 e sekretarit të përgjithshëm të institucionit të Presidentit të Republikës, i cili më akuzon për shkelje të hapura ligjore se përse kam njoftuar ekzekutimin e këtij vendimi.”
“Edhe pse qëndroj i bindur në ligjshmërinë e veprimit tim procedurial dhe vënies në ekzekutim të vendimit, ndodhur edhe në kushtet e një qëndrimi arbitrar dhe presioni nga ana e institucionit debitor, i cili dukshëm po synon të cënojë profesionin e përmbaruesit privat pa pasur asnjë të drejtë ligjore, po ju drejtohem për mbajtjen e një qëndrimi dhe orientimi ligjor në lidhje me këtë rast…”-vijon përmbaruesi.

Kërkesa e përmbaruesit drejtuar Dhomës së Përmbaruesve
Presioni ‘shtrin efektin’ nga Presidenca drejt gjyqësorit
Përfaqësuesja ligjore e Faktojes në procesin gjyqësor, avokatja Irena Dule na bëri me dije për reagimin je paprecedentë nga ana e Presidencës, sapo kjo e fundit ishte vënë në dijeni nga përmbarimi se duhej të jepte dokumentacionin, sipas vendimit të gjykatës Administrative.
“Presidenca refuzoi të ekzekutojë vendimin, por nuk mjaftoi me kaq. Mes shkresash zyrtare, u bë intimiduese dhe kërcënuese për përmbaruesin, i cili po ndjek praktikën e ekzekutimit të vendimit dhe nuk mbaroi këtu zinxhiri i presionit, i cili shkon deri tek gjyqtari i çështjes. Ky qëndrim i Presidencës është i paprecedent. Ndërsa është e zakonshme që institucionet të refuzojnë ekzekutimin vullnetar të vendimeve gjyqësore, është i padëgjuar rasti kur institucioni jo vetëm refuzon ekzekutimin e vendimit, por këtë e bën me zhurmë dhe kërcënime. Gjuha e përdorur në këto shkresa është diletante dhe arrogante njëkohësisht, por mbi të gjitha sjellja e Presidencës është intimiduese për zbatuesit e ligjit. Përtej këtyre vlerësimeve personale, unë si avokate e shoh shqetësues këtë reagim të Presidencës, duke e parë përtej rastit konkret, në efektet që ky reagim do të ketë te ato pak gjyqtarët të cilët janë për t’u respektuar për vendimet e tyre dhe për praktikën e mirë gjyqësore që kanë krijuar, edhe pse punojnë në kushte aspak normale dhe aspak miqësore.” – u shpreh avokatja Dule.
Faktoje do shpjegojë në mënyrë të thjeshtuar sesi ‘përcillet’ ky presion nga një institucion në tjetrin përmes shkresave zyrtare (me qëllimin final mosdhënien e faturave për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, të Presidentit të Republikës).
1. Në fund të vitit 2020 Presidenca i refuzoi hapur dhënien e faturave përmbaruesit F.H dhe njoftoi Dhomën Kombëtare të Përmbarimit përmes një shkrese ku e akuzon për shkelje të hapur të ligjit.
2. Përmbaruesi ankohet tek autoriteti që përfaqëson, Dhoma Kombëtare e Përmbarimit dhe i kërkon kësaj të fundit të mbajë një qëndrim ndaj institucionit debitor (Presidencës) edhe ta orientojë sesi të veprojë në vijim për të bërë të ekzekutueshëm vendimin e Gjykatës Administrative.
3. Dhoma Kombëtare e Përmbarimit ‘reagoi’ me një shkresë drejtuar Sekretares së Përgjithshme të Presidencës më 29 janar të këtij viti.
Në këtë shkresë ku vihet në dijeni përmbaruesi privat F.H, qendra Faktoje dhe gjyqtari i Gjykatës Administrative Erarbër Madhi, jo vetëm që nuk i tërhiqet vëmendje institucionit debitor, për gjuhën e përdorur në shkresa dhe refuzimin e vendimit të gjykatës, por ‘faji’ u lihet gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjet e kësaj natyre.
Në shkresën e Dhomës Kombëtare të Përmbarimit, përmbajtja e së cilës ‘shkarkon’ nga përgjegjësia Presidencën për një detyrim ligjor që duhet ta kishte shlyer, ‘futet në lojë’ Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ky i fundit, sipas argumentit të kryepërmbaruesit Tedi Malaveci, duhet të marrë masa për orientimin e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të shkallës së parë. Nga ana tjetër dhe në kundërshtim me veten, Malaveci pranon se interpretimi i ligjeve gjyqësisht është kompetencë e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe në formë të unifikuar nga Gjykata e Lartë.
Pas këtij argumenti të paraqitur nga kreu i Dhomës Kombëtare të Përmbarimit, Faktoje ngre pyetjet:
A është e ligjshme që një gjyqtar i cilësdo gjykate të ‘orientohet’ për vendimet që merr, nëse ai është bazuar tashmë në Kodet përkatëse?
Çfarë domethënie ka orientimi kur gjyqtarët janë të pavarur dhe vendimet i marrin konform ligjeve?
Përse nuk kërkohet ky orientim në rastet për praktika të njëjta si rasti i Ministrisë së Brendshme?
4. Dhoma e Përmbarimit, për të përforcuar shqetësimin se ka hasur edhe raste të tjera të ngjashme, kur institucioni debitor refuzon të shlyejë vullnetarisht apo me detyrim vendime të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë me ekzekutim të përkohshëm, ka bashkëngjitur një praktikë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Në këtë pikë, vendimi i Gjykatës Administrative të shkallës së parë ka mbetur pezull.
Për avokaten Irena Dule, nga qendra Res Publica, ky është një rast i përsëritur.
“Vendimi i marrë nga gjykata, që detyron Presidencën të japë informacionin e kërkuar, menjëherë, pa pritur të marrë formë të prerë, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e gjyqtarëve, në raste identike kanë dhënë vendime të tilla, të cilat janë të mbështetura në arsyen e shëndoshë se informacioni për gazetarin ka vlerë nëse është aktual, sepse kështu i shërben publikut dhe në ligj (Kodi i Procedurës Civile), sipas të cilit gjyqtari ka të drejtë të vendosë ekzekutime të menjëhershme, nëse e sheh te arsyeshme.”-thotë avokatja Dule.
Ndërkohe që Presidenca refuzon hapur zbatimin e një vendimi gjykate, që nxit në thelb transparencën ndaj publikut, një qëndrim inkurajues vjen nga ambasadori i OSBE Vincenzo del Monaco në intervistën e tij të parë pasi mori këtë detyrë:
“E vlerësoj zhvillimin e fundit që tregon shenja të një kulture të shëndetshme mediatike, i referohem rastit të “Faktoje”, medias së pavarur që fitoi një çështje gjyqësore kundër një institucioni publik së fundmi. Ky është një rezultat i rëndësishëm që përforcon përsëri optimizmin tim dhe inkurajimin për t’iu besuar institucioneve shqiptare.”
Prokuroria fle gjum..
Ky ndyrësira ,edhe kur të arrestohet,do kërkojë arrestimin e SPAKut.
Lutuni Zotit te mos ndodhi ndonje e papritur Floririt tone..Se ndegjuam qe e ka zene Virusi…
Dhe fatekeqesi Kombetare ,nese Zoti na e mere Floririn…ne Boten tjeter ..
Hamin ndimoje ho Zote,,mos na e mere Floririn Pa ja dhuruar Bankes se shtetit ..
Flm..
Bastardi cepanit ben te fortin. ..
ky shkedhata rropsia e janullatos bo sikur ta ket Shtetin Prone te tija
mor ja shkerdhafte dreqi faren .
nji cop mut cepani bo si gansterri shtetit
e perdore Presidentcen per Interes Personal duke injoruar Kushtetute e Shtet .
Spak Kurva nuk ka marr ala urdher me shku ke Vila e ktij kerme .
oj ,e perdorin shtetin si i do bytha ptuuuuuuuu fshatari mutit te shkerdhefte shqiperia faren e ndyr
kush qe ai bir kurve te pruri ne Tiran
kishe vdek ne cepan mes bajgash e kakardhive kerme e njerezimit
Turp sa te qerohet ky ndyresire per institucionin qe drejton Nuk njef e nuk zbaton vendimet e ghykates.Nuk i zbaton president leshi mjere ne qe presim nga permbarimi te na zbatoje vendimet e ghykates.Ky rezil qe hiqet sikurmbron kushtetuten genjeshtari dhe frymezuesi i te keqijave.Turp e me keq u turperofsh .Ne vend qe te kerkoje zbatimin e urdherave permbarimore jep shembullin me negativ bllokon permbaruesin bile e akuzon ate dhe gjyqetarin .Te shporte zoti sa me pare nga ajo zyre.Mos e gezofsh.
O Arqilehas, po ju te ripjelljes e zgjodhet vete, tani pse e shani
Ai eshte shtatzan e nuk e ze ligji motren Likrie , ua si beni dhe ju , djemt shtatzan se kontrollojne dot veten ,
Fshatari e ka koken si mushka. Permbarusja ta coje ceshtjen ne gjykate. Ti futi Metes gje gjobe te majme.
e nxori Qequa Bicakun hahahahahahah
Po detyrimisht presidenti ka kohe qe ben alpinizem veror e dimror qe nga shoqerimi me Ramush Haredinaj e deri pardje ne Vranisht te Vlores, bashke me perkrahesin Bardhosh Mici te nazisteve gjermane qe pushkatuan 72 veta ne Vranishtdhe, ndoshta dhe antar i Agimit te Arte te Greqise qe u shperndau ca vranishtioteve nga 50 euro qe te votonin per Fredi Belerin e Agimit te Arte, neper klube private duke ngrene mish e duke pire raki sikur i ka ardhe vdekja. Nuk e di, do e thote ndonje dite drejtesia fjalen e saj qe ti kthehet shresa atij populli? Besoj se shqiptaret e ndershem e patriot do e thone fjalen e tyre me 25 prill per çfarrosjen e kesaj klike perfundimisht nga faqja e dheut!
DHE PASTAJE NA DELE PER TE MBROJTUR KUSHTETUTEN. C’FARE IRONIE ME ATE KUSHTETUTEN E ATIJE POPULLI ,KU KRIMINELAT I GRISIN FLETET DHE KESHTU SHKOJNE EDHE LIGJET E VENDIT NJERI PASE TJETERIT,.NE KEMBE QENDROJNE VETEM KRIMET ,DHE KRIMINELAT NDERSA LIGJET ZHDUKEN MBASE FLETEVE TE GRISURA NGA MATRAPAZET E INSTITUCIONEVE TE ATIJE SHTETI.
C’FARE TALLJE ME LIGJET TE ATIJE VENDI QE U VENDOSEN ME GJAKUNE E TYRE QE DHANE JETEN.PER C’FARE KUSHTETUTE NA FLETE KY PRESIDENTE ?PER ATE TE GREQISE ,APO ATE TE SERBISE,MEGJITHESE PERPARA LIGJIT JANE TE GJITHE SI LIKJA ,KUSHE E KUSHE ESHTE ME I FORTE,DHE KUSHE KA PARA ME SHUME.
Cfar ka bere gjate gjithe karieres Politike ky Maskara
vecse zuLlumit ,
vec te krijuarit Ngerc aty ku nuk duhet dhe eshte ,
vec ngaterresave ,
vec regresit te Shqiperise ,
vec korrupsionit .
vjedhjes se shtetit e tradhetise ????????????????????????
________
Pyetja qe te ben te cmendesh eshte se ;
, si mundet te mbahet ala ne Politike
nji Funderine e tille
dhe c’eshte me e keqja ,
ky e banda e lalzit ,
mbas gjithe Poshtersive qe i kan ber ktij vendi , pretendojn te kapin perseri Pushtetin -Shqiperine !
Un nuk e kuptoj si mundet te jet e mundur ekzistenca e nji kerme te tille !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kujdes me fjalet pa pergjegjësi kundër presidentit te republikës ILIR “RAM “META.
Me kane thene dhe kështu thuhet qe ka qëne një peshgrites që synonte reķorde ndërkombetare.Ky sport mendonte Iliri do ti afronte te ardhura që do ti siguronte te ardhmen.Kete te ardhme të sigurte ja bëri gjithashtu edhe Monika me premtimin e saj qysh në puthjen e pare rrugore ne makine .mos e keqkuptoni ishte vetem puthje se prinderit e saj do ti linin një trashegim te madh dhe kjo u konkretizua me ngritjen e asaj “kasolleje” 12 katëshe .
Si nga Çepani që eshte ai e mban fjalen dhe mjere ju që ja vini ne dukje vjedhjet dhe maskarallëqet ç’do te hiqni .Mu kujtuan fjalet per nje ish patriotin e tij qe Enveri i thonte (te më falni emrin nuk më kujtohet mbaj vetëm mënd inicialet F.Ç )” Ti je trim mbi trimat se je trim pa sy”
Dhe Ilir Meta vazhdon traditën e Skraparit :
Ilir Çepani je trim mbi trimat se je trim pa tru”