U gjobit nga policia me 5 milionë lekë, reagon kreu i FRPD-së: Veç ne na gjobisin se na kanë frikë! Rama ik, ke edhe 66 ditë kohë se pastaj të pret 25 prilli

18 Shkurt 2021, 15:38Politika TEMA

Policia ka gjobitur me 5 milionë lekë kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, për shkelje të rregullave anti-Covid.

Gjoba i referohet një takimi që ka pasur Këlliçi me banorët e Kombinatit, tre ditë më parë, për të cilin policia thotë se është mbajtur në ambient të mbyllur dhe me më shumë se 10 persona të pranishëm.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe fletën e gjobës, kreu i FRPD thotë se “gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës”.

“Rama ik edhe 66 ditë”, ka shkruar ai në fletën e gjobës.

Më herët gjithashtu është gjobitur edhe ministri socialist Blendi Klosi lidhur me shkeljen e rregullave anti-Covid gjatë një aktiviteti të fushatës elektorale.

Postimi i plotë:

Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!

Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.

Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.

Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj.

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.

Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.

Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.

Pastaj ju pret 25 prilli.
Asnje hap pas ??

9 komente në “U gjobit nga policia me 5 milionë lekë, reagon kreu i FRPD-së: Veç ne na gjobisin se na kanë frikë! Rama ik, ke edhe 66 ditë kohë se pastaj të pret 25 prilli”

  1. eli-tiv says:

    …belind kur nuk njeh ligjin kujt i duhesh ???

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Po pse s’thua o Kërriç
      unë nga ti kam patur frikë
      të pashë një herë skiç
      ika larg, në Amerikë!
      .
      Mos dil më fare nga shpia
      se do trëmbësh njerëzinë
      me ktë frikë që kanë nga tyja
      do e zbrazësh Shqipërinë.

  2. belindesh says:

    ec or mut paguaj gjoben si te gjithe
    ose mbylle halen e mos shkel rregullat

  3. Kozmo says:

    TE GJITHE FRYHEN SI GJELA, PASTAJ PERFUNDOJNE SI PULA TE LAGURA.

  4. Plaku Pa Mjeker says:

    Ky imagjino ka shkelur rregullat e vendosura nga shteti dhe vazhdon ti shkeli duke publikuar informacione personale te tij me ditelindje numer personal etj….. Imagjinoni se ca ben ky njeri i papergjegjshem nese mban ndonje post shteteror…..?!?!?!?!?! Kuje o shoke kuje….

  5. Tironci says:

    Rama ik te vin kta kafshet qe kan djegur tre her shqiperin , se u than per lek , ik se nuk duron me dot llumi kti kombi qe i ka sjell 1 mij her me shum deme kti vendi se perandoria osmane , dy muaj para zgjedhjeve veshin lekuren e qingjit dhe sillen si te pa fajshem , ama qe diten qe marin çelsat e shtetit , blindojn zyrat shqyejn me dhun lekuren e qingjit , nxierin surratin e vertet dhe dhembet e hienes , fillojntalllen me njerzit dhe i perbuzin te ter dhe per kater vjet vjedhin ku te munden , hapin tendera pa fund sikur po punojn dhe xhvasin Leket e tenderave , therrasin kater vjet ne xhdo studio posht komunistet se kte e mbajn per parrullen me te goditur , thua se kta shpetuan boten dhe mas kater vjetesh , shkojn ne dubaj ne sahara bredhin me deve shkojn vizitojn me parat e kti mileti piramidat e egjiptit na therrasin qe andej me skajp ello muçaços dhe nuk len gje pa ber , populli po popull si kto 30 vjet njelloj sikur i kan ber gjilper ne tru , po kta voton prap hajde fol po deshe .

  6. E verteta e VERTETE says:

    Thththththth……

  7. SADIU says:

    Ore qen bire qeni, po leh i frymezuar nga udheheqsit e tu vrases, pagua aty dhe meso si zbatohen ligjet, se pushtetin nuk e ke per te pare as ender. Vetem po te mori vjerra ne partin e saj.

  8. gomari says:

    O KRRIC kur te rritesh perseri gomar do behesh dhe nuk do te kuptosh…sa me shume KRRICA i ti te mbledh PD aq gomere do behen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje