Nga Ylli Pata
Rasti i hetimit, që ka qëlluar në arrest me burg për një mjek të njohur në Shqipëri, natyrisht që do të ngjallte debat.
Edvin Prifti, edhe pse u bë më shumë televiziv në debatet televizive prej një viti me rastin e pandemisë së Covid 19, ai natyrisht është një person mjaft i njohur në Tiranë.
Ka hyrë që në 2006 zemrën e kryeklinikës Universitare Nënë Tereza, duke hyrë në elitën e mjekëve shqiptarë dhe duke zënë vendin e kryekardiokirurgut të Shqipërisë, vend që e kanë mbajtur emra dikur të vjetër të shëndetësisë në vend.
Në sistemin tonë shëndetësor, qarkullimi i elitave është një gjë mjaft e vështirë. Akoma sot në klinikat e QSUT-së përgjithësisht dominojnë emrat e vjetër, që edhe mund të kenë mbushur moshën e pensionit dhe të cilët kanë zë të padiskutueshëm në caktimin e “pasardhësve”, që qëllojnë edhe të jenë familjarët e tyre.
Por kjo është çështje për debat e diskutim, që në fakt nuk është bërë asnjëherë në panelet tona televizive, kur diskutohet për sistemin spitalor publik.
Megjithatë rasti është hetimi ndaj kreut të kardiokirurgjisë, i cili siç dihet u përfshi në hetime nga SPAK, në mënyrë inkonjito, ndërsa po investigohej në lidhje me gjyqtaren e Krujës.
SPAK arriti të zbulojë elemente që prokurorët e saj i cilësuan si të vlefshme e arritën në atë që e dimë, kërkesën e më pas vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krimit e korrupsionit, që e la mjekun në arrest me burg.
Pas këtij rasti, kemi nga opozita dhe qarqe pranë saj dy qëndrime të forta: njëri që akuzon Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit, gjegjësisht SPAK, por edhe Gjykatën, për teprim dhe tejkalim kompetencash, pasi nuk duhet ta burgosnin mjekun në fjalë.
Qëndrimi i dytë është në lidhje me paratë e gjetura në shpi, zyrë dhe llogaritë e mjekut, për të cilët thuhet në disa zëra, se në një farë mënyre nuk po flasim për fitime në tarifat e privatit, por në tarifa më të vogla, që vijnë si rezultat i vullnetit të qytetarëve.
Këtu ka edhe qëndrime të tjera që thonë se mjeku nuk është “peshku i madh” etj.
Këto qëndrime natyrisht që përbëjnë opinione, mendime, apo edhe qasje njerëzore, se në fund të fundit, kur flitet për njerëz që kanë lidhje, kushërinj, kunetër, partishmëri etj, priten gjëra të tilla.
Por një standard normal në këto raste duhet të jetë qëndrimi për të mbështetur indtitucionet e pavarura në hetimet ndaj korrupsionit dhe natyrisht duke kërkuar që të mbrohen të drejtat e qytetarëeve që implikohen në këto hetime.
Po a është opozita dhe qarqet pranë saj në këtë qëndrim parimor në të gjitha rastet?
Padyshim që jo, opozita bëhet disa herë edhe prokurore, edhe hetuese, e gjykatë parakrake, që trajton masën e sigurisë, por edhe gjykatë e shkallës së parë, e Apelit dhe e Lartë, që vulos verdiktin.
E mbani mend rastin Tahiri? Rastet e e tjera që opozita nuk i mori nga hetime zyrtare të Prokurorisë, por i nxori nga disqe që prokurorë pranë saj i kishin dorëzuar dhe më pas i shpërndau në mediat pranë saj?
E mbani mend rastin “Babale”, që rezultoi një fake nevvs dhe montim i pastër dhe panele të ndryshme televizive e servirnin si fakt i kulluar?
Pra kemi raste kur opozita është prokurore, është gjyqtare, e të tjera, si ky i fundit, kur ajo është avokate dhe mbron të pandehurin!
Çfarë logjike institucionale është kjo në një opozitë që synon të marrë drejtimin e vendit, kur sot, ajo të akuzuarit apo të pandehurit, apo të dyshuarit, i trajton sipas midesë së saj apo preferencës politike e profesionale?
Në këto raste, thelb i qëndrimit jo vetëm politik të kancelarisë zyrtare të partisë, por edhe të politikanëve të saj, mbështetësve dhe njerëzve që ajo çon në panele sipas skemës tashmë të njohur, shtylla janë: respektimi i pavarësisë së institucioneve dhe i prezumimit të pafajsisë.
Pra: “Presim një zgjidhje sa më të drejtë të problemit, duke pasur parasysh që përsa kohë një gjykatë nuk është shprehur, çdo person është i pafajshëm. Kërkojmë nga qeveria të mos ndërhyjë në hetime”.
Ja kaq është ajo që duhet të bëjë opozita! Pastaj reporter që kthehen në analistë ambulantë dhe vendosin vijën për masën e sigurisë janë thjesht tallava…
Kame nje shoke Infermjer-Fshati…dhe per Kurjozitet e pyes:He c´kemi-mbete duke pritur Furgonin??He me than nuk pata “Fatin ” te behesha Doctorr…..por ketu te ne me tha..askush nuk jepe Para….pa keqkuotime edhe ne nuk Kerkojme na tha se “Te del Boja”….te gjithe e njohin NJeri-Tjeterin dhe “te rrajne teneqene”….do me then..as per tu Ushqyer me tha po c´te bejem??He me tha…shkoja te nje Nene..per ti ber Gjilperat….dhe sipas zakonit nje Gote Raki e piva..kur dola me tha…me Futi nje KOkerr Ftoj te madhe ne Xhepin e Pardesyse…NUk dukej mire me tha..dhe me keq ishte ne Qender te Fshatit…..me pyeti njeri he c´kemi:Ke mbushur “Xhepat” mifre sote…..jo joi ja ktheva..ja Shikoje:Oooooo KOkerr Ftoj(Ka sa te duash ne shtepi)…….Mendova se do te ishte ndonje “Pule e pjekur”…qeshi ai dhe une…dhe u Largua…….
JO te gjithe kane Fatin e Doc.Priftiti…………………
Tiren e bone telef nga mjesi ne darke, kte nuk e ermendin se ishte i djathte liberal…..
Zoteri artikullshkrues, ç‘do te thote inkonjito shkruar as italisht e as shqip, po investigim ? Do jete mire per shume gazetare te ç‘fletojne materialet gjuhesore shqip !
Po ku ben dot kjo opozite gjera normale. Nuk i futen fare ne rreth, vec ca ka interesa te vetat ashtu reagon per cdo gje. Eshte per te ardhur keq!!!
Ne asnje rast ska asnje mbrojtje te individeve qe heton prekuroria , nga askush . Qellimi i gjithe shoqerise qe ndjek kete rast eshte ; te mos shitet sapuni per djath , pra te mos interpretohet ky rast i barabart apo shume me negativ se rasti Tire . Te maresh vleren e punes qe ben , nuk mund te barazohet me mashtrime dhe vjedhie , me pasoje vdekjen per nje krrothe buke e nje pike uj . Nuk mund te barazohen me tendera , ku ndertojne ura e shkolla , dhe per nje vit shkaterrohen apo i merr lumi . Pikerisht kete kujdes duhet te kete edhe politika –qe vet i jep parat e tenderave –dhe nukse i kontrollon ; por edhe prekuroria , nuk mund te barazoi , rastin kur behet puna dhe miren vlera , dhe kur pune s’behet fare dhe parat shkojne ne xhepat e individeve . Ky eshte shqetesimi i shoqerise , dhe jo ai qe pretendoni ju .
Per mendimin tim ka ardhur koha qe drejtesia te veproje e pavarur. Skane pune hale nistet tane se gjithmone me shume ngaterriojne. Edhe politika larg te qendroje se po i vjen radha per vete dhe ti gjej vendin parave qe kane vjedhur. Asnjeri nuk flet per Jamserbin kokosh te cubit Sali Komleksi partizani besoj se eshte i dukshem apo pallati Zenit sarajet eGites kur paguhej me rroge nga 5 bordero ne dite . Po Cepani qe polli nje dragua qe hante malet dhe ndertoj edhe hale per macet. Po ministrat apo kruetaret e bashkive Mendoj se doktori eshte hic para ketyre te politikes. E lini spakun te punoj dhe te jete i drejte per te gjithe.