FOTOT/ Aktorja e njohur, e martuar me miliarderin iu përgjigjet kritikëve: S’e bëra për para

18 Shkurt 2021, 09:38Lifestyle TEMA
FOTOT/ Aktorja e njohur, e martuar me miliarderin iu përgjigjet

Salma Hayek është një nga aktoret më të njohura në botë.

Së fundmi 54-vjeçarja ka dhënë një intervistë, ku është pyetur edhe për martesën me miliarderin François Pinault.

Kjo, duke qenë se shpesh janë ngritur hamendësime se ajo është martuar me të, vetëm për paratë e tij.

“Njerëzit thonin që martesa jonë është nga ato të kombinuarat, se unë u martova për para.

Ja pra, kemi kaq vite të martuar e të dashuruar, ju si thoni?

Im shoq është super i këndshëm, bujar, i ngrohtë, dhe shumë joshës.

E bukura është se unë fjalët e njerëzve tani nuk i marr as si ofendim, madje sikur më pëlqejnë”, është shprehur ajo.

Pinault, 58 vjeç është në fakt shumë i pasur.

Ai drejton grupin Kering, një koorporatë shumë e njohur në industrinë e botës së modës së luksit, si dhe kompaninë Group Artemis.

Por Salma këmbëngul se mes tyre ka vetëm dashuri të pastër dhe shumë pasion!

1 komente në “FOTOT/ Aktorja e njohur, e martuar me miliarderin iu përgjigjet kritikëve: S’e bëra për para”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje