FOTOT: Gazetaret që sfiduan regjimin dhe "ndezën" protestat, dënohen me dy vite burg

18 Shkurt 2021, 10:58Lifestyle TEMA
FOTOT: Gazetaret që sfiduan regjimin dhe "ndezën" protestat,

Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar me dy vjet burg dy gazetare televizive, me akuzat e nxitjes së protestave, për shkak se ato kishin filmuar një miting kundër udhëheqësit të vendit Alexander Lukashenko.

Siç shkruan BBC, dy gazetaret Katerina Bakhvalova, 27-vjeçe, dhe Daria Chultsova, 23-vjeçe, u arrestuan në një apartament në Minsk në muajin nëntor të vitit 2020, ndërsa transmetonin drejtpërdrejt një protestë të paautorizuar.

Televizioni me bazë në Poloni, Belsat TV ku punojnë dy gazetaret, hodhi poshtë akuzën se duke transmetuar pamjet e demonstratës dy punonjëset kishin ndërprerë shërbimet e autobusëve në kryeqytetin bjellorus.

Protestat masive u përhapën në të gjithë Bjellorusinë pasi Alexander Lukashenko pretendoi fitoren në zgjedhjet presidenciale në gusht, por që janë konsideruar nga opozita dhe ndërkombëtarët si të manipuluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje