Nga Frrok Çupi
A na duket vetja ‘të gjithë të bërë pis’?, apo këta po na detyrojnë të mitizojmë doktorin që u kap në vjedhje dhe ta ndjejmë veten ‘të gjithë njësoj’?…
Prej ditësh ka plasur kjo luftë, tashmë jo me vjedhjen e njërit, por me në ‘të gjithë’.
Doktori po bënte punën e vet, në fakt, atë që bëjnë shumë vjedhës, por sa hap e mbyll sytë çau flluskën e pisllëkut të shoqërisë. Sa shumë njerëz po dalin në dritë, prej asaj flluske; që aty kërkojnë doktorin, e lavdërojnë, ia veshin krimin, ia lakmojnë zotësinë. Gazetarë, juristë, politikanë, udhëheqës, aktivistë dhe gjynahqarë…, të gjithë po thonë se ‘mirë e bëri doktori, i lumtë’.
Sjellja e doktorit:
Sa ka thënë hetimi deri më sot, dhe sa ka marrë vesh bota mbarë, ‘doktor i mirë’ është, por nuk e prekte pacientin nëse i sëmuri nuk i paguante 2 mijë euro, të paktën. Kishte ngritur skuadrën, rrugën e parave, listën e pacientëve; makina i punonte deri në detaje. Skema u zbulua për shkak të një lidhjeje me një skemë tjetër kriminale në Drejtësi. Nesër lidhja mund të shtrihet deri në arat me misër, ose në parcelat e kanabisit, ose në thertoret e qytetit, ose në universitet. Me siguri zgjatimi i parë do të jetë në fushatën e zgjedhjeve politike që priten.
Më duket se të gjithë po bluhemi së bashku në flluskën e veseve. Kush ka shpëtuar nga pisllëku nuk mund të shpëtojë nga ata që e mbrojnë. O do të bëhen të gjithë si vjedhësi, o nuk ka rrugë!. Kjo është çështja.
Pse duhet të bëhemi ‘të gjithë vjedhës’?
Politika e korruptuar mbron veten me çdo mjet. Deri tani një president, një kryetar partie, një deputet, një mjek, një ministër…, na kanë bërë thirrje t’i bashkohemi doktorit. Vetë doktori ka thënë se është pjesë në politikë…
A mund të bëhemi të gjithë vjedhës? Me shpresë të zotit, jo. Po a na projektojnë kështu? Deri më sot na kanë projektuar si ‘gjithë populli ushtar’, ‘të gjithë fajtorë e të gjithë bashkëvuajtës’, ‘të gjithë të barabartë’…. Shpëlarja e turit edhe me rastin e ‘doktorit të mirë’, ka për qëllim që të na bëjnë njësoj. Në një turmë ‘të njësojtë’ mund të fshihen vjedhësit e tre dekadave: vjedhësit e floririt, të piramidave financiare, të tokave, të vilave, të hapësirave… Ja, për këtë na duan të gjithëve ‘bashkë’ me ta.
Vallë, bota tjetër si u mbrojt nga damka ‘të gjithë vjedhës’?
Kjo nisi shpejt, fillimisht me vjedhësit e kuajve. Nuk mund të vinin deri te floriri nëse nuk kishin vjedhur kuaj, ose të paktën lopën e fshatit. Për herë të parë që u mbyllën kufijtë në New England para luftës civile, në vitet 1700 e ca, kufijtë u mbyllën për të ndaluar vjedhësit e kuajve që vinin nga shteti tjetër. Pastaj, për herë të parë që krijuan një parti të pëlqyeshme dhe që jetoi deri në shekujt e vonë, krijuan ‘partinë ndjekëse’ të vjedhësve. Derisa vjedhësit e kuajve u fuqizuan dhe krijuan banda. Por aty edhe ra miti i vjedhësve. Vjedhësit ranë sepse u veçuan prej ‘të gjithëve’, edhe pse të fuqizuar.
Ndërsa këta tanët po na shtyjnë prapa, deri përtej viteve njëmijë e shtatëqind. Duan të na bëjnë ta shikojmë veten ‘të gjithë vjedhës të kuajve’ dhe ata të fshihen sikur janë ‘të gjithë’ Ne pra do të jemi ata.
Nje bravo e merituat per ju Z. Cupi
Frrok, me kete analize me ke pelqyer shkelqyeshem. Ke zbuluar e zberthyer thelbin e qendrimit e sjelljes ndaj problemit te vjedhjes. Aq bukur, si askush tjeter e ke zbuluar pse eshte kjo zhurme sa te gjithe ata politikane, gazetar, anal-ista me zbulimin qe ke bere duhet te dorezohen e te largohen nga qendrimi i deri tanishem duke mbrojtur hajdutin e baltosur te gjithe. Ketu me kete analize ke zbuluar shkencerisht rrenjet e hajduterise dhe menyra per ta fshehur e mbrojtur kete prapesire e marrezi. Vertetesisht nje zbulim e analize shkencore.
I madh je Frok Cupi. Nuk ke cfare i shton me. Bukur, te lumte pena me boje “shume te zeze”!
Sakte, nuk ka me qarte…, sidomos per ata qe pelqejne kuajt
Te lumte z.Cupi.Hajdutet mbrojne hajdutet.Nuk e kane provuar ne kuriz ose jane te majmur.Ta provonin qe njeriu i tyre ose vete ata te prisnin operacionin 8 apo 12 muaj sepse nuk kishte lek dhe mbahet pa operuar ne spitL.Ky soj vetem doktor nuk eshte se ky do dhe i ka marre sa nuk ka cfare te beje per turp te botes ndofta do mbjelle hashash.Keta gjoja te djathte e mbrojne kete lloj doktori se ky del e thote se mua kere te keqe ma ben Rama .Turp E ngre shume steken sepse do konkirim me Ramen pra seshte mjek pasi merret me politike .
Në një kohë dikur Kadareja bëri një poemë ku thoshte… ” Që të të shkulin ty Parti, duhet të përmbysin tërë këtë tokë të lashtë…. ”
Tani mua po më duket e pamundur që të shkulet korrupsioni në Shqipëri. Është njëlloj si të shkulje PPSH në vitet ’60.
Ose më saktë është infektuar shoqëria.
Brliant zoti Cupi… vazhdo se po ju hap syte ketij populli shume qorr dhe shume budalla.
Ja hape Syte atyre qe dine te Lexoine dhe kuptoine, se Militanteve pa shkolle dhe koke boshe nuk ka shance ti hapi Syte. Prandaj ka 30 vjete qe ne Shqiperi behet gjithmone e me Keqe. Per sa kohe Injoranca dominon ne Popull, dhe sidomos Administraten per 30 vjete, Shqiperia e ka te veshtire ta marre veten. Ripjellja deshtoi te bei shtet, por te kete idiot qe beson se po te vije Mona me Lylin do te behet me mire, i bie qe HAPUUUU DHEEEE.
Shoqeria eshte infektuar keqas.Nga ky infeksion dhe injoranca kolektive ushqehet dhe merr energji klasa e korruptuar politike,mediatike dhe oligarke.
Poshte injoranca!
Ke nje fantazi qe prek e gacmon realitetin e hidhur te korrupsionit galopant qe nuk eshte vetem tek hajdutet por dhe tek ata qe duan te mbrojne hajdutin dhe veshtrojne nga vrima e ders: shpetoi ky, ee futu te vjedhem!
Kur u kap Tirja, keta mbrojtes thirren: – Tirja nuk eshte vetem. Eshte nje sistem i tere. Mbrapa fshihet mjeku. Fshihet korrupsioni.
Te zbulohet lidhja.
– Dhe kur doktori u kap, u leshuan ne mbrojtje te tij. Sepse ky doktor nuk ishte nga sera e atyre, por nga sera e ktyre.
E kemi tonin, thane nen ze. Dhe bertiten me shume ze:- Mjeku nuk gjykohet. Tirja gjykohet.
Pse nuk shkon ne Gjermani ky mjek?
Sepse mer me shume ne Shqiperi.
Me godinen e popullit, paisjet i popullit, orarin e popullit, rrjep popullin hallexhi.
Populli shet lopen dhe lopa hyn ne kuleten e doktorit.
Turp.
Po shko mor doktor i mire, ngri spital privat dhe vendos cmimin tek dera.
Je shume fine ne analize!.Po a do arrihet ne ndeshkim te vjedhesve te cdo sfere qe nje dite ti…une ….tjetri e shume te tjere te marrim lirisht fryme ne kete vend?
Po Lorenc Vangjeli cpati? Apo me siguri ka gelltitur nje luge corbe te prishur
Parrulla e dr mortjes sali”te gjithe bashkvujtes te gjithe fajtor or taj”
Dhe ja ku u katandis ky vend e ky popull…
Qe ne fillimet e vampirit sali u pushtuan pronat ,trotuaret,rruget dhe vampiri ulurinte,kapitalizmi or taj do njerez te pasur…
E familja e tij e politikane e cecene vrit,vidh,prostituo,drogo ,edhe sot jane bers te ligjeshme sa del lorenci i arabis,myslymi i turqis,e xhafo turkoshaku ,mbrojne asetin dr qe nuk mund te jetoj me kete rroge.
Atehere pensionisti,puntori,ai i asistences si jetojne,a duhet te sulemi te gjithe neper dyqane e te plackisim.
Si do u vinte ketyre monstrave qe e mbrojne,sikur te suleshim ne lunder e gjirin e lalzit e te plackisnim vilat e saliut dhe macen e monikes….
Fantastik zoti Cupi….. Kjo eshte koha e maskarenjeve qe fillon me hajdutin e floririt qe u be president dhe me SALINJTE qe po rrjepin Shqiperine, dihet hajduti mbon hajdutin…. Vetem drejtesia e re mund ti coi ne pranga keta gangestere qe i pine gjakun ketij populli.
doktori është fajtor pasi të shpallet nga gjykata! !!
Si ka mundesi te mbrosh vjedhjen kaq publikisht dhe politikisht,dhe pastaj thone kur te vijme ne ne pushtet do ndalojme vjedhjen.Nje lloj paradoksi I papare.Po pse mo nuk ka inxhiniere te mire,mesues te mire,ekonomiste te mire dhe ketyre nuk I del aq me pak ti teproje rroga ,por kur ndonjeri prej tyre kapet me ndonje allishverisht e persekutojne me annalise me media ,ja marin ezrin, kurse ky doktorri na qenka gjynah me 1 milon euro se qenka doktorr I mire .!!turp.
E pra si ajo shprehja e Saliut qe te gjithe ishim vuajtes dhe bashkefajtore. Une ne ate regjim , si pjesa më e madhe e popullit , e shihja veten si vuajtes dhe skisha pse te perfshihesha ne fajet e Saliut. Eshte i njejti mentalitet si ai qe thote edhe Frroku.
Kjo po Frrok, keshtu duhet te shkruash
Bota nuk na do se hymnizojme hajduterine !
Nje popull hajdut nuk e respekton njeri ….Kush
vjedh tek ne quhet i zoti, i shkathet …..trim kocak …!
Cfare presim nga bota t’na duartrokase ?! Se kemi
profession hajduterine ……?! Turpi botes our dilni
ne mbrojtje te nje domtorri hajdut …..!
Te ngresh ne sistem KURVERINE DHE HAJDUTERINE………………. nuk mund te quhesh popull .
Ky Përbindëshi Sahliu Qelbanik është ai me nder “Doktori me bluza të bardha e duar të pastëra ” ? apo njëFyturë e qelbur që mban erë M.. e kutërbon gjithë dynjanë .Ky shpellar me të dretë thotë populli : Nuk bëhet Muti Hallvë , I pa pari mos paftë , nuk bëhet kurrë një shpellar , një kafshëror . nuk bëhet kurrë Fisnik e i Qytetëruar, një Monstër si ky Vrastar që veç Ligjit edhe Zoti lart e nënshkoftë në jetëtë jetës, ndër breza mos paçin e jetofshin ditë të bardha.
NJe bravo te madhe ke o Froke. Komentusi qe thote populli haidut kerkon te fshehi haidutllekun evet , ne tufen evet fut popullin qe te shpetoj……..Populli nuk eshte haidut, eshte ajo pjese ekalbur e shoqeris.?
edhe ti o frrok kokrra e hajdutit je ,mban mend kur botoje ate gazeten e vogel bashke me gruan tende?
Bravo zoti Frrok por kisha nje pyetje per ju .Ai hajduti i pulave me ke eshte me doktorin?respekte Frrok Cupi.
Ja hape Syte atyre qe dine te Lexoine dhe kuptoine, se Militanteve pa shkolle dhe koke boshe nuk ka shance ti hapi Syte. Prandaj ka 30 vjete qe ne Shqiperi behet gjithmone e me Keqe. Per sa kohe Injoranca dominon ne Popull, dhe sidomos Administraten per 30 vjete, Shqiperia e ka te veshtire ta marre veten. Ripjellja deshtoi te bei shtet, por te kete idiot qe beson se po te vije Mona me Lylin do te behet me mire, i bie qe HAPUUUU DHEEEE.
Zoti Cupi brillantezza jote te le pa frym
Bravo